Ç'është jeta për ty? - e pyeta.
-Flluska sapuni, - m'u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç'është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-Ç'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!
-Ç'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.