Kundershtaret i bekofte
zoti i paste me te mire
gjithe qellimet ua mbarofte
por ti kete nen meshire.
Cfar kerkojne le ta gjejne
helmin e kane ne dhemballe
fali zot se sdine cbejne
vul e zez u rri ne balle.
Kush do me gur te na zere
zoti tia shtoi fuqine
kush do varrin per te bere
ndihmes e past perendine.
Kush kerkon qe ne te vdesim
perendia i dhente jete
kush do qe ne ferr te mbesim
parajs i falt zoti vete.
Te gjithe kundershtaret tane
pran e pacin Muhametin
Jezu Krishtin dhe Musane
tua percaktojne kismetin.