Jeta
Një mrekulli, të cilës ne ja humbim kuptimin. Atëherë kur sprovohemi, ne Jetën e fajësojmë. Por gabim !
Ne si individ jemi gabimtar, kemi lindur për të gabuar, jemi gjak gabimtar, ngase njeriu i parë gaboi. Nuk egziston askund ndonjë person pa gjynahe. Por kur bëhesh pjesë e gabimit, mos u mërzit, mos u dorëzo, sepse gjithmonë ka një rrugëdalje! Atëherë ZGJOHU ! Me dy duar kap ilaçët e gabimit: kuptimin, pastaj mësimin dhe pendimin ! Eshtë e vërtetë që pendimi shlyen gabimin ashtu siç goma shlyen vijat e lapsit ! Nuk të nevojiten paratë për të përmirësuar ! Në atë moment vlen vetëm Ti dhe dëshira.
Pastaj koha! Koha, një dhuratë të cilën duhe