Roza
Kënga e Jetës
Rrjedhin lumë mengjeset
Rrjedhin si Ujëvara
Ja keshtu mes njërëzve
Jeta jonë hedh hapa
Hyj dhe unë mes tyre
Shtoj një fjalë një këngë
Eshtë kjo këngë e jetës
Për ty Shqipëri moj Nënë!
Më mërr në krah’t e tua,
Siç merr fëmijën nëna
Që ballin të ma puthë
Edhe dielli dhe hëna
Unë marr nga drita jote
ti merr nga zëmra ime
dhe dorë për dorë rendim
e shtrenjta jeta ime
Rrjedhin o buzëmbrëmjet
Rrjedhin kaltërojnë
Në një kënd të globit rriten jetën tonë
Hyj edhe unë mes yjeve,
shtoje një fjalë një këngë
Eshtë kjo këngë e jetës.
Për ty Shqipëri moj Nenë!
Këngë e kënduar nga e