Diku ishin 2 shok që duheshin aq shume saqë mund te sakrifikonin gjithçka per njeri tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në te njëjtën shtëpi. Njeri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shume bujar.
Vjen nje ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnje përpjekje nuk ndikonte ne përmirësimin e punës . Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me nje shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte e ia dhuroi me shume dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le te jete e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.
Shoku që nuk kursehej per asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti te martoh