Shumica shqiponjave jetojnë rreth 70 vite, por ka dhe nga ato që jetojnë mbi 100 vite. Çfarë i dallon ato që jetojnë më shumë se të tjerat? Ato marrin një vendim të guximshëm. Kur janë rreth të 40-tave, ato shkojnë në majën më të lartë të një mali, zgjedhin shkëmbin më të fortë, dhe sqepin që nuk i lejon më për të ngrënë, e godasin aty deri sa e thyejnë. Eshte një proçes sakrifikues i gjatë disa mujorë, por që i risjell lirinë për të jetuar mbi re edhe 30 vite të tjera. Shpesh, për të jetuar me pasion dhe dinjitet, ndryshimi bëhet i domosdoshëm. Në mënyrën e të menduarit, në zakonet që kemi, e në vendet e punës. Vetëm përmes sakrificës, mund të fitojmë lartësi të reja mendimi, krenarie e guximi për të fluturuar drejt një të ardhme më të të ndritur.