2. TE DIME CFARE JANE YNDYRNAT,
PROTEINAT DHE KARBOHIDRATET.
TE DIME RENDESINE E TYRE NE
ORGANIZMIN TONE.
Të DIME NDERIMIN E TYRE DHE
FUNKSIONET QE KANE.
Të DIME EFEKTET POZITIVE DHE
NEGATIVE TE TYRE NE ORGANIZMIN
TONE.
Projekt Kimi 2
3. Emri proteinë rrjedh nga greqishtja “prota” dhe do të thotë
i rëndësishëm.
Ato përbëjnë një pjesë të madhe të të gjithë organizmit
tonë dhe luajnë efekte jetike.
Formohen nga vargje aminoacidesh të lidhur me lidhje
peptidike.
Ka gjithsej 20 lloje aminoacidesh ku 9 jane themelore dhe
11 jo-themelore.
9 proteinat esenciale nuk prodhohen dot nga trupi ynë
prandaj është me shumë rëndës të merren nëpërmjet
ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash.
Proteinat jo-themelore prodhohen nga trupi ynë, por për
prodhimin e tyre duhen proteinat e tjera që shërbejnë si
katalizatorë.
Projekt Kimi 3
4. Formimi i organeve të brendshme si mëlcia, muskujt,
ligamentet, kockat etj. Ruajtja e formës trupore.
Përbëjnë 15% të trupit tonë.
Shërbejnë si katalizatorë.
Transportojnë oksigjenon në gjak.
Marrin pjesë në transportin aktiv të lëndëve ushqyese.
Nga to formohen edhe antirupat që mbrojnë trupin
nga sëmundjet.
Rregullimi i hormoneve dhe matobolizmit të
ushqimeve.
Projekt Kimi 4
5. Proteinat ndahen në proteina me vlerë biologjike të
lartë (treten shpejt) proteina me vlerë biologjike të ulët
(treten me vështirësi)
Proteina e hirrës - thartirat, ka vlerën më të lartë
bilogjike pra është kualiteti më i lartë i proteinës dhe
tretet shumë shpejt në organizëm.
Proteina e kazeinës - proteina e qumështit. Ka vlerën
mesatare biologjike dhe tretet më ngadalë në
organizmin e njeriut.
Proteina e sojës - bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj.
ka vlerën më të ulët biologjike dhe tretet shumë
ngadalë në organizmin e njeriut.
Projekt Kimi 5
6. Proteina e plotë është ajo proteinë e cila përmban 9
amino acidet themelore pra është proteinë e kompletuar
dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Proteinë të plotë përmbajnë: hirra, vezët, qumështi, djathi,
kosi, mishi i bardhë i pulës, mishi i peshkut, mishi i kuq
(bifteku,përshuta),etj.
Proteina e mangët - e paplotë është proteinë e
pakompletuar sepse i mungojnë 2 apo 3 amino acide nga 9
amino acidet themelore, pra nuk i ka të gjitha amino acidet
themelore.
Edhe kjo proteinë është e dobishme për shëndetin e njeriut
dhe ka mundësi të kompletohet, të bëhet proteinë e plotë.
Proteinë të mangët-paplotë përmbajnë: drithërat, bizelja,
fasulja, kikirikat, arrat, farat, Projekt Kimi 6
7. Mungesa e proteinës rezulton në lodhje të përgjithshme të
njeriut, në dobësimin e muskujve dhe indeve, në ndjeshmëri
ndaj infeksioneve, dhe gjithashtu shfaqë dëshirën për
konsumimin më të madh të sheqernave gjatë ditës, siç është
çokollata dhe ëmbëlsirat tjera të cilat mund të shkaktojnë
trashjen - rritjen e peshës trupore.
Më parë, në bazë të disa studimeve është menduar se
konsumimi i lartë i ushqimit me proteina
mund ti shkaktojë stres veshkëve dhe mëlqisë sepse këto organe
duhet të punojnë më tepër në mënyrë që të nxjerrin materiet
toksike të mbetura nëpërmjet urinës, dhe gjithashtu mund të
shkaktojë humbjen e kalciumit të eshtrave nëpërmjet urinës.
Kurse tani studimet e fundit tregojnë se përdorimi i lartë i
ushqimit me proteina nuk mund të shkaktojë kurfarë stresi
veshkëve dhe mëlqisë, sepse proteina është substancë
termogjenike e cila mund të lirohet nga trupi edhe nëpërmjet
nxehtësisë.
Projekt Kimi 7
8. Lipidet (lipos-gr-yndyrë) në përgjithësi përkufizohen
si yndyrëra të patretshme në ujë, por treten në tretës
tjerë organik p.sh. tretës të lipideve
janë acetoni ose benzeni. Në natyrë ndodhen edhe
si molekula të tilla si vajra, kolesterole,
sterole, vitamina(A, D, E dhe K ), monogliceride,
digliceride, fosfolipide, etj. Funksionet kryesore
biologjike të lipideve janë: depozitimi i energjisë,
veprojnë si komponentë strukturor në membranën
qelizore, dhe si molekula sinjalizuese.
Projekt Kimi 8
9. Lipidet janë një grup komponimesh që kanë shumë
funksione biologjike, të tilla si komponente strukturore në
membranën qelizore, deponimin e burimeve të energjisë
etj. Lipide në përgjithësi janë hidropfobik apo amfifilike të
vogla që kanë origjinë tërësisht ose pjesërisht nga dy lloje
substancash biokimike: ketonet dhe grupet izofrene. Duke
marrë parasysh këtë, lipidet ndahen në:
alkine yndyrore
glicerolipide
glicerofosfolipide
sfingolipide
saharolipide
poliketone (ketone të përbëra)
Projekt Kimi 9
10. Yndyrnat janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe
janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e
yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i
palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët,
peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Obeziteti është një ndër sëmundjet më shqetësuese të të
gjithë shoqërisë njerëzore sot. Obeziteti vjen si pasojë
mbiushqyerjes, sidomos me yndyrna, të cilat duke qenë se
nuk konsumohen energjikisht depozitohen si dhjam.
Sipas disa kërkimeve arsyeja që ne na pëlqejnë kaq shumë
yndyrnat është fakti se edhe vetë truri jonë përbëhet nga
50% ynfyrë (mielina dhe membrama e neuroneve)
Projekt Kimi 10
11. Karbohidratet janë materie të përbëra nga karboni,
hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe zakonisht kategorizohen
si sheqera,nisheste dhe fibra.
Sheqeri i cili gjendet në përmbajtjen e ushqimit
përcaktohet si monosaharid apo dysaharid.
Monosaharidet janë njësi e vetme e sheqerit dhe kur
shumë njësi të tilla lidhen, atëherë formohen nishestet
(karbohidratet që gjenden në bimë) dhe glikogjeni
(karbohidrate që ruhen në trupin e njeriut).Në
monosaharide bëjnë pjesë:glukoza (e njohur si sheqeri
i gjakut), fruktoza (sheqeri i pemëve),dhe galaktoza.
Projekt Kimi 11
12. Karbohidratet e thjeshta-(sheqer i thjeshtë), janë
monosaharidet dhe dysaharidet.
Karbohidratet e thjeshta treten shpejtë në organizëm dhe
rrisin nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejtë. Në këtë rast
pankreasi detyrohet të prodhojë më shumë insulinë e cila
merr glukozën më shpejtë nga gjaku dhe e ruan atë si
glikogjen apo yndyrë në trupin e njeriut, në mënyrë që të
rikthehet niveli normal i sheqerit në gjak.
Karbohidratet e thjeshta janë: sheqeri i bardhë-sukroza,
ëmbëlsirat,tortet,kiflet,pijet e gazuara,lëngjet me sukroze-
sheqer të përpunuar, qokolata,bombonet,biskotat,qipsat
dhe gjithë artikujt që përmbajnë sheqer të rafineruar.
Projekt Kimi 12
13. Karbohidratet e përbëra-(sheqer natyral) janë
polisaharidet të cilat formohen nga bashkimi i tri apo më
shumë njësive të sheqerit.
Karbohidratet e përbëra treten dhe depërtojnë në gjak më
ngadalë, diku për 1 deri 3 orë, çka do të thotë se niveli i
sheqerit në gjak rritet ngadalë dhe mbetet i qëndrueshëm,
dhe në këtë rast pankreasi detyrohet të prodhoj vetëm një
sasi të vogël të insulinës.Kjo mundëson të kemi energji për
një kohë më të gjatë dhe mos të ndihemi të uritur.
Karbohidratet e përbëra janë: drithërat, orizi, pemët, patatet,
domatet, qumështi dhe produktet e qumshtit,lëngjet pa
sheqer shtesë-të bardhë, shpagetat, gruri, bizelja, fasulja.
Karbohidratet e përbëra janë shumë të rëndësishme për
shëndetin e njeriut, janë ushqime jetësore sepse përmbajnë
shumë vitamina dhe minerale si: vitaminat B,vitamin E, zink,
magnezium, hekur dhe gjithashtu rrisin rezervat e energjisë
së deponuar. Projekt Kimi 13
14. Karbohidratet me indeks glikemik të lartë edhe pse mund
të jenë disa karbohidrate të përbëra (si patatet e pjekura dhe
orizi i bardhë) ato treten shpejtë në organizëm dhe rrisin
shumë shpejtë nivelin e sheqerit në gjak që do të thotë se nuk
janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për
personat me sëmundje të diabetit-sheqerit te të cilët rritja e
nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojë probleme të
mëdha shëndetësore.
Karbohidratet me indeks glikemik të ulët të cilat
gjithashtu mund të jenë disa karbohidrate të thjeshta (siç janë
pemët) treten më ngadal dhe rrisin nivelin e sheqerit në gjak
më ngadal që do të thotë se janë shumë të nevojshme dhe të
dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për personat me
sëmundje të diabetit-sheqerit.
Projekt Kimi 14