Jam vogëlushja e madhe e babit dhe e mamit. Jam motra e madhe e vëllait. Jam ajo vajza, të cilës nuk i lejohen gabimet, por që ndëshkohet për çdo gabim të bërë. Jam ajo vajza që kujdesem aq shumë të mos gaboj, duke i mohuar vetes shumë dëshira, duke ia ndaluar vetes shumë ndjenja. Vajza e cila frikësohet të jetë e lumtur në shumë raste. Jam vajza e cila është zhgënjyer nga shumë njerëz të cilët i kishte menduar si veten. Jam ajo, e cila mundohet të ngurtësojë çdo gjë brenda vetes, që të mos lëndohet pastaj.
Jam po kjo vajza e cila mundohet të bëjë prindërit krenar, e cila mundohet t'a bëjë vëllanë e saj të ecë me kokën lart. Jam po kjo që i ku