Ju jeni fitneja,
ju këtë vet e dini,
por dëshironi diçka,
që s’do ta arrini.
Dëshironi botën?
ja ku e keni,
por në botën tjetër,
hulumtoni se ku do të jeni.
Nuk më intereson aspak,
për fjalët që do t’i thoni,
janë mësuar njerëzit më,
se përsëri do na akuzoni.
Nuk më duhet pasuria,
merre të qoftë falë,
por për akuzat që mi ke bërë,
asnjëherë s’ta bëj hallall.
Të ka nënçmuar All-llahu,
këtë ti a e dinë?
Apo ndoshta të mashtron,
kënaqësia me ata që rrinë?
Apo ndoshta je nënshtruar,
në pasurinë e personit iks,
mos e prano këtë të lutem,
se në mendje e kam fiks.
Buzëqes
We’ve updated our privacy policy so that we are compliant with changing global privacy regulations and to provide you with insight into the limited ways in which we use your data.
You can read the details below. By accepting, you agree to the updated privacy policy.