Hëna po qëndron krenare në qiell dhe më shikon.
Thua se çdo lot timin ajo e fshin dhe e shëron.
Këtë natë ky qiell i bukur për mua ndriçon.
Shpirti im me këto yje lehtas vallëzon.
Një varg vështirësishë te unë janë zvarritur.
Më lanë gojëhapur dhe shumë të habitur.
Por ndihma e All-llahut kurrë nuk është vonuar.
Në kohë të duhur ajo më ka mbuluar.
E shoh këtë qiell dhe filloj të lotoj.
Ta prek këtë qiell sa shumë dëshiroj.
Dua që atje mëshira e All-llahut t’më kaplojë.
Dhe vështirësitë e kësaj bote t’i harroj.
Sa i bukur është Krijuesi im.
Sa i Mëshirshëm është Ai, që kryen mirë çdo vendim.
Prandaj vetëm Atij do t’i kërkoj falje