Mençuria dhe urtësia
Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.
Sa herë që e vrojtoj këtë hapësirë tonë politike, ekonomike, morale... në të cilën gjendemi sot, gjithnjë më shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndërgjegjes sime intelektuale: mos vallë mençuria e jonë e lashtë e trashëguar si popull