Ehli Sunneti wel Xhemmat
Tassawuf - shkenca e pastrimit te zemres
Lavdi të pafund Zotit që i ka dhuruar njeriut, të cilit i ka fryrë nga fryma e vet, thellësi
ndjeshmërie e meditimi metafizik!
Paqja e Zotit qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Tij, profetin Muhammed, të cilin Ai e
bëri të merituarin e shfaqjeve më të përsosura të kësaj thellësie ndjeshmërie e meditimi dhe ia
dhuroi njerëzimit si një personalitet shembullor, mbi familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Nuk ka dyshim se tasavvufi ose mistika islame është jeta ndjesore, thelbi dhe aspekti
shpirtëror i Islamit. E shprehur ndryshe, si rrjedhojë e shndërrimit veçanërisht të këtij th