1. Instrumentet financiare te politikes monetare
te Bankes Qendrore
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë
Banka e Shqipërisë për arritjen e objektivit të saj final përcakton kuadrin e instrumenteve
monetare me anë të të cilave do të ndërhyjë në treg. Grupi i instrumenteve që janë në
dispozicion përfshin: instrumentet me të cilat realizohen operacionet e tregut të hapur,
lehtësirat e përhershme(depozita njeditore,kredia njeditore dhe kredia lombard) dhe
instrumentet mbështetëse.
Le të analizojmë në mënyrë më të detajuar secilin prej instrumenteve që përdor Banka e
Shqipërisë për zbatimin e politikës monetare.
I. OPERACIONET E TREGUT TË HAPUR
Operacionet e tregut të hapur përfaqësojnë blerjen apo shitjen në treg të letrave me vlerë
nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ato luajnë rolin kryesor në transmetimin e politikës
monetare në sistemin bankar. Qëllimi i përdorimit të operacioneve të tregut të hapur është
administrimi afatshkurtër i likuiditetit të sistemit bankar, me synim stabilizimin e
normave të interesit të tregut.
Operacionet e tregut të hapur janë ekskluzivitet i Bankës së Shqipërisë, e cila vendos
llojin e instrumentit që do të përdorë si dhe kushtet përkatëse lidhur me ekzekutimin e
tyre. Sipas qëllimit të përdorimit të tyre, operacionet e tregut të hapur ndahen në:
operacioni kryesor i tregut, operacione rregulluese dhe operacione strukturore.
Marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes përdoren si operacioni kryesor i
tregut dhe si operacione rregulluese, ndarje e cila ka për bazë kohëzgjatjen e instrumentit.
Ndërsa shitblerjet me të drejta të plota përdoren vetëm në operacionet strukturore.
MARRËVESHJET E RIBLERJES (REPO)
Marrëveshjet e riblerjes janë operacione të tregut të hapur me anë të së cilave Banka e
Shqipërisë shet letra me vlerë, duke marrë përsipër t’i blejë ato sipas kushteve të rëna
dakord paraprakisht me një bankë të nivelit të dytë, me qëllim zvogëlimin e përkohshëm
të likuiditetit në sistemin bankar. Ndërsa marrëveshjet e anasjellta të riblerjes janë
operacione të tregut të hapur me anën e së cilave, Banka e Shqipërisë blen letra me vlerë
duke marrë përsipër t’i shesë ato sipas kushteve të rëna dakord paraprakisht me një bankë
të nivelit të dytë, me qëllim rritjen e përkohshme të likuiditetit në sistemin bankar.
Letrat me vlerë që tregtohen nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të riblerjes dhe atyre të
anasjellta, janë të blera paraprakisht nga Banka e Shqipërisë ose nga bankat e nivelit të
dytë në tregun primar apo në tregun sekondar dhe janë të llojit bono thesari dhe
obligacione të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me maturim të mbetur jo më shumë
1
2. se 365 ditë. Në marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes, e drejta e pronësisë
së letrës me vlerë i transferohet kreditorit (blerësit) pas rënies dakord për kryerjen e
veprimit të kundërt nëpërmjet ri-transferimit të letrës me vlerë debitorit(shitësit) në një
datë të caktuar në të ardhmen.
Shuma e kërkesës për pjesëmarrje në ankand është jo më e vogël se 10 (dhjetë) milionë
lekë dhe mund të shtohet me shumëfisha prej 10 (dhjetë) milionë lekësh.
Diferenca midis çmimit të blerjes dhe të riblerjes të një letre me vlerë në një marrëveshje
riblerjeje korrespondon me interesin për t’u paguar për likuiditetin e marrë hua (ose për
t’u përfituar për likuiditetin e dhënë hua) për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Me
fjalë të tjera, çmimi i riblerjes të letrës me vlerë përfshin edhe interesin e detyruar.
Karakteristikat themelore të marrëveshjes (të anasjelltë) së riblerjes mund të përmblidhen
si më poshtë:
• Realizohet nëpërmjet ankandit me shumë të përcaktuar dhe me shumë çmime ose
ankand me çmim fiks dhe me shumë të papërcaktuar.
• Ankandi për këto lloj marrëveshjesh organizohet çdo javë dhe është i tipit
standard.
• Norma fikse e interesit të marrëveshjes (të anasjelltë) së riblerjes miratohet nga
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kjo normë shërben si nivel maksimal
për marrëveshjet e riblerjes ose minimal për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes
për ankandet me shumë çmime.
• Maturimi i këtij instrumenti është shtatë ditë.
Bonot e thesarit
Çfarë janë bonot
Përkufizimi i Bankës së Shqipërisë është se “Bonoja e Thesarit e qeverisë shqiptare është
një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që lëshohet dhe
garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.” Këto bono jepen me afat maturimi
3 mujore, 6 mujore ose njëvjeçare, 12 mujore në lekë.
“Bonot e thesarit emetohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo
formë nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti.
Konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i
bonove të thesarit.” – deklaron Banka e Shqipërisë, që është autoriteti i vetëm i ngarkuar
me emetimin e Bonove të Thesarit.
Ndërkaq, nëse investoni shuma në bono thesari, ju keni përparësinë se ato janë të
tregtueshme. Pra, nëse keni në dispozicion bono thesari, ju mund t’ia shisni një individi
2
3. të tretë, deri në 7 ditë përpara maturimit. Por, ky tregtim mund të bëhet vetëm nëpërmjet
bankave dhe institucioneve të tjera financiare, të cilat licencohen nga AMF-ja1.
Nga shuma që ju përfitoni, humbisni vetëm 1 të dhjetën, e cila është tatimi mbi interesin e
fituar dhe që aplikohet në datën e maturimit të bonos së thesarit.
“Normalisht, ankandet për emetimin e bonove të thesarit me afat maturimi 3 dhe 6 mujor,
organizohen një herë në muaj, ndërsa ankandet për emetimin e bonove me afat maturimi
12 mujor organizohen çdo dy javë. Ankandet normalisht zhvillohen ditën e martë, ndërsa
emetimi i letrës bëhet dy ditë më vonë, ditën e enjte. Zhvillimi i ankandit njoftohet
paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet publikimit të
informacionit në faqet e tyre të internetit”, thuhet në informacionin e Bankës së
Shqipërisë.
Si të merrni pjesë?
Ka dy mënyra për të marrë pjesë ose me kërkesë konkurruese, ose me kërkesë jo
konkurruese. Në rastin e parë, kërkesa përveç shumës që i interesuari kërkon të marrë në
bono thesari, përmban edhe nivelin e interesit që ai do të ketë mbi to. Kështu, nëse ka
shumë kërkesa dhe plotësohet kërkesa e qeverisë për borxhin e brendshëm, atëherë ajo
pranon vetëm kërkesat me interes më të ulët dhe refuzon ato me interes të lartë. Nëse
kërkesat për bono janë të pakta, qeveria detyrohet të marrë parasysh edhe kërkesat me
interes të lartë.
Në rastin e kërkesave jo konkurruese llogaritet një mesatare e ponderuar e yield-ve të
kërkesave konkurruese që shpallen fituese dhe i interesuari përfiton vetëm mbi kërkesën
mesatare. Banka e Shqipërisë i ndan në mënyrë të barabartë bonot si për kërkesa
konkurruese edhe për ato jo konkurruese.
OPERACIONET RREGULLUESE
Për ekzekutimin e operacioneve rregulluese të tregut të hapur përdoren marrëveshjet (e
anasjellta) e riblerjes me maturim një ditë, një muaj dhe tre muaj. Qëllimi i përdorimit të
tyre është rregullimi i luhatjeve të papritura në treg. Tiparet operacionale të
marrëveshjeve (të anasjellta) të riblerjes me maturim njëditor, një muaji dhe tre muaj
janë:
• Realizohen nëpërmjet ankandit të shpejtë dhe/ose procedurave dypalëshe me
frekuencë të papërcaktuar.
• Ankandet janë të llojit me shumë të përcaktuar, ndërkohë që interesi përcaktohet
nga pjesëmarrësit.
• Banka e Shqipërisë ka të drejtë të refuzojë kërkesat, interesi i të cilave është i
devijuar nga interesi i tregut në ditën që kryhet ankand.
• Maturimi i marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes njëditore është një ditë; i
marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes njëmujore është 28 (njëzet e tetë) ditë dhe i
1
Autoriteti I mbikeqyrjes financiare (AMF)
3
4. marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes tremujore është 91 (nëntë dhjetë e një)
ditë.
OPERACIONET STRUKTURORE
Instrumenti që përdoret për kryerjen e operacioneve strukturore të tregut të hapur janë
shitblerjet me të drejta të plota. Qëllimi i përdorimit të këtyre operacioneve është
rregullimi i strukturës së likuiditetit të sistemit bankar.
DEPOZITA NJËDITORE
a. Lloji i instrumentit
Depozita njëditore është një instrument afatshkurtër investimi në dispozicion të bankave
të nivelit të dytë, nëpërmjet të cilit bankat mund të investojnë likuiditetin e tyre të lirë në
afatin kohor njëditor dhe me interes të parapërcaktuar. Në kushte normale norma e
interesit të depozitës njëditore shërben si dysheme për nivelin e interesit në tregun
ndërbankar.
b. Natyra ligjore e instrumentit
Bankat e nivelit të dytë kanë të drejtë të vendosin depozitë njëditore pranë Bankës së
Shqipërisë në shumë të pakufizuar. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka të drejtë të
refuzojë kërkesën e çdo banke për vendosje depozite, në përputhje me synimet e saj, pa
mbartur detyrimin e dhënies së shpjegimeve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë nuk vendos
kolateral për depozitat e pranuara.
c. Kushtet e përdorimit të instrumentit
Depozitë njëditore në Bankën e Shqipërisë mund të vendosin të gjitha bankat dhe degët e
bankave, që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së
Shqipërisë. Për pranimin e depozitës, banka duhet të paraqesë kërkesën e saj me shumën
përkatëse deri në orën e paracaktuar nga Banka e Shqipërisë, dhe të bjerë dakord me
interesin dhe me maturimin e depozitës së vendosur.
d. Maturimi dhe interesi i instrumentit
Maturimi i këtij instrumenti është njëditor. Interesi bashkë me shumën i ripaguhen bankës
ditën vijuese të punës. Dita e maturimit mund të shtyhet vetëm në rastin kur dita vijuese
është ditë pushimi. Interesi i depozitës njëditore është i paralajmëruar dhe llogaritet me
bazë 365 ditë. Norma e interesit që u paguhet bankave të nivelit të dytë për depozitën
4
5. njëditore aktualisht është 1.75 përqind, me bazë vjetore, më e ulët se interesi i
marrëveshjeve të riblerjeve me maturim shtatë ditë, i përcaktuar nga Këshilli Mbikëqyrës
i Bankës së Shqipërisë.
KREDIA NJËDITORE
a. Lloji i instrumentit
Kredia njëditore është një instrument afatshkurtër borxhi që u vihet në dispozicion
bankave të nivelit të dytë. Ajo është kredi plotësisht e garantuar, që akordohet për të
asistuar bankat me nevoja ditore likuiditeti. Në kushte normale norma e interesit të
kredisë njëditore shërben si tavan për nivelin e interesit në tregun ndërbankar.
b. Natyra ligjore e instrumentit
Banka e Shqipërisë akordon kredi njëditore vetëm në formën e kredisë së kolateralizuar
që do të thotë banka që kërkon kredi një ditore duhet të vendosë si kolateral një(disa)
letër(a) me vlerë, e cila(të cilat) vlerësohet(en) sipas kushteve të bëra të njohura
paraprakisht.. Duke marrë në konsideratë plotësimin e detyrimit për kthimin e borxhit, e
drejta e pronësisë së letrës me vlerë i mbetet debitorit (bankës që kërkon likuiditet) gjatë
kohëzgjatjes së kredisë, por në rast të mosshlyerjes së detyrimit kolaterali kalon në
pronësi të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë mund të refuzojë kërkesën e çdo
banke për kredi njëditore, në përputhje me synimet e saj pa dhënë shpjegime.
c. Kushtet e përdorimit të instrumentit
Instrumenti i kredisë njëditore mund të përdoret të gjitha bankat dhe degët e bankave, që
ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së Shqipërisë. Bankat,
që në përfundim të veprimeve rezultojnë me mungesë likuiditeti, bëjnë kërkesë për kredi
njëditore. Nga ana tjetër, në mbyllje të ditës së punës, në rast se konstatohet që banka e
nivelit të dytë nuk ka kthyer kredinë brenda ditës të marrë nga Banka e Shqipërisë,
atëherë kredia brenda ditës konvertohet në kredi njëditore me të njëjtin kolateral. Banka e
Shqipërisë njofton bankën përkatëse për kredinë automatike të akorduar si dhe për
bllokimin e kolateralit. Përtej nevojës për të pasur kolatateral të mjaftueshëm për
garantimin e kredisë njëditore, nuk ka kufizim mbi shumën që një bankë mund të marrë
kredi njëditore.
d. Maturimi dhe interesi i instrumentit
Maturimi i instrumentit të kredisë është njëditor. Interesi bashkë me shumën i paguhen
Bankës së Shqipërisë ditën vijuese të punës dhe shtyhet për ditën e parë të punës në rast
se dita vijuese është pushim.Interesi i kredisë njëditore është i paralajmëruar dhe
llogaritet me bazë 365 ditë. Kjo normë është 75 përqind më e lartë se norma e
marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me maturim shtatë ditë të miratuar
nga Këshilli Mbikqyrës.
5
6. III. INSTRUMENTET MBËSHTETËSE
Për bankat që janë me mungesë likuiditeti por financiarisht të qëndrueshme, Banka e
Shqipërisë mund të akordojë kredi lombard.
KREDIA LOMBARD
a. Lloji i instrumentit
Kredia lombard është instrument borxhi, qëllimi i të cilit është të ndihmojë bankat e
nivelit të dytë në kapërcimin e problemeve të përkohshme të likuiditetit. Ajo përfaqëson
mundësinë e fundit kredituese për bankat dhe për rrjedhojë është kredia me normë
interesi më të lartë.
b. Natyra ligjore e instrumentit
Kredia lombard është e formës së kredisë së kolateralizuar dhe akordohet pas miratimit të
kërkesës zyrtare, bërë nga banka e nivelit të dytë. Kredia lombard miratohet nga Komiteti
i Zbatimit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë.
c. Kushtet e përdorimit të instrumentit
Banka që paraqet kërkesë për kredi lombard, duhet të shoqërojë këtë kërkesë me një
raport ku detajohen shkaqet për mungesën e likuiditetit, veprimet e ndërmarra për
shfrytëzimin e burimeve të mundshme të likuiditetit, një listë të garancive që do të
paraqesë në Bankën e Shqipërisë për sigurimin e kredisë; një plan veprimi për daljen nga
situata e mungesës së likuiditetit si dhe një projektplan të lëvizjes së fondeve gjatë kohës
së shfrytëzimit të kredisë lombard.
Kredia lombard mund të përdoret vetëm një herë në çdo tre muaj. Shuma më e madhe, që
një bankë e nivelit të dytë mund të përfitojë me anë të kredisë lombard, qëndron midis 20
për qind të kapitalit të paguar dhe 2 për qind të depozitave në lekë, sipas gjendjes më të
fundit të bilancit të paraqitur prej saj në Bankën e Shqipërisë. Kredia akordohet në ditën
që miratohet nga Banka e Shqipërisë. Në rast moskthimi të kredisë në përfundim të afatit
të caktuar, bankës nuk i lejohet të marrë asnjë lloj tjetër kredie në tremujorin pasardhës.
d. Maturimi dhe interesi i instrumentit
Afati maksimal i maturimit të kredisë lombard është deri në tre muaj. Kredia bashkë me
interesin i kthehet Bankës së Shqipërisë në përfundim të afatit të caktuar në miratimin e
kredisë lombard. Interesi i kredisë lombard është 6.00 përqind (me bazë vjetore) mbi
interesin e marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me maturim shtatë ditë
të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Bankat njoftohen
paraprakisht për çdo ndryshim në normën e interesit.
6