1. Shekulli XVII ose e quajtur ndryshe “Epoka Barok” është një periudhë e cila të sjell menjëherë
ndërmend periudhën e viteve 1600 deri në gjysmën e viteve 1700 dhe është një etapë e rëndësishme
në historinë e zhvillimit të kulturës së Europës Perëndimore.Kjo periudhë është vazhdimi i
ndryshimeve dhe i zhvillimeve historike, kulturore, artistike.Në shekullin XVII përfundoi kalimi nga
perceptimi poetik i botës në metodat shkencore të njohjes së realitetit, ndërsa zhvillimi i shkencave
natyrore dhe ekzakte, shërbeu si shtytje e drejtpërdrejtë të formimit të ideve shoqërore
përparimtare, në luftë me rrymat idealiste të reaksionit kishtar.Shekulli XVII, ishte një shekull i
vështirë, i zjarrtë dhe njëkohësisht epoka e përplasjeve në Europën Perëndimore. Ky nuk është
vetëm një shekull në numërimin e shekujve por është një periudhë ndryshimesh.
2. Në fillimet e tij,prejardhja e termit barok nuk ishte e qartë,dihej vetëm përkthimi nga gjuha
italiane që do të thotë i çuditshëm, i ngatërruar, i stërholluar. Mund të thuhet, që baroku nuk
përfaqëson në vetvete vetëm një stil artistik, por edhe një mënyrë të veçantë të marrëdhënies me
botën. Ky stil është i lidhur me krizën e idealeve të humanizmit, lëkundjet politiko – shoqërore që
ishin karakteristikë për shekullin XVII.Për mentalitetin e njeriut të barokut ndjenjat që e
karakterizonin ishin turbullimi dhe konfuzioni, ndjesia e botës kontradiktore, lumturisë së
paqëndrueshme, gjithëfuqia e fatit dhe e rastit. Lindja e barokut lidhet së shumti edhe me
Kundër Reformën që u përhap më shumë në vendet katolike. Ngjarjet e stuhishme të së
kaluarës dhe luftërat e ashpra fetare, e kishin rrënuar dhe shkatërruar Europën ku vetëm Roma i
shpëtoi tronditjeve fetare. Kisha katolike mbeti e fortë, ndërsa idealet kryesore të kishës në
këtë periudhë ishin: mundimi, vegimi dhe vdekja. Këto ide nuk mund të ekzistonin vetëm në
bazë racionale,atyre duhej patjetër t’u shtohej një emocion i fortë,përshtypjet e besimtarëve
dhe të kishin një ndikim të fortë në çdo person tjetër. Me këtë ngarkesë të fortë emocionale
duhet të skaliteshin jo vetëm gjendjet mistike të angazhimit në të fshehtat fetare por edhe
ndjenja solemne e fitores së kishës mbi reformatorët e saj.Për këtë arsye,fillimisht,baroku lindi
në artin fetar, para së gjithash në arkitekturë, pastaj gradualisht baroku kaloi nga arkitektura në
skulpturë, pikturë, muzikë dhe forma të tjera të artit.Krijimtaria e shumë artistëve tregon që
baroku ka depërtuar edhe në jetën laike, duke e çliruar ate nga tematikat fetare dhe duke
konfirmuar qe baroku ekzistonte si nje mentalitet i veçantë në kontekstin e kulturës së shekullit
XVII. Në punët e artistëve të kesaj kohe,”fryma fetare u zhduk pa u vënë re” nga arti.Stili i
barokut me një mprehtësi të veçantë pasqyron krizën e humanizmit, ndjesinë e jetës jo
harmonike. Baroku si stil jetese ishte karakteristikë, më së shumti për oborrtarët,rrethet
aristokratike, por edhe në popullin e thjeshtë u huazuan disa nga nuancat e këtij stili, të cilat u
pasqyruan në disa nga rregullat dhe normat e sjelljes të tyre.
Barok: Fjala barok vjen nga portugalishtja “barocco”,fjalë që përdorej për të
emërtuar një perlë që nuk ishte krejtësisht e rrumbullakët.
5. Muzika barok përshkruan një periudhë ose
stilin e muzikës klasike evropiane shtrirë
përafërsisht nga 1600 në 1750.Kjo epokë
është thënë për të filluar në muzikë pas
Rilindjes dhe u pasua nga epokë muzikë
klasike. Muzika Barok ka të bëjë
gjerësisht me muzikat tradicionale si ato
të kanuneve,të cilat kompozoheshin më
së shumti për t’u dëgjuar. Ajo është e
lidhur me kompozitorë të tillë si Claudio
Monteverdi, Antonio Vivaldi, George
Frideric Handel, Arcangelo Corelli,
dhe Johann Sebastian Bach. Gjatë
periudhës kompozitorë dhe interpretues
përdoren materiale muzikore me te
perpunuara; bënë ndryshime muzikore
ne simbol, dhe zhvilluan teknika të reja
të dobishme.
Johann Sebastian
Bach kompozitor gjerman i muzikës
barok.