Po filloj me veten time!
As këtu nuk di nga t'ia nis.
Është kaq e vështirë të flasësh për veten tënde. Edhe pse unë jam e vetmja që mund ta njoh shumë më mirë se kushdo tjetër veten time, ende nuk mundem ta përshkruaj dhe ta zbërthej në detaje. Uni im është kaq i ngatërruar, sa ndonjëherë nuk arrij ta njoh dhe as nuk arrij ta kuptoj. Ajo, domethënë uni im herë sillet e dashur me të tjerët dhe i do kaq shumë njerëzit por herë të tjera do të donte të zhdukej në një vend ku të ishte vetëm ajo dhe vetja e saj. Ndonjëherë i urren kaq shumë ata njerëz hipokrit, ziliqarë dhe egocentrik, sa do të donte sikur me një kërcitje gishtash ti zhdukte nga faqja