Ma do qejfi, shkoj drejt dhimbjes
Dhe prej dhimbjes ik sërish; Nisem plot inat mes grindjes, Kthehem zbutur si dervish.
I kanosem ashpër fisit
Dhe përlotur fisin fal;
I penduar shkoj drejt Krishtit, Ik nga Krishti, bëhem djall.
Hesht në prehje, rend në lodhje,
Njërën ndreq e tjetrën prish; Kur mbledh lule, dua rrodhe, Guvë e jetës - Judë e Krisht!...