Organizata per Ruajtjen e Zhvillimin e Gjirokastres
1. G jirokastra Conservation
and Developm ent
O rganization
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës
veror
(GCDO) buletin veror
Nr. [3] [5] maj - korrik 2008
veprim
1. Presidenti i Republikës mirëpriti ftesën për të mbështetur veprim -
tarinë “Ditët e Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit” në Gjirokastër
Presidenti Bamir Topi iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Bashkisë Gjirokastër për të
qenë president nderi i këtij aktiviteti. Në letrën e tij Presidenti shprehu “gatishmërinë
për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme”. Ndërkohë komiteti organizues, i
përbërë nga përfaqësues të Bashkisë Gjirokastër, GCDO-së dhe shoqatës “Miqësia”
vazhdon përpjekjet për gjetjen e fondeve dhe organizimin e kësaj ngjarjeje, e cila do
zhvillohet në Gjirokastrën historike më 27-29 shtator 2008.
Qendrës
2. Përvjetori i parë i Qendrës së Artizanatit - 18 Maj 2008
Qendra e Artizanatit, e krijuar vitin e kaluar nga GCDO në bashkëpunim me
Konfederatën e Artizanatit Shqiptar, mbushi një vit veprimtari të dendur dhe të
suksesshme. Numri i artizanëve që shesin këtu produktet e tyre është rritur nga 25 në
45, me një gamë më të gjerë produktesh prej guri, druri, pambuku, leshi, bakri, hekuri
e argjendi. 25 prej tyre janë artizanë nga Gjirokastra. 1259 vizitorë të huaj kanë
vizituar qendrën dhe 1/3 prej tyre kanë blerë produkte. Qëllimi i saj është promovimi
i traditës artizanale gjirokastrite dhe mbështetja e artizanëve lokalë.
3.E
GCDO promovon Gjirokastrën në panairet e turizmit
Gjirokastrën
GCDO vazhdon promovimin e vlerave të
Gjirokastrës turistike. Një pavion i vogël
me material publiciteti u krijua në ditën e
hapjes së sezonit turistik në Sarandë, si
dhe në Tepelenë ku u festua 10 vjetori i
kompanisë për prodhimin e ujit
“Tepelena”. Me ftesë të Shoqatës së
Investitorëve të Huaj të Shqipërisë dhe
Elida-Co, GCDO mori pjesë në panairin
në Tiranë me temë “Shqipëria – një
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), mbështetur nga Instituti i Shkencave Humane Packard. Adresa: Qafa e 1
Pazarit, Obelisku, Gjirokastër , Tel: ++3558467077.Rr. Ismail Qemali, Villa 12/1 Tiranë, Tel:++3554244870,E-mail: info@gjirokastra.org
www.gjirokastra.org
2. destinacion i mirë për investime” i shoqëruar dhe me një konferencë me të njëjtën
temë (27-30 maj). Mendimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se Gjirokastra ka
potencial të madh turistik, por duhen shumë investime për të mbrojtur trashëgiminë e
saj.
4. Katër vullnetarë të Korpusit të Paqes nisin punë në Gjirokastër
Në mes të qershorit, 4 vullnetarë të rinj
erdhën nga organizata amerikane e
Korpusit të Paqes për të jetuar dhe punuar
në Gjirokastër. Për dy vjet ata do të
punojnë në sektorët e shëndetësisë,
mësimit të gjuhës dhe konservimit.
Tara Durham, vullnetare për zhvillimin e
komunitetit, e atashuar pranë GCDO-së
dhe parkut të Antigonesë, shprehet “e
kënaqur që po punon pranë GCDO-së, që
është e mirëorganizuar dhe vepron me projekte të vlefshme për shpëtimin e këtij
xhevahiri historik”.
5. Vizitë nga anëtarë të bordit drejtues të American School of Classical
Studies ne Athinë dhe Gennadius Library
.
Vizita në Shqipëri e anëtarëve të bordit
të American School of Classical Studies
në Athinë dhe Gennadius Library
përfshinte edhe një qëndrim në
Gjirokastër. Të ftuar nga Fondacioni
“Butrinti” dhe Qendra Ndërkombëtare
për Arkeologjinë Shqiptare, 19 anëtarë të
bordit vizituan pazarin, Muzeun e
Armëve dhe shtëpinë e Zekateve.
Kryetari Bashkisë Flamur Bime u uroi
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), mbështetur nga Instituti i Shkencave Humane Packard. Adresa: Qafa e 2
Pazarit, Obelisku, Gjirokastër , Tel: ++3558467077.Rr. Ismail Qemali, Villa 12/1 Tiranë, Tel:++3554244870,E-mail: info@gjirokastra.org
www.gjirokastra.org
3. miqve mirëseardhjen, ndërsa GCDO ishte mikpritësja e tyre. Qëllimi i vizitës ishte
njohja me sfidat që përfaqëson shpëtimi i trashëgimisë kulturore ndërtimore në
Gjirokastër.
6. Pastrimi i Kalasë së Gjirokastrës
.
Në bashkëpunim me
Drejtorinë Rajonale të
Kulturës Kombëtare,
GCDO
ndërmorri pastrimin e
mbeturinave
shumëvjeçare të
grumbulluara për vite
me radhë në mjedise të
ndryshme të Kalasë së
Gjirokastrës, përfshirë
edhe hapësirën pranë
tyrbes bektashiane.
Para pastrimit Pas pastrimit
Ky aksion do të pasohet nga pastrimi i vegjetacionit të dëmshëm dhe vendosja e
koshave për mbeturinat. Në vazhdim është domosdoshmëri ndërgjegjësimi publik për
ruajtjen pastër të këtyre mjediseve.
7. Gjirokastra.org
Së fundmi u bë aktive faqja dygjuhëshe e internetit (shqip dhe anglisht) që synon të
promovojë qytetin e gurtë në botën e jashtme. Aty pasqyrohet historia e qytetit,
vendet me interes për t’u vizituar dhe informacion praktik për të qëndruar në qytet.
Faqja e internetit është fryt i një pune njëvjeçare të vullnetarëve të Korpusit të Paqes,
akademikëve dhe stafit të GCDO-së. Një pjesë e tij i kushtohet pikërisht punës së
GCDO-së në Gjirokastër. Më shumë informacion mund të gjeni në adresën
www.gjirokastra.org.
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), mbështetur nga Instituti i Shkencave Humane Packard. Adresa: Qafa e 3
Pazarit, Obelisku, Gjirokastër , Tel: ++3558467077.Rr. Ismail Qemali, Villa 12/1 Tiranë, Tel:++3554244870,E-mail: info@gjirokastra.org
www.gjirokastra.org
4. 8. Një strehim i nëndheshëm i kohës së komunizmit, së shpejti
strehim nëndheshëm komunizmit,
tërheqje turistike
Një sistem i tërë strehimi nëntokësor i ndërtuar
gjatë viteve të komunizmit, mund të bëhet së
shpejti një tërheqje tjetër turistike në Gjirokastër.
Bashkia e Gjirokastrës kërkoi ndihmën e GCDO-së
për ta bërë të vizitueshëm këtë mjedis me dhjetëra
metra korridore dhe mbi 50 dhoma. Lajmi tërhoqi
vëmendjen lokale dhe kombëtare. Qëllimi është që
në të ardhmen të krijohet një muze lokal i Luftës së
Ftohtë. Kjo do të thotë të pasqyrosh edhe
trashëgiminë moderne të Shqipërisë në një qytet
historik si Gjirokastra!
9.E
Universiteti i Pensilvanisë në Gjirokastër
Një grup me 4 profesorë dhe studentë të departamentit të Arkitekturës së Peisazhit në
Universitetin e Pensilvanisë punuan në Gjirokastër për të përgatitur propozimin për
një master plan të peisazhit urban. Puna e tyre u përqëndrua në përdorimin dhe
përmirësimin e një rrjeti rrugësh për këmbësorë që do të lehtësojnë lëvizjen në
këmbë nëpër pika të ndryshme të qytetit qoftë për vendasit, ashtu edhe për vizitorët.
Po ashtu, ato hartuan një skemë paraprake për përmirësimin e shfrytëzimit të
hapësirave të lira publike në Kala dhe në sheshin Çerçis Topulli, si dhe për të gjetur
një shteg këmbësor për lidhjen e tyre drejtpërdrejt.
Ekipi studioi mundësinë e një shtegu turistik nga fshati Asim Zeneli për në Antigone,
që do të bëjë të mundur vizitën në Park të këmbësorëve përmes natyrës së bukur të
kodrave përreth. Ky ekip së shpejti, do të ofrojë sugjerime për përmirësimin dhe
zhvillimin e kësaj mundësie.
10. Rritja e numrit të turistëve
.
Deri tani, sipas Zyrës së Informimit Turistik, që administrohet nga GCDO, Gjirokastra
është vizituar këtë vit nga rreth 4431 turistë, shumica në muajt prill, maj, qershor dhe
korrik. Kjo shifër shënon një rritje prej 37 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), mbështetur nga Instituti i Shkencave Humane Packard. Adresa: Qafa e 4
Pazarit, Obelisku, Gjirokastër , Tel: ++3558467077.Rr. Ismail Qemali, Villa 12/1 Tiranë, Tel:++3554244870,E-mail: info@gjirokastra.org
www.gjirokastra.org
5. të kaluar. Sipas një studimi të bërë nga PNUD dhe GCDO turistët gjejnë kënaqësi në
vizitat e tyre dhe do u rekomandojnë miqve të vet që të vijnë në Gjirokastër. Ata
mendojnë se qyteti ka njerëz mikpritës, një peizazh të mrekullueshëm dhe trashëgimi
arkitekturore interesante, por pak prej tyre mendojnë të kthehen përsëri. Studimi
gjithashtu tregoi se po të kishte më shumë mundësira, turistët do të shpenzonin më
shumë para!
Aktiviteti Përqindja
Vizitë në muze 70.0%
Fotografi 57.0%
Tur në qytet 46.5%
Ekskursione/ecje 39.0%
Të tjera 14.5%
Muzikë lokale/ngjarje kulturore 7.5%
Piknikë 5.5%
Biçikletë/motoçikletë 2.0%
Shëtitje me kalë 0.5%
11. Rinia e Gjirokastrës në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve
.
Më 18 maj, në Ditën Ndërkombëtare të
Muzeve, GCDO dhe shoqata “Miqtë e
Monumenteve” e nxënësve të shkollës së
mesme të përgjithshme “Asim Zeneli” u
mblodhën dhe diskutuan mbi projektin
për ngritjen në Kala të një muzeu për
Gjirokastrën, përkohësisht të quajtur
“Kronikë në gur”. Pasi projekt - ideja u
nda me të rinjtë, u diskutua se si muzeu
mund të ndihmojë brezat e rinj për të
afruar rininë gjirokastrite me
trashëgiminë kulturore të qytetit.
Sipas një anketimi të bërë nga GCDO, duhet bërë shumë më shumë për të afruar të
rinjtë me qytetin.
• 48% e të rinjve janë krenarë për qytetin dhe trashëgiminë e tij, vetëm 16 % e
tyre e shohin të ardhmen e vet ne Gjirokastër, ndërsa 47% u përgjigjën
“ndoshta”.
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), mbështetur nga Instituti i Shkencave Humane Packard. Adresa: Qafa e 5
Pazarit, Obelisku, Gjirokastër , Tel: ++3558467077.Rr. Ismail Qemali, Villa 12/1 Tiranë, Tel:++3554244870,E-mail: info@gjirokastra.org
www.gjirokastra.org
6. • Vetëm 39% e të intervistuarve iu përgjigjën pozitivisht pyetjes “A të pëlqen të
jetosh në Gjirokastër?” Ndërsa 38 % nuk janë të sigurt për këtë.
• 79% e rinisë gjirokastrite është e vetëdijshme për potencialin turistik të qytetit
dhe mendojne se atraksioni me i madh turistik janë shtëpitë karakteristike
(80%). Shumica e të rinjve janë skeptike për të ardhmen e tyre në Gjirokastër,
ndërsa mjaft të rinj po mendojnë për të zgjedhur profesione të tilla si guida
turistike, arkitektë dhe inxhinierë.
Faleminderit !
_______________________________________
*Për më shumë informacion rreth GCDO-së dhe përpjekjeve të saj
në Gjirokastër, lutemi drejtojuni drejtorit Sadi Petrela në
spetrela@gjirokastra.org ose në cel 06920 78767.
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO), mbështetur nga Instituti i Shkencave Humane Packard. Adresa: Qafa e 6
Pazarit, Obelisku, Gjirokastër , Tel: ++3558467077.Rr. Ismail Qemali, Villa 12/1 Tiranë, Tel:++3554244870,E-mail: info@gjirokastra.org
www.gjirokastra.org