2. Shpallja e pavaresise
• Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e
Pavarësisë është shpallja e pavarësisë
së Vilajetit shqiptar nga Perandoria
Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur
në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail
Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën
pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat
shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së
pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi
qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të
drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe
përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas
një viti në Konferencën e
ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës
qe shpallja ePrincipatës shqiptare sovrane
nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e
Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe
lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të
porsaformuar jashtë kufijve të tij
administrativë.
•
•
3. Lufta e Parë Ballkanike
dhe Shqipëria
• Lufta e Parë Ballkanike, përderisa
drejtohej kundër Turqisë dhe
kishte për qëllim bashkimin
kombëtar të popujve ballkanikë,
objektivisht kryente një funksion
përparimtar. Por ajo u drejtua nga
qarqet shoviniste të vendeve të
Ballkanit dhe u kthye në një luftë
grabitqare, pushtuese, sidomos
ndaj Shqipërisë e Maqedonisë
4. Lufta e pare ballkanike
• Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe
popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u
çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e
tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me
fqinjët në luftën e përbashkët
kundërosmane, por këto përpjekje
dështuan për faj të krerëve të Aleancës
Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin
shqiptarët si palë me të drejta të barabarta
në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh
ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë.
Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një
aleancë, krerët e së cilës synonin t’i
përdornin ata si mish për top në luftën
kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e
shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur
zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një
vetëvrasje.
5. Lufta e pare Shqiperia
• Ndryshe nga vendet e tjera
ballkanike, Shqipëria edhe kësaj
radhe, në këto çaste tepër kritike, u
ndodh vetëm, me armikun e vjetër
në vatër dhe e sulmuar nga agresorë
të rinj. Ky rrezik kombëtar vuri në
lëvizje të gjitha klasat e shtresat
shoqërore të vendit. Përpara tyre u
ngrit në mënyrë më serioze çështja
e fatit të Shqipërisë, e qëndrimit që
duhej mbajtur ndaj konfliktit
ballkanik, e mënyrave dhe e mjeteve
për ta shpëtuar Shqipërinë nga
katastrofa që kërcënonte Turqinë
6. Kolonite Shqipetare
• Ndryshe e vlerësuan gjendjen kolonitë
shqiptare të mërgimit në ShBA. Ato u
nisën nga fakti se Turqia, megjithëse
ishte armike e Shqipërisë, u kishte
njohur shqiptarëve disa të drejta
kombëtare, kurse pjesëtarët e Aleancës
Ballkanike synonin ta copëtonin atë
krejtësisht. Prandaj mbledhja e
përfaqësuesve të kolonive shqiptare të
ShBA-së, që u bë më 6 tetor 1912 në
Boston, duke “... marrë në sy atë që po
mundet Turqia, e që shtetet e Ballkanit
do ta ndajnë Shqipërinë në mes tyre”,
deklaronte: “Është detyrë e atdhetarëve
shqiptarë të jenë plotësisht të bashkuar
me guvernën otomane kundër armiqve
të Mbretërisë.
7. Shpallja e Pavarësisë së
Shqipërisë
Fitoret e rrufeshme të shteteve ballkanike i detyruan
Fuqitë e Mëdha të rishikonin vendimin e tyre për të mos
lejuar ndryshimin e status quo-së në Ballkan. Qysh në
fund të tetorit në rrethet diplomatike dhe në shtypin
evropian filloi të flitej për nevojën e ndryshimeve
territoriale në të mirë të aleatëve ballkanikë. Në këto
kushte, patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut
vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik krahas
atij të “Shoqërisë së zezë për shpëtim” e të rretheve të
tjera atdhetare brenda vendit.
9. Reaksionet e Shpalljes së
Pavarësisë
Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi
jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra
anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e
përpjekjesh shekullore për të hequr qafe
zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë
territoriale të atdheut e për të formuar
shtetin e lirë kombëtar shqiptar duke
kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana
tjetër, hapi një epokë të re, një epokë
luftërash e përpjekjesh të tjera për ta
mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e
jashtme e të brendshme, për të siguruar
bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe
për të vendosur rendin demokratik.
10. Reaksionet e shpalljes se
pavaresise
• Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte
fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prej
Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri në jug,
prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e
deri në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e
Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në
lindje. Këto treva, duke marrë pjesë gjallërisht me
pushkë e me penë në lëvizjen për çlirimin kombëtar,
vunë gurë në themelet e pavarësisë shqiptare, i
çimentuan ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i
hapën rrugën formimit të shtetit shqiptar. Me Aktin e
28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e
pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë
i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas
popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e
drejtë që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën,
me kulturën, me individualitetin e me historinë e vet,
e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta
në llogoret e luftës, e drejtë që i takonte për
ndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani të
sunduesve të huaj osmanë. Kuvendi i Vlorës hodhi
themelet e shtetit të ri sovran shqiptar.
11. 70-vjetori I clirimit
• Më 29 nëntor 1944, në mëngjes deklarohet
një herë e përgjithmonë Shqipëria e çliruar e
sovrane, mbas qindra viteve e pushtuar dhe
e zaptuar, në sajë të Luftës Nacional
Çlirimtare. Çlirimi i vendit u kurorëzua me
vullnetin e gjithë popullit, pa ndihmën e
askujt. Në Luftën Nacional Çlirimtare morën
pjesë qindra heronj dhe dëshmorë, dhanë
jetën 28 mijë dëshmorë dhe pati 61 mijë të
plagosur. Prandaj është shumë i rëndë
mohimi i datës 29.11.1944, jeta e 28 mijë
dëshmorëve. Demokratët, të ardhur në
pushtet në vitin 1992 e deri më sot, janë
përpjekur të mohojnë çdo gjë. Prandaj ata
nuk mund të jenë kurrë atdhetarë, po
tradhtarë. Shteti i dalë nga vota e 23
qershorit duhet t’i japë vlerësimin e merituar
figurave të ndritura të gjithë kohës dhe duhet
të demaskojë të gjitha rrymat armiqësore
kundër popullit e kundër vendit. Kemi parë e
po shohim shfaqje të shëmtuara, ku shoqëria
e këtij vendi është krejtësisht në ankth, e
dëshpëruar dhe e çoroditur nga mbrapshtia e
këtyre politikanëve shqiptarë, që veprojnë si
të mos ishin shqiptarë
12. • Demokratët, të ardhur në pushtet në
vitin 1992 e deri më sot, janë përpjekur
të mohojnë çdo gjë. Prandaj ata nuk
mund të jenë kurrë atdhetarë, po
tradhtarë. Shteti i dalë nga vota e 23
qershorit duhet t’i japë vlerësimin e
merituar figurave të ndritura të gjithë
kohës dhe duhet të demaskojë të gjitha
rrymat armiqësore kundër popullit e
kundër vendit. Kemi parë e po shohim
shfaqje të shëmtuara, ku shoqëria e këtij
vendi është krejtësisht në ankth, e
dëshpëruar dhe e çoroditur nga
mbrapshtia e këtyre politikanëve
shqiptarë, që veprojnë si të mos ishin
shqiptarë