1. Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një
shkrim akademik-fusnotat
• Ligjërata e nëntë: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-
fusnotat
• LITERATURA:
• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli
• Literatura shtesë: Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce.
1
2. Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim
akademik-fusnotat
• Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-fusnotat
• Përmbajtja e ligëratës së nëntë: (Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce
(f.61-76).
• Rëndësia e përdorimit të burime në një punim profesional
• Shënimet referenciale dhe shënimet e përmbajtjes
• Mënyra të paraqitjes së referencave
• Referenca e paraqitur në fusnotë; referencia e paraqitur në kllapa
• Citimi në vazhdim nga i njejti burim
• Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë të tjerë
• Citimet e veprave të përkthyera
• Ndryshimet dhe shtesat në citime
• Lista e literaturës ose bibliografia
2
3. 3
Pse të përdorim burime?
Duke u përgatitur për të shkruar, shkruesit
akademikë përdorin burime për të zgjeruar dhe
përpunuar idetë e tyre.
• Esetë kërkimore- që nganjëherë quhen “ese të
kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese
argumentuese” (apo punime seminarike) –
mbështeten pjesërisht në burime të tilla, dhe ese të
këtij lloji ju do të shkruani më së shumti në lëndë të
ndryshme në fakultet.
4. 4
• Në qoftë se nuk merrni parasysh asnjë burim, ka
rrezik të bini në pozitën e njeriut shumë të
painformuar.
• Marrja e asaj ç’kanë thënë dhe zhvillimi i qëndrimit
tuaj në lidhje me idenë e tyre është me rëndësi
qendrore në shkrimin akademik.
Natyrisht, jo të gjithë e kanë qejf kërkimin. Duhet orë
të tëra për të lexuar libra dhe artikuj që rezultojnë
kontradiktorë ose që nuk lidhen me çështjen.
• Megjithatë puna kërkimore nganjëherë kërkon që
një njeri të lexojë gjëra të mërzitshme, ata që merren
me të, përjetojnë një ndjenjë ngadhënjimi se janë
bërë ekspert në diçka.
5. 5
• Ju jeni të gatshëm të thoni: “Ja ç’kanë
menduar të tjerët për këtë çështje; të gjitha
idetë e tyre janë shumë interesante, por unë e
shoh çështjen ndryshe. Më lejoni t’ju them se
çfarë mendoj”.
• Vlera e punimit nuk gjykohet nga numri i
burimeve të dokumentuara, ndaj autori duhet t’i
përdorë me kujdes.
6. 6
• Shënimet mund të klasifikohen në dy grupe:
1. Shënime referenciale dhe
2. Shënime të përmbajtjes
7. 7
1.Ka disa mënyra të paraqitjes së referencave,
por kryesoret mund të klasifikohen në dy grupe.
Njëri sistem është ai i cili referencën e jep në
fusnotë , kurse sistemi tjetër që referencën e
jep brenda kllapave menjëherë pas citatit,
parafrazimit apo përmbledhjes. Ndryshe njihen
edhe si :
a. Sistemi i Oxsfordit (Referenca në fusnotë) dhe
b. Sistemi i Harwardit (Referenca në kllapa)
8. 8
a. Sistemi i Oxsfordit (ndryshe njihet edhe si
referenca në fusnotë. Shpesh në gjuhën shqipe
përdoret shprehja poshtëshënim).
• Pas çdo citimi vihet një eksponatë (një numër
i ngritur pak më lart se teksti).
Nuk është vetëm kjo mënyrë e paraqitjes së
të dhënave të burimit, sepse referencat mund të
përmblidhen në fund të çdo kapitulli ose madje
edhe krejt në fund të librit.
9. 9
Përmbajtja e referencës duhet të ketë të dhëna të
mjaftueshme dhe të domosdoshme, si:
- emri dhe mbiemri i autorit,
- titulli i veprës,
- shtëpia botuese,
- vendi,
- viti i botimit,
- në fund jepet faqja.
Tani ka filluar të praktikohet edhe dhënia e ISBN, për
të qenë edhe më të saktë gjatë burimit.
10. 10
2. Shënimet e përmbajtjes- lejojnë autorin të
japë atë informacion shtesë që i duket me
interes për lexuesin, por që s’ është aq i
rëndësishëm sa për t’u përfshirë në tekst. Janë
të ngjashme me shtojcat. Këtu, autori ka
mundësi të zgjerojë, theksojë apo komentojë
një informacion të paraqitur në tekst. Ai mund të
paraqesë aspekte interesante mbi çështjen që
diskutohet, të citojë burime shtesë, apo të
zgjerojë diskutimin duke përdorur detaje të
tjera.
11. 11
Për shkak se në fusnotë (në fund të faqes, në
fund të kapitullit ose krejt në fund të librit) jepen
të dhëna të plota lidhur me burimin, disa autorë
nuk shënojnë fare listën e literaturës ose
bibliografisë. Ka të tjerë që e praktikojnë listën e
bibliografisë në fund të librit. Të dyja standardet
janë të aplikueshme.
12. 12
Shumë autorë nuk i përdorin udhëzimet e
njejta për paraqitjen e këtyre burimeve. Në fund
të fundit e rëndësishme është paraqitja e të
gjitha të dhënave.
Duhet theksuar një çështje lidhur me
përdorimin e thonjëzave. Sipas normës së
gjuhës letrare shqipe emrat e gazetave,
revistave dhe librave vihen gjithnjë ndërmjet
thonjëzave.
13. 13
Po paraqesim disa modele referencash në
kuadër të sistemit të Oxfordit, përkatësisht të
referencave në fusnotë:
I. Citimi për herë të parë:
Kur për herë të parë citohet një autor, atëherë të dhënat duhet të jenë të plota. P.sh.
1. Mitrush Kuteli, “Vepra 5”, Naim Frashëri,Tiranë.1990, f.280.
Modeli me dy autorë:
2. J.S.Mill-I.Kant, “Mbi lirinë dhe paqen”,Rilindja,Prishtinë 200, f. 127.
Modeli me më shumë se dy autorë:
3. John Stjuart Mill, Imanuel Kant, Sami Frashëri, “Kush e prish paqen në
Ballkan?”, Rilindja, Prishtinë 2007, f.245.
Modele me vepra të përkthyera:
4. Imanuel Kant, “Paqja e amshueshme”, (Përkthyer nga Bardh Bardheci.)
Rilindja, Prishtinë 2006, f. 20.
14. 14
II. Citimi në vazhdim nga i njejti burim:
Nëse citohet i njejti autor, nga i njejti burim,
nga e njejta faqe dhe menjëherë në vazhdim,
atëherë referenca mund të jetë e shkruar: Ibid.,
shkurtesë e fjalës latine Ibidem, që domethënë
po aty. Mund të përdoret fjala e plotë Ibidem,
ose në shqip: po aty.
15. 15
Nëse autori dhe burimi është i njejtë, por vetë
faqja ndryshon, atëherë do të duhej të shtohej
numri I faqes:
• Ibid. f 63. ose
• Ibidem, f 63. ose
• Po aty, f 63.
16. 16
III. Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë
të tjerë:
Nëse përsëritet citati, parafrazimi ose mbështetja
nga i njejti autor dhe nga e njejta vepër, por pasi të
jetë cituar ndonjë autor tjetër, atëherë duhet
shkruar mbiemri i autorit, viti i botimit dhe
numri i faqes.
- Nëse nga i njejti autor do të jetë e njejta vepër,
atëherë do të mjaftonte të shkruhej:
a. Kant 2006, f.30.
b. Mill-Kant 2002, f.5.
c. Mill et al 2007,222.
Et al= shkurtesë e fjalës latine “et alii” që d.m.th.dhe të tjerë.
17. 17
E barasvlefshme me këtë model është edhe kur
autori i referohet fusnotës së mëhershme. P.sh.
- Si shën. 1,f 30. ose
- Shih fusnotën 1, f 30. ose
- Kant, vepra e cituar, f 30.
Kur nga i njejti autor, pasi të jetë dhënë ndonjë
referencë tjetër, përdoren dy ose më shumë vepra si
burime, atëherë duhet të jepet emri i autorit dhe titulli i
veprës. P.sh.:
- Kant, “Paqja e amshueshme”, f 61.
- Kant, “Mendja kritike”, f 211.
18. 18
IV. Citimet jo të plota
Nëse përmendet autori i thënies, atëherë duhet të jepet vepra
dhe faqja. P.sh.:
Ahtisari ka thënë se është “konstatuar” se tetë standardet
“janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme” 1
•Kur përmendet emri i të cituarit, mund të shkruhet vetëm burimi
në fusnotë:
• E njejta vlen edhe po qe se nuk përmendet emri i autorit në
citim. P.sh.:
Tashmë është “konstatuar” se tetë standardet “janë
përmbushur në mënyrë të kënaqshme” 2
_____
1 “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3.
2 Marti Ahtisaari, “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3.
19. 19
VI. Citimet e veprave të përkthyera:
• Nuk mjafton vetëm të dhënat që u
përmendën më lart (emri e mbiemri, titulli, shtëpia botuese, viti i
botimit).
• Preferohen të pajisen edhe me emrin e
përkthyesit ( sepse një vepër mund ta
përkthejnë autor të ndryshëm) .p.sh.:
Tzvetan Todorov, “Poetika e prozës”.
(Përkthyer nga Gjovalin Kola.)Shtëpia botuese
Panteon.Tiranë, 2000. f.12.
20. 20
Ndryshimet në citime
Ndonjëherë për shkak të mënyrës se si e kemi
formuluar mendimin, na duhet ta ndryshojmë ose
modifikojmë pak thënien origjinale të autorit të cituar,
në mënyrë që t’i përshtatet tekstit tonë nga ana
stilistike dhe gramatikore. Megjithatë në asnjë rast nuk
është e lejueshme të ndryshohet kuptimi i asaj që ka
thënë autori origjinal. Edhe nëse jemi të bindur që ka
bërë një gabim në atë që është thënë, qoftë gabim
shtypi apo kuptimor, citimi bëhet i plotë i ndjekur nga
fjalia latine (sic) në kllapa, që do të thotë “kështu” dhe
që tregon se fjala ose shprehja pararendëse është
cituar saktësisht, ndonëse duket paradoksale ose e
pasaktë.
21. 21
Heqja e fjalëve ose shprehjeve (pa prishur kuptimin)
përfaqësohen nga tri pika (elipsi), kurse ndryshimet
dhe shtesat futen në kllapa katrore [ ]. P. sh.
“ Plotësimi [i standardeve] është vënë si kusht
nga bashkësia ndërkombëtare për dhënien e
kompetencave më të gjëra autoritative.”
Këtu “standardeve” është futur në kllapa katrore,
sepse fjalia origjinale ishte “plotësimi i tyre është vënë
si kusht…”. Në tekstin origjinal fjala “standarde”
përmendej diku në krye të paragrafit, nga i cili është
cituar kjo fjali.
22. 22
b. Sistemi i Harwardit (Referenca në kllapa):
• Është sistem i referencës i cili në kllapa jep të dhënën ose tregon
burimin.
• Mund të bëhet në dy mënyra kryesore:
a. Menjëherë pas citatit, parafrazimit ose përmbledhjes. Brenda kllapave
përfshihen këto të dhëna:
- mbiemri i autorit,
- viti i botimit,
- faqja.
b. Menjëherë pas emrit të autorit hapet kllapa, jepet burimi dhe mbyllet
kllapa:
- viti i botimit,
- faqja.
* Te sistemi i Harvardit është i domosdoshëm lista e
literaturës apo bibliografisë.
Në këtë sistem të referencës faqja e librit mund të shkruhet ose me
shkronjën f ose me vënien e dy pikave( : ). Duhet të vendosim ose ta
aplikojmë shkronjën f ose dy pikat, por jo herë njërën e herë tjetrën.
23. 23
p.sh.me shkronjën f:
“ Ka një gjë që duhet pranuar: i riu kur
vjen, kërkon të afirmohet. Dhe këtë këkon ta
bëjë shpejt e me njëfarë agresiviteti”. – thotë
Fatos Arapi. Ai vazhdon më tej “Toleranca, në
këtë rast, na takon neve, të thinjurve. Ky i ri
nuk duhet të jetë injorant për të mos kuptuar
vlerat që janë krijuar më parë, sepse po nuk i
kuptoi këto vlera, ai kurrë nuk ka për t’u bërë
autor vlerash. Edhe te berberi i riu mëson nga
mjeshtri. Dorën do ta ketë të tijën, pasionin
dhe talentin po ashtu, por ai duhet ta ketë
mjeshtrin në dritën e syrit, deri sa t’ia vjedh
zanatin”. (“Shekulli” 1999: 6). Ose (“Shekulli”
199 f.6).
24. 24
Shembull reference me dy autorë:
“Lira individuale shtrihet jo më larg se te kufijtë, ku
mund të cenohet liria e tjetrit; ajo nuk është më liri”.
(Mill et al 2001: 23).
Shembull reference me Antologji. Antologjitë
zakonisht citohen në bazë të redaktorit ose përpiluesit
të antologjisë:
Klinton ka thënë qartë se “Intervenimi i NATO-s u bë
me qëllim që t’i jepet fund konfliktit ballkanas më të
vjetër, atij midis serbëve dhe shqiptarëve, ashtu që të
vendoset paqja e qëndrueshme edhe në këtë pjesë të
Evropës”. ( Kelmendi 2006: 24).
25. 25
Lista e literaturës ose BIBLIOGRAFIA:
• Duhet të ketë të dhëna të sakta,
• Në listën e bibliografisë së pari shënohet mbiemri i autorit,
• Ka variante të ndryshme veprimi: pas emrit mund të vihet
presje por mund të vihet edhe pikë,
• Në listën e bibliografisë nuk jepet numri i faqes.
• Renditja bëhet në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit.
• Aty ku nuk ka autor, vepra renditet sipas fjalës së parë të titullit
të veprës.
• Në bibliografi përfshihen të gjitha veprat e shfrytëzuara dhe që
lidhen sadopak me punimin.
26. Hapësira ndërmjet rreshtave
• Të gjithë titujt bibliografik vendosen me hapësirë njëshe
dhe me hapësira dyshe ndërmjet titujve
• Mbiemri i autorit vendose në kufi të faqes.
• Këtë hapësirë e paraqesim njësoj në gjithë bibliografinë
.
26
27. p.sh.
Agolli, Dritëro. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Tiranë:
Botimet Dritëro. 1999.
Dumont, Louis. Ese mbi individualizmin. Përkth. Viktor
Kalemi. Tiranë: CEU,Korbi, 1997.
27
28. 28
Kur citohet, parafrazohet ose bëhet paraqitja e
përmbledhur nga interneti, duhet kopjuar adresa e
saktë dhe e plotë e ueb- faqes, ashtu që vetëm me një
të klikuar të marrësh informatën e kërkuar. Kështu
paraqitet në bibliografi :
Bush, George, 2007: Fjala e presidentit amerikan
lidhur me statusin e Kosovës. (18. 03. 2007) http://
www.albanian.com/Bush/fjalim... htm
29. Mbani mend:
• Fusnotat e paraqitura janë me hapësirë njëshe. Nga një
fusnot (shënim) në tjetrin përdoret hapësirë dyshe.
• Të gjitha shënimet në fund përfundojnë me pikë.
• Shënimet duhet të vendosen në fund të faqes. Programi
i word-it e realizon këtë në mënyrë automatike.
• Shënimet e përmbajtjes duhet të shkruhen me një gjuhë
të pastër dhe konçize.
• Duhet ta kemi parasysh se vlera e punimit do të gjykohet
pjesërisht nga dokumentimi që bën.
29