3. Baleti shqiptar ka një traditë shumë të mirë dhe
në këto 50 vjet ka qenë një pjesë e rëndësishme e
jetës kulturore në Shqipëri. Shumë koreografë e
kërcimtarë kanë kontribuar në zhvillimin dhe
përhapjen e kësaj gjinie në vendin tonë. Gjatë
viteve të komunizmit kultura kishte një rëndësi
të veçantë dhe arti ishte një mjet për të
mbështetur shtetin.
Nga kjo pikëpamje ky ishte një avantazh, por me
një çmim - që arti të ishte i lidhur me politikën
dhe në shërbim të regjimit. Eshtë e rëndësishme
të thuhet se u krijuan institucione kulturore dhe
shumë ansamble të vogla në të gjithë vendin.
Gjatë kësaj kohe u krijua Teatri i Operas dhe
Baletit, si dhe Shkolla e Baletit Shqiptar. Baleti
shqiptar ishte i tëri nën influencën e shkollës
ruse. Shumë pedagogë rusë dhanë mësim në
Shqipëri dhe shumë nga kërcimtarët tanë
studiuan në Rusi duke sjellë sistemin rus të
baletit me kthimin e tyre.
4. "Halili dhe Hajria" njihet si
baleti i pare shqiptar me tri
akte. Subjekti eshte mbeshtetur
ne dramen me te njejtin emer
te Kol Jakoves dhe pak a shume
tregon per qendresen e
malesoreve kunder shtypjes
otomane ne Shqiperi. Per
koreograf ka pasur Panajot
Kanacin me muzike te Tish
Daija dhe ne skene eshte vene
ne vitin 1963.