Analize rreth plotesimit te detyrave zhvillimore te adoleshentit nga institucionet arsimore.
1 of 8
Download to read offline
More Related Content
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS
PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NË MËSUESI PËR ARSIMIN E
MESËM NË MATEMATIKË
LËNDA: BAZAT PSIKOLOGJIKE TË EDUKIMIT
SEMESTRI I PARË
DETYRË
TEMA: “Sa i mbështet programi shkollor aktual në
Shqipëri detyat zhvillimore të adoleshencës”
Punuoi:
Hysen DOKO
VLORË, DHJETOR 2018
2. Detyra u zhvillua në formë ministudimi, ku u pyetën 13 nxënës gjimnazistë nga gjimnaze
të ndryshme fshati dhe qyteti, privat dhe publik në rrethin e Korçës dhe Vlorës, 4 mësues
gjimnazi nga një gjimnaz publik në Korçë dhe 4 prindër nga Korça të cilët kanë fëmijët e
tyre nxënës në gjimnaz.
Nëse i qasemi përgjigjeve të nxënësve, do të shohim se problem i theksuar tek ata mbetet
artikulimi i përgjigjes dhe mosmarrja me seriozitetin e duhur e përgjegjësisë për tu
përgjigjur tek ky pyetësor. E parë kjo si një ndër detyrat zhvillimore të adoleshentit, sipas
meje, arrij në përfundim se me këta nxënës nuk është punuar aq sa duhet për këtë detyrë,
por jo vetëm.
Nëse shohim pyetesorët e hartuar prej meje, tek nxënësit kishim pyetje rreth trajtimit të
detyrave zhvillimore nga shkolla, dhe ata shpreheshin se shkolla e tyre nuk i mbështes të
gjitha detyrat zhvillimore të nxënësve.
Nxënësit thoshin se në shkollën e tyre trajtesat në lidhje me detyrat e tyre zhvillimore
bëhen fiktive dhe teorike sa për protokoll dhe jo me formula konkrete për ti jetësuar apo
vënë në zbatim ato, duke sjellë si fakt këtu trajnues jo të fushës apo infrastrukturë jo të
përshtatshme pëe të zhvilluar këto trajnime.
Kurse nga ana tjetër mësuesit shpreheshin se në institucionin ku ato punonin
zhvilloheshin trajnime apo orë të veçanta posaçërisht për detyrat zhvillimore të
adoleshentëve, përfshirë këtu trajnime me shërbimin psiko-social të institucionit në lidhje
me karrierën, raportet e ndërsjellta mësues – nxënës, nxënës – nxënës, nxënës – prindër
etj.
Mësuesit shpreheshin se kurrikula e re e gjimnazit automatikisht i ka dhënë përparësi
detyrave zhvillimore të adoleshentit me anë të klubeve të formuara nëpër shkolla,
ekipeve të ndryshme shkencore, orëve të lira dhe të hapura apo edhe pjesmarrjes në
evenimente në rang qarku apo vendi në lidhje me tema aktuale që lidhen drejtpërdrejt me
adoleshentin.
Kur prindërit u pyetën në lidhje me fëmijët e tyre, u vu re njëfarë pakënaqësie në lidhje
me shërbimet që ofronte shkolla për fëmijët e tyre, ku ata shpreheshin se shkolla nuk e ka
kryer funksionin EDUKUES të saj, duke u fokusuar vetëm në funksionin e saj si një
mekanizëm ku nxënësit mësojnë shkencë apo teori dhe jo moral, etikë, rregulla etj.
Mosdalja e këtyre tre kategorive në të njëjtën pikë le për të dyshuar, përveç qasjes që
mund të kenë të treja palët, se programi shkollor nuk i mbështet plotësisht detyrat
zhvillimore të adoleshentit, duke u fokusuar vetëm në disa elementë të veçantë ose vetëm
me ndonjë kategori të veçantë të nxënësve. Dhe kjo shihet si një problem i madh tek
nxënësit sepse ata nuk arrijnë të formohen me kulturën e duhur për të kaluar me sukses
moshën e adoleshencës. Problem ky i pasqyruar në mosmarrjen e rolit të caktuar social,
mosmarrjen e përgjegjësive të duhura në jetë apo edhe probleme të tjera të tyre që do u
dalin gjatë jetës së tyre.
Më poshtë kemi pyetësorët e zhvilluar me të tre kategoritë:
3. Sa i mbështet programi shkollor zhvillimin e detyrave të zhvillimit
të adoleshentit.
Intervistë për adoleshentin:
Emri, mbiemri: _________________________
Gjinia: ________________________________
Klasa: _________________________________
Shkolla, vendndodhja: __________________________
Niveli mësimor (mesatarja): ____________________________
Pyetja 1: Në shkollën ku studjoni, përveç orëve të mësimit në lëndët tuaja, keni zhvilluar
ndonjëherë ndonjë orë të hapur për të diskutuar për adoleshencën, problemet në këtë moshë, dhe
mënyrat sesi ta kalojmë sa më mirë këtë moshë?
_____________________________________________________________________________

Pyetja 2: Nëse po, sa efektive kanë qënë ato në aspektin e prakticitetit dhe sa mësime prej tyre
ju i keni vënë në zbatim?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 3: Si i keni marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës? (Sqarim: bëhet fjalë për marrëdhëniet
institucionale jo vetëm socjale personale)
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 4: Po me stafin e mësuesve?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
4. Pyetja 5: Po me shokët, shoqet dhe nxënësit e tjerë të shkollës?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 6: Keni zhvilluar në shkollën tuaj ndonjë trajnim këshillim karriere?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 7: Nëse po, sa i prekshëm ka qënë si trajnim dhe sa mendoni se keni përfituar prej tij?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 8: Po ndonjë trajnim në lidhje me familjen, raportet familjare dhe bashkëshortore është
zhvilluar në shkollë? Nëse po, a keni nxjerrë mësime praktike prej tij? Duke ditur se jeni në një
stad delikat?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 9: Kur mendoni për të ardhmen tuaj, çfarë roli socjal i vendosni vetes tuaj? Dhe a është
ky rol një rol i zgjedhur nga pasjoni apo nga faktorë të tjerë si tregu i punës, shuma e të
ardhurave që mund të gjenerojë etj?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 10: Si i vlerësoni raportet dhe marrëdhëniet e shokëve me njëri-tjetrin? A janë këto
marrëdhënie tipike të një nxënësi apo të miksuara me shembuj të tjerë jashtë shkolle?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
FALEMINDERIT!!!
Përgatiti: Hysen Doko
5. Sa i mbështet programi shkollor zhvillimin e detyrave të zhvillimit
të adoleshentit.
Intervistë për mësuesit në kuadër të studimit “Sa i mbështet programi shkollor
aktual në Shqipëri detyat zhvillimore të adoleshencës”:
Emri, mbiemri: _________________________
Lënda që jep: _________________________________
Shkolla, vendndodhja: __________________________
Pyetja 1: Në shkollën ku jepni mësim, sa prijoritar është plotësimi i detyrave zhvillimore të
adoleshentit? (Shënim: Detyra zhvillimore quhen zgjedhja dhe përgatitja për profesjon, për
familje, zhvillimi i shprehive intelektuale, arritja e pavarësisë emocionale, financiare nga të
rriturit, arrijta e një sjelljeje të përgjegjshme etj.)
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 2: Në bazë të shkallës së prijoritetit, ju lutem shprehni dhe shkallën e efektivitetit tek të
rinjtë.
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 3: Si i shihni marrëdhëniet e stafit pedagogjik me nxënësit në shkollën tuaj? (Sqarim:
bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet institucionale jo vetëm socjale personale)
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 4: Është zhvilluar në atë shkollë ndonjë trajnim me nxënësit në lidhje me këshillimin e
karrierës? Nëse po, çfarë trajnimi dhe sipas standardit tuaj matës, sa efektiv ka qënë ai tek
nxënësit?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
6. Pyetja 5: A kanë marrë pjesë nxënësit e shkollës suaj në ndonjë seminar të hapur apo edhe të
mbyllur në lidhje me raportet nxënës – prindër apo nxënës – mësues? Po për raportet nxënës –
nxënës?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 6: E parë nga sytë tuaj, brezi që aktualisht është në atë shkollë, çfarë niveli pritshmërie
kanë në lidhje me marrjen e një pozicioni vendimmarrës apo produktiv për komunitetin (përtej
produktivitetit personal)? Pra çfarë rol socjal i mveshin vetes së tyre?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 7: Mendoni se raportet e ngritura me njëri – tjetrin dhe raportet me komunitetin i kanë
autentike të tyret apo të bazuara në “shembuj” dhe modele të marra nga media, rrjetetet sociale
apo mënyra të tjera, pa marrë parasysh këtu nëse ato modele janë të duhurat?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 8: Nëse këto modele nuk janë të duhurat, çfarë mekanizmi përdor institucioni ku ju
punoni për ta orientuar rininë në modelin e duhur etiko-moral dhe fizik (nëse dhe kjo e fundit
nuk është sipas standardeve të duhura)?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
(Shënim: Përgjigjet e mësipërme do të përdoren VETËM për arsye studimi dhe nuk do të
publikohen në asnjë vend.)
FALEMINDERIT PËR PJESËMARRJEN!!!
Përgatiti: Hysen Doko
7. Sa i mbështet programi shkollor zhvillimin e detyrave të zhvillimit
të adoleshentit.
Intervistë për prindërit që kanë fëmijë adoleshentë në shkollë në kuadër të studimit
“Sa i mbështet programi shkollor aktual në Shqipëri detyat zhvillimore të
adoleshencës”:
Emri, mbiemri: _________________________
Mosha e fëmijës: _________________________________
Fshati, shkolla, vendndodhja: __________________________
Pyetja 1: Sa mendoni se shkolla, përveç rolit për ti mësuar nxënësit lëndët shkencore, ndikon
dhe në edukimin e fëmijës tuaj? (Me edukim kam fjalën të mësuarit për sjellje të përgjegjshme,
përgatitje për profesjon, pavarësi socjale dhe ekonomike etj.)
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 2: Mendoni se shkolla i ka lënë ndonjë gjë pa plotësuar fëmijës tuaj?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 3: Si i shihni marrëdhëniet e mësuesve me fëmijët në shkollën ku mësojnë fëmijët tuaj?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 4: Është zhvilluar në atë shkollë ndonjë trajnim me nxënësit në lidhje me këshillimin e
karrierës?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Pyetja 5: E parë nga sytë tuaj, fëmija tuaj nga çfarë faktorësh ndikohet më së tepërmi për të
formuar karakterin dhe kulturën e tij?