1. Dita e Tokës
Dita e Tokës është e festuar në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo
ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës. Në SHBA Dita e Tokës
festohet çdo vit në ekuinoksin pranveror, kurse në shumicën e vendeve të botës ajo festohet çdo vit
në 22 prill.
Historiku i Ditës së Tokës[redakto | redakto tekstin burimor]
Në shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA, shpalli
se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin. Fillimisht,
senatori Nelson propozoi disa protesta ambijentaliste për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e
qeverisë.
Me kalimin e një kohe të shkurtër kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke
sensibilizuar mbarë botën. Në SHBA kjo festë nisi në ekuinoksin pranveror, sepse kjo është
periudha kur natyra lulëzon dhe vazhdoi po me të njëjtën traditë. Vendet e tjera preferuan një datë
fikse. Kështu, tradita e Ditës së Tokës vazhdon të respektohet edhe sot, në këto kohë kur
shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë.