1. Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit -
prezantohet strategjia 2014-2020
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka organizuar sot një tryezë ndërgjegjësuese
me aktorët kryesor të përfshirë në çështjet e mbrojtjes e konsumatorëve. Tryeza u drejtua nga Zv.
ministrja Brunilda Paskali dhe në të morën pjesë përfaqësues të ministrive të linjës, Shoqata e
Konsumatorit Shqiptar, Shoqata “Konsumatori në Fokus”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, akademikë nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës etj.
Në takim u prezantua drafti i parë i Strategjisë Ndërsektoriale të Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe
Mbikëqyrjes së Tregut 2014-2020, pjesa që i takon mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe pritshmërite e
sektorit të mbrojtjes së konsumatorëve në MZHTES.
Në fjalën e saj Zv. ministrja Brunilda Paskali theksoi se sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së
konsumatorëve është një ndër prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,
si zbatim i objektivave të përcaktuara në Programin e Qeverisë 2013-2017.
“Fuqizimi i konsumatorëve është një element i rëndësishëm që kontribuon në ekonominë e vendit. Vetëm
konsumatorë të fuqizuar dhe me besim mund të shfrytëzojnë potencialin e tregut në blerjen e mallrave
dhe shërbimeve. Për këtë qëllim, politikat tona të qeverisë, duke njohur impaktin që sjellja e
konsumatorëve ka në forcimin e tregut funksional, sigurimin e një konkurrence të ndershme, nxitjen e
inovacionit dhe rritjes ekonomike, synojnë krahas mbrojtjes së konsumatorëve edhe rritjen e aftësisë së
tyre për të vepruar në treg”
Ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në aspektin e
mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, znj. Paskali veçoi:
o Krijimin e një kuadri ligjor, të përafruar me atë evropian. Ligji i mbrojtjes së konsumatorëve është vlerësuar nga
ekspertë të njohur të fushës, si një nga më të përparuarit në Rajon.
o Ndërmarrjen e iniciativave nga vetë ministria për çështje të tilla si: ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për
shmangien e rritjes abuzive të çmimeve të karburantit, cigareve në treg, apo të biletave në transportin qytetas.
o Komisioni Mbrojtjes së Konsumatorëve ka marrë 30 vendime, kundrejt operatorëve te ndryshëmdhe sipas rastit
ka urdhëruar ndalimin e shkeljes, masa për ndreqjen e shkeljeve, apo vendosjen e gjobave administrative, për
çështje si: praktikat e padrejta tregtare, kushte te padrejta në kontratat e konsumatorit, shërbimet e furnizimit me
energji elektrike, ujë, telekomunikacionit, si dhe shërbimin e ofruar nga universitetet private.
o Shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve, për të cilat funksionon edhe sistemi online i paraqitjes së tyre.
Në draft strategji është parashtruar vizioni, politikat kryesore, objektivat afatmesme dhe afatgjata që do të sigurojnë
zbatimin e këtyre politikave. Dokumenti strategjik është mbështetur edhe në dokumentin e BE-së “Programi
europian i konsumatorit – Rritja e besimit dhe e zhvillimit (2014-2020)”;
Vizioni i parashikuar në strategji është “Konsumatorë të fuqizuar, të sigurtë dhe me besim në një treg të ndershëm
dhe konkurrues ku ata mund të marrin pjesë aktive, duke ushtruar të drejtat dhe fuqinë e tyre të zgjedhjes së
mirëinformuar”. Draft strategjia ka përcaktuar politikat kryesore:
1) Përmirësimin e sigurisë se konsumatorëve mbështetur ne një infrastrukture efektive të cilësisë sipas praktikave
më të mira europiane.
2. 2) Përmirësimin e transparencës së tregut dhe praktikave tregtare për mbrojtjen e interesave ekonomike të
konsumatorëve, duke përmirësuar dhe aksesin për dëmshpërblim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
3) Përmirësimin e edukimit te konsumatorëve për pjesëmarrje aktive ne treg dhe përmirësimi i informimit dhe
ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe operatorëve ekonomike për të drejtat e konsumatorëve.
Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik është në fazën e ripunimit të draftit në bazë të kontributeve të
institucioneve përkatëse dhe parashikohet që gjatë periudhës prill - maj 2014 të kalojë në procesin e konsultimit me
grupin e këshillimit dhe palë të tjera të interesuara.