Në këtë artikull vendoset theksi për diturinë e domosdoshme që çdo musliman e ka të nevojshme të pajiset.
1 of 4
Download to read offline
More Related Content
Dituria islame dhe ti
1. Dituria islame dhe ti
Allahu e ngren nivelin e njerëzve në dy mënyra: (a) Besimi tek Ai, dhe (b) Dituria për Të. Kjo është
përforcuar në ajetin vijues të Kur'anit Allahu ka thënë: Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i
lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që
punoni. [Muxhadele:11]
Kërkimin e diturisë prej Allahut është detyrimi më i rëndësishëm për çdo musliman, sepse Allahu
e ka urdhëruar kërkimin e njohurisë (dmth të diturisë së tij) para deklarimit të shehadetit.Thotë
Allahu xh.sh : Dhe e dije se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut pastaj kërkojnë
falje për mëkatet e tua. [Muhamed: 19] Për rëndësinë e kërkimit të diturisë para se të bëjmë
ndonjë veprim, Imam Buhariu e ka përdorur vargun e mësipërm si bazë për një kapitull në
Sahihun e tij të famshëm. Ai e ka titulluar atë kapitull: "Dituriapara fjalësdhe veprës". Libri i Dijes:
Epërsia e diturisë.
Allahu xh.sh ka thënë: Allahu dëshmoi, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot
tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të
Plotfuqishmit, të Urtit. (Ali imran :18) Vini re se Allahu xh.sh në këtë ajet e fillon duke dëshmuar
për faktin se "Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij" me Veten e Tij, atëherë Ai
vazhdon duke thënë se kjo është dëshmuar edhe nga engjëjt e Tij, dhe pastaj Ai e vazhdon atë
me njerëzit që zotërojnë dituri. Ky ajet pa dyshim thekson pozitën e njerëzve të cilët janë të
pajisur me dituri mbi ata që nuk dinë.
Allahu xh.sh ka thënë .Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?Po vetëmtë zotët
e mendjes marrin mësim.(Zumer; 9) Dhe në ajetin vijues: Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i
frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.(Fatir:28) Në
rastet e mësipërme shohim qartë gradën shumë të lartë që vetë Allahu xh.sh i pajisi ata që
posedojnë njohuri. (Njohuritë e mësipërme janë vetëm në lidhje me njohuritë për Islamin.)
Allahu xh sh ka thënë: Pyetni ata që dinë në qoftë se ju nuk e dini.(Nahl:43). Kjo është sepse të
kuptuarit e vendimeve të Allahut është i bazuar mbi hetimin dhe mësimin të diturit. Ebu Derda
r.a ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve. (Hadith
Hasen / Ebu Davudi / Ibën Maxhe / Tirmidhi / Ibën Hiban).
Ai gjithashtu ka thënë: Kujtdoqë Allahudëshironmirë për të,i mundëson të kuptuarit e fesë. (Buhari
/ Muslim). Ai i dhuron atij një kuptim të fesë do të thotë se Ai do t'i mundësojë atij të mësojë
Kur'anin dhe Sunetin. Është e ditur se nuk ka pozitë më të lartë se profetët dhe se nuk ka nder
më të madh se ai i trashëguar nga ajo pozitë fisnike (dmth të trashëguar nga profetët).
2. Ai i dhuron atij një kuptim të Dinit do të thotë se ai do t’i mundësojë atij për të mësuar Kur'anin
dhe Sunetin. Është e njohur se nuk ka pozitë më të lartë se ajo e arritur nga profetët dhe se nuk
ka nder më i madh se ai i trashëguar nga ajo pozitë fisnike dmth të trashëguar nga profetët.
Për t'a fituar këtë pozitë shumë të lartë nevojitet një përpjekje serioze në marrjen e diturisë së
fesë së Allahut). Ai gjithashtu ka thënë: Superioriteti i një Dijetari mbi adhuruesin është si
superioriteti immbi njerëzite zakonshëm nga mesi i shokëve të mi. (Tirmidhiu. Hadith Hasen). Duke
vëzhguar në këtë hadith ne shohim se: (a) se si ai ka lidhur diturinë me pozitën e profetësisë, (b)
se si ai e ka ulur nivelin e personit që vepron pa dituri. Çdo adhurim që kryeh duhet të bazohet
në dituri, sepse në qoftë se dituria mungon, atëherë veprimi nuk do të jetë adhurim por thjesht
ritual. Pejgamberi a.s gjithashtu ka thënë: "Vlera e dijetarit mbi adhuruesinështë si vlera e hënëssë
plotë mbi yjete tjerë." (Ebu Davud hadith sahih). Në një rast Aliu r.a e këshilloi një nga shokët e tij
duke ithënë." O Kamil,dituriaështë më e mirë se pasuria,dituriatë mbronty,ndërsapasurinë e mbron
ti, dituria është gjykatës, ndërsa pasuria e gjykuar, pasuria zvogëlohet kur shpenzohet, ndërsa dituria
shtohet kur jepet.
Ai gjithashtu në një nga poezitë e tij:
Nderi i përket vetëm të diturve,
ata janë në rrugë të drejtë
dhe udhëzimi për ata që rrugë kërkojnë.
Çdo njeri çmohet sipas sjelljes së tij të mirë,
Ndërsa injorantët janë armiq të dijetarëve.
Fito dituri, me të do jesh gjithnjë i gjallë,
bota është e vdekur, ndërsa njerëzit e ditur të gjallë.
Përsosmëria e të mësuarit
Allahu xh.sh ka thënë: Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh,por prej
çdo bashkësie,një grup të mbetet mbrapa, që të thellohetnë mësimine fesë dhe kështu të këshillojë
populline vet,mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohetAllahut. (Teube : 122) I Dërguari i Allahut
ka thënë: Kushdo që ndjeknjë rrugë të kërkimit të diturisë,Allahue drejton atë në një rrugë që e çon
për në xhennet. (Ebu Davud)
Qartësimi se çfarë lloj i diturisë është detyrim për çdo musliman
Pejgamberi a.s ka thënë: Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman(Ibën Maxhe). Ky
hadith i referohet njohjes së atij lloj orientimi të fesë që do t'a shpëtojë dikë nga zjarri. Prandaj,
ajo që është e rëndësishme për secilin prej nesh është që të sigurohemi të mësojmë se çfarë lloj
diturie është e detyrueshme për çdo person që të shpëtojë veten e tij nga zjarri i xhehenemit.
Para se të diskutojmë këtë, është e rëndësishme të dimë se duhet të vazhdojmë të bëjmë vepra
të mira deri në vdekje, përndryshe nëse dikush ndryshon atëherë të gjithë adhurimet që ai i ka
bërë do të jenë pa vlerë.
3. Nëse një person agjëron gjatë një dite të nxehtë dhe pastaj e prish agjërimin (para kohe) disa
minuta para namazit të akshamit, atëherë agjërimi i tij është i pavlefshëm. Po kështu, nëse një
person fal namaz, dhe gjatë namazit para se të japë selam i dalin gazra, namazi i tij prishet. Jeta
mund të duket si një udhëtim i gjatë, por në qoftë se një person ndrzshon para fundit, ai humb
çdo gjë dhe të gjithë veprat e tij janë të pavlefshme dhe ai rrezikon për të banuar në zjarr
përgjithmonë.
Allahu ka thënë: Vërtet,Allahunuk fal që të adhurohetdikushapo diçka tjetërveçAtij,por gjynahete
tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka
humbur dhe është larguar shumë prejudhëssë drejtë.(Nisa:116) Ky ajet përcakton se Allahu nuk fal
shirkun (dmth shoqërimi në adhurim me Të), prandaj dituria më e rëndësishme që një musliman
duhet të kërkojë është dituria rreth Shirkut dhe gjithçka që lidhet me të. të mësojë rreth akides.
Dituria përçështjetqë lidhenme Imanin,ështëmë kryesorja etë gjithaçështjeve në Islampër shkak
Imani përbëhet nga tre aspekte vijuese (a) besimi me zemër, (b) deklarimi me fjalë, (c) të
vepruarit me gjymtyrët mbi atë që besoi dhe u shpreh. Duhet të dimë vëllezër muslimanë, se të
gjitha aktet e adhurimit do të shpërblehen në bazë të asaj që zemra ka për qëllim për çdo veprim
të caktuar, duke e bërë atë (zemrën) organin më të rëndësishëm të trupit. Besimi është një
çështje praktike, sepse ajo është punë e zemrës. Dëshmi e kësaj është thënia e Allahut xh.sh; por
ju dënon (merr në llogari) për atë që vendosni në zemrat tuaja. (Bekare: 225)
Ky ajet tregon se çfarë meriton zemra. Ajo që meriton është veprimi dhe kjo është ajo që ne do
të merremi në përgjegjësi. Prandaj,dilet në përfundim se veprat e zemrës, në të cilën besimim
qëndron në të, janë veprat më serioze. A nuk ka një dallimndërmjet dy personave të cilët thonë.
"La ilahe il Allah" (nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut), ndërsa
njëri e ka zemrën të mbushur me besim të pastër, dhe të tjera është një hipokrit i cili mohon çdo
gjë në Islam?. Sigurisht që ka dallim, i pari hyn në xhenet për shkak të atij besimi. Dhe tjetri do të
jetë në thellësinë më të ulët të zjarrit të xhehenemit. Pse është kështu?. Për shkak të besimeve
në zemrën e secilit, të cilat janë veprimet e saj.
Pejgamberi a.s qëndroi në Meke për trembëdhjetë vjet dhe thirri në; 'La ilahe il -Allahdhetë gjitha
porositë që kanë të bëjnë me atë fjalë,siTeuhidi, Akideja dhe mbrojtja ngashirku. Kur Ai e dërgoi
Muadhin në Jemen i tha atij: Ti po shkon te një popull të cilëtjanë poseduestë librit,kështu që gjëja
e parë që do t'i thërrasësh ata është që të dëshmojnë për ''La ilahe il Allah" dhe nëse ata e pranojnë
këtë, pastaj tregoju atyre se Allahu ka bërë obligim për ta pesë namaze çdo ditë. Nga shembujt e
mësipërm mund të konkludojmë se njohja e Allahut dhe përmbushja (me vepra) e njëshmërisë
së Allahut është dituria më e lavdishme që ekziston. Për këtë arsye, vepra më e lavdishme që një
person mund të bëjë dhe do e mbush zemrën e tij me të, është të njohë Zotin e tij. Madhështia
e çdo diturie bazohet në atë për cilën mëson. A ka më të lavdishëm se Allahu i Madhëruar?,
padyshim që jo. Prandaj, dituria që ka të bëjë me njohjen e Allahut xh.sh, kush janë të drejtat e
Tij mbi krijimin e tij, atë që Ai do dhe atë që Ai nuk do, pra kjo është dituria më me vlerë.
4. Dituria e detyrueshme mund të klasifikohet si më poshtë:
Obligimi i parë për çdo musliman që ka arritur moshën e pjekurisë është që të mësojë kuptimin
e shehadetit dmth "Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe Muhamedi a.s
është i dërguari Allahut".Kjo është dituri e cilanandihmon t'anjohim Allahun xh.sh dhe n’amëson
të drejtat e Tij mbi ne. Kjo përfshin njohuritë e 'Teuhidit të Allahut' në të gjitha format e tij të
ndryshme dmth Teuhidi i Zotërimit, Teuhidi i Emrave dhe cilësive të Tij dhe Teuhidi i adhurimit.
Gjithashtu përfshihet çdo dituri që do të n'a ndihmojë të kuptojmë çdo gjë që do të rrëzon
çfarëdo nga aspektet e mësipërme të Teuhidit. Kjo do të binte në kategorinë e Shirkut. Çdo
musliman duhet të mësojnë rreth Teuhidit dhe Shirkut.
Njohja e të Dërguarit të Tij, Muhamedit a,s. Kjo përfshin, të kuptosh qëllimin e tij si i dërguar, të
drejtat e tij për ne, marrëdhëniet tona me të. Kjo dituri është e rëndësishme sepse nga
Pejgamberi a.s ne mësojmë se si të adhurojnë Allahun ashtu siç e meriton.
Çdo njohuri e cila n’a ndihmon të dimë rreth katër parimeve të tjera bazë të fesë domethënë,
namazit, zekati, agjërimi dhe haxhi. Këto janë shtyllat e fesë së Allahut dhe çdo musliman duhet
të kenë njohuri në lidhje me secilën prej tyre sa më shpejt që të bëhet një detyrim mbi të në
mënyrë që ai mund të kryejnë atë siçAllahu dëshiron. Ajo që është hallalldhe ajo që është haram
e transaksioneve sociale, dhe biznsit dhe me gjithçka që ka lidhje, është detyrë për muslimanin
që të ketë njohuri.
Ka dituri e cilakatë bëjë me çështjet e zemrës, ajo që është e lavdërueshme dhe që çdo musliman
duhet të përpiqet për t'a zhvilluar dhe t'a ushqejë, si durimi, falënderimi, karakteri i mirë,
vërtetësia, sinqeriteti etj, si dhe ajo që është e dënueshme dhe që çdo musliman duhet të
përpiqet t'a shmangë sepse është e ndaluar dhe për këtë arsye mund të shkaktojë dikush të
hidhet në zjarr. Disa shembuj të këtyre janë urrejtja, xhelozia, mëndjemadhësia, të vepruarit për
t'u dukur, pandershmëria, zemërimi, armiqësia dhe koprracisa, ndjekja verbërishtb e dëshirave,
etj
Ndërsa për diturinë që është Farz Kifaje; dmth është një detyrë kolektive, që do të thotë se kjo
nuk është detyrë për çdo individ, por në qoftë se një grup e merr përsipër për t'a marrë këtë
dituri, të gjithë personat e tjerë lirohen nga kjo detyrë, dhe i gjithë komuniteti nuk konsiderohet
si neglizhent nga marrja e kësaj dege të diturisë. Nëse askush nuk e kërkon këtë lloj diturie
atëherë i tërë komuniteti është përgjegjës.
Shembuj të këtij lloji të diturisë janë:
Studim i hollësishëm i ligjit Islam.
Studimi i shkencave bazë, industria dhe profesionet që janë nevoja jetike për mirëqenien e
komunitetit, si mjekësia, infermieria, ekonomia, etj
Muslimanët kanë shkuar në rrugë të gabuar në kuptimin e prioriteteve të tyre, se në cilat dituri
duhet të përqëndrohen dhe si e tillë duhet vënë një prioritet në diturinë që nuk është detyrë mbi
ta, të dinë.