4. Mos ma merrni për të madhe
Ngase grijë kaq shumë unë
Gjuaj fjalë mbi veset tuaja
Po nuk besoj se u prish punë...
autori
6. Mveshdhëntë zoti
të
os
te doktori
po s’pate valuta
të pret arkivoli
hynë pacienti
trupin zvarrë zvarrë
doktorit i duket
si njëqind dollar
DOKTOR 5
VALUTA
7. ti i thua mjekut
këmbët s’luajnë dot
ai të përgjigjet
pa valuta
paske ardhur kot
pacienti dhembshëm
shikon në sy doktorin
ai pa fije turpi pyet
e ke portofolin
6
8. duart i kam të bardha
duart i kam të buta
unë të heq dhembjen
po pate valuta
eh valutë e mallkuar
të bën paloburë
përveç profesionit
të ndërron dhe lëkurë
7
9. mallkuar qofsh
dhe ti hipokrat
ne të kërkojmë mjek
ti na çon lugat
8
10. nëpër ordinanca
e dhoma mjekësore
ndërrohen valutat
si në këmbimore
hej spital i bukur
muret me ngjyrë
ç’i ke mbushur zyrat
përplot me vampirë
9
11. Tellall shkuar tellalli
diplomati i madh
bluan çka nuk bluan
diplomacia i duket livadh
fenomen shekulli
politikani fjalëshumi
s’kam shok në politikë
thotë jam si lumi
10 DIPLOMATI
13. Ikinedekada
vite muaj
ne në tokë tonën
vazhdimisht të huaj
presim me vite
rrezet e lirisë
nga trupi s’na shqytet
ndryshku i robërisë
12 PAMË
14. pamë ç’nuk pamë
alete politike
përplot vese e huqe
shohim bythët pushtetari
të fërkohen në kolltuqe
shohim dhe nga ata
që dikur për atdhe
fort i digjte malli
sot pa përtesë
shndërrohen në miza kali
13
15. Më thanë: kujdes
është i pacipë
s’ka turp
nuk besova
se vitet rëndonin
më shumë se fjalët
14 GËNJESHTARI
16. më thanë: kujdes!
gënjeshtrat
i ka me tepricë
ani thash: njeri...
ç’të bëj i mjeri
turpi vendin e ka në ballë
nuk rin në prapanicë
15
17. Kanarinë nuk je
pëllumb jo, assesi
qyqe tinëzare
apo krrokatës i zi
çdo herë synon lartësinë
të matesh me shkabën
kur të tradhton kujtesa
zhytesh në moçale
patjetër; pararendës
ke zhabën
16 MENDJEMADHI
18. Përdhunues tavolinash
për hell shet qiqra
po më pyetën kush je
do t’u preferoja
një mijë rriqra
përbirohesh birucave
me dërdëllisje patetike
kurrë s’mësove
ç’është kurrizi
me buzëqeshjet cinike
mbete mi gjirizi
JE 17
19. Në fëmijëri
letër e bardhë
si bora
ç’të donë zemra
e rrëmben dora
në rini
plotë andralla
veç luksit e argëtimit
për asgjë s’të ha kopalla
18 JETA
20. ܰë
jetë gomari
argat i të gjithëve
eh! jetë, jetë kali
19
21. Tynë bajrak
qyteti im
lule
me rrugë të gjëra
si sokak
hej qytet i bukur
me parqe, lulishte
pallate të larta
rrugët plotë plehërishte
20 QYTETI IM
22. anë e kënd butiqe
e lokale nate
metropol Afrike
me kulturë mulate
ti qyteti im
sheshin me gropa
në pallat tenxheret
kështu të donë Evropa
21
23. shumë intelektual
qyteti im paska
burra pa kandar
fytyrë me shtatë maska
“atdhetarët” tanë
trupin drejtë si lis
bythë e këmbë në Bombaj
mendjen në Paris
22
24. ke shumë shoqata
e dhjetëra parti
gënjeshtrat e gjata
punët lesh e li
kur ulen në karrige
sulen kush ç’të kapi
jeta sociale
është bërë lesh arapi
23
25. dasma e gëzime
rend e pa rend
shkrihet pasuria
për dy gishta vend
hej qyteti im
rrugët me asfalt
të shndrit fytyra
e zhytur në baltë
24
26. do mjekra të çuditshme
nuk dimë se nga vijnë
vallë e duan djallin
apo perëndinë
25
27. hej qytet qyqarësh
vatër taksidarësh
çerdhe matrapazësh
e bordel kurvarësh
ke dhe një shtresë
që nuk duket fare
se s’mund të durojnë
këtë shoqëri zuzare
26
28. Kqë vrapojnë pas hiçit
akarisje burokratësh
njërën dorë te gota e votkës
tjetrën tek herdhet e viçit
SHEJTANBUDALLAIT 27
29. më neveritin
karrieristët matrapaz
thonë na pëlqen
të lexojmë satirë
shejtanbudallait
vallë kurrë nuk shihen
në pasqyrë
28
30. Për nëpunës e drejtorë
yll shprese janë devizat
përtace bëhen bletët
Punëtore janë mizat
Ah! Kjo botë botë e ndytë
E bën nëpunësin
leckë çerepi
Syri tij kureshtar
Donë të dijë ç’mban xhepi
SOT 29
31. Qesh gjykatësi e drejtori
Ngryset mrrolet nevojtari
Diell vere portofoli
Rreze drite është dollari
30
32. Nëtë lodhem të drobitem
mesin tuaj do qëndroj
prush e hi do të bëhem
në kolltuk sa të ngjitem
në seanca politike
do të digjem pishtar
votën tuaj ta shndërroj
në luks e dollar
për hallet tuaja
kurrë s’do lëshoj pe
për interesin tim
do të shembi (at)dhe
BETIMI 31
(Parodi për deputet)
33. Vjen behari ik acari
patriotët mbinë kudo
si në prill kur shpërthen bari
mësyjnë tubimet
kokën në hava
me fjalime të zjarrta
thonë do të bëjmë hata
32 SKRAJAT
34. radhitur në foltore
si hunjtë në gardh
ballëndriturit garojnë
kush është më i madh
33
35. Rendvjen ngaortejmesjeta
e rend tungjatjeta
Soji yt
Rend e thuaj
se ka ardhur koha juaj
se betejën e fituat
dhe moçalet i zaptuat
rend, or thundrak
34 REND, OR THUNDRAK
(Parodi: Rend or Marathonomak, F.Noli)
36. kap një degë ferre
rrotullohu disa here
nëpër fushë
e breg mbi breg
thundra tokën të mos ta prek
rend or thundrak
35
37. ke një plagë që të shpon
shpirt e zemër t’i sëmbon
në çdo mes pse s’je i pari
karrierist zog gomari
rend, or thundrak
36
38. t’u tha gryka se të pihet
t’është çarë thundra po s’të rihet,
se karrigia po të pret
ankthi zemrën po ta vret
shpejt, or thundrak!
37
39. vapa mbyt e pluhuri nxinë
ferra çjerr e guri grin
lakmia gjoksin ta përvëlon
kolltuku syrin ta verbon
ush e ush, o thundrak
gryka si gjyryk, të frynë
seç, vëngon e ç’gulçon,
lakmia të çkallmon
me tokmak për partinë
rend, or thundrak
38
40. Ikën hordhia
e vjen falanga
anë e mbanë ferr
populli në pranga
zbythen kleptomanët
kur mësyjnë harbutët
ikin matrapazët
kur vërshojnë hajdutët
FITORE 39
41. në këtë karnaval
aktrojnë të gjithë
elektorati ngel prapë
me gishtin në b.... (gojë)
40
42. ëëë
ik
e vera
forcat politike
dalin shpejt nga shpella
me flamuj në dorë
sulen në kafene
mbanë fjalime të zjarrta
KANDARI 41
(Variant)
43. gojën plotë atdhe
në fund të fjalimit
siç e do adeti
para turmës prezantohet
palodeputeti
është patriot
burrë me karar
bëmat e tij
s’maten në kandar
42
44. eh kandar i mjerë
ku e din çka mat
sot shtirret engjëll
nesër del lugat
po të votojmë
zotin deputet
do të pimë Red Bull
kokainë kualitet
43
45. do të sjellë Marlboro
heroinë Azie
tesha të mëndafshit
na sjellë prej Indie
ne rimë e dëgjojmë
me sytë gapërr
pyesim njëri tjetrin
kush është ky këmbëgjarpër
44
46. Kurfytyra nuk nxinë
maska zverdhet
motra të pandara
njëra tjetrës
i fshehin ligësinë
DYFYTYRËSI 45
47. Në zyrame ditë e net
të parfumosura
debaton
mbi atdheun tim
thika e saj thellë rrëshqet
OSB-ja
TBC-ja
Grup i Centaurëve
sjell ultimatume e vendime
lugetërit bëjnë prova
me vrasje e copëtime
46 (E) U ROPA
48. shpirti na është lodhur
zemër e buzë
na u bënë copa
akoma se kuptuam
kush është (E) u rropa
47
49. Burrë, se karrieristët
më burrë
i ngrati ndërron ngjyrën
të shpëtoj kokën
karrieristi sylugat
ndërron ngjyrën
të trashë prapanicën
48 KAMELEONI
50. I ku gjysmë shekulli
nën thundër t’mjerimit
“patriotët” shkojnë argatë
t’i shpëtojnë varfërimit
shtresa intelektuale
nuk ndihet fare
se një grup banditësh
e kanë bërë pesë pare
ATDHEU 49
51. rënkon atdheu
i shtrirë gjerë e gjatë
e shndërruan kopilët
sot në rezervat
mbi tokën e shenjtë
falangat marshojnë
burbulecët e mjerë
në kolltuk lotojnë
50
52. Këtë dekadë të “ndritur”
Evropa vari kusinë
të gatuaj gjellë
dhe për shqiptarinë
vijnë e shkojnë
çastet vendimtare
kur duhet të zgjohet
vetëdija kombëtare
KUSIA 51
53. në kohë të turbullta
ne jemi në kllapi
ëndërrojmë syhapur
të shtrenjtën liri
52
54. vjen ahtistari
ik ahtisari
politika jonë
vizion gomari
vjen Satana
ikën Solana
nuk zgjidhen hallet
kurrë me kecana
53
55. St’ia bëj vejë halli
i do të
si i gjori
karrierën time
lumi seç e mori
ah!kjo kushtetutë
kurrë dritë mos patë
pse nuk ka një ligj
që mandatin zgjatë
54 VAJI I BUBUZHELIT
56. ndaj do marr librezën
të dal në sokak
për partinë e dashur
shumë jam bë merak
do të bllokoj autostradat
e të zë hekurudhat
se pa kontingjentet
do më shtohen rrudhat
55
57. do të trupoj dete
rrugë e magjistrale
paratë e pushtetit
i bëra fekale
po më zbrazet grazhdi
pakësohen devizat
kollaren e bukur
ma qëndisin mizat
56
58. nuk e meritoja këtë
unë si atdhetar
ndaj kundërshtarët
vdekja le ti marrë
më buçet koka
inati s’më del
le ta dinë të gjithë
unë jam bubuzhel
57
59. ndoshta jam në ëndërr
ishalla jam në gjumë
o fron qeverie
unë të dua shumë
s’duroj këtë shaka
mos më veni në lojë
vërtetë do t’më leni
me gishtin në gojë
58
60. vallë kush ma bëri
këtë sherr pahije
mua më të madhit
burbulec partie
pa dashnoren time
si t’ia bëj hallit
s’më mbetet gjë tjetër
veç t’i fryjë kavallit
59
61. kur hy në kafene
askush nuk ma varë
m’ shikojnë me përbuzje
si të jem zuzar
do t’ia hiqja vetes
e ta lë një nam
por më pengon feja
që e ka shpallë haram
60
62. në djall le të venë
nuk paskam rrugë tjetër
ndaj do të kthehem
tek shoqëri e vjetër
61
63. Mal mbushur me
me përralla
ballin
përrenj
akoma merresh me
andralla
për bisedë
kurrë s’je i denjë
62 TI
64. koka të mbeti lëndinë
fytyra shpat me dëborë
kur nuk e tejkalove
fëmijërinë
kam kohë thua
s’është vonë
63
65. Dridhem në janargusht
për ty djersitem në
pa ty këngës ia marrë
për ty betohem
kur jam ngushtë
pa ty mrrolem në shkurt
për ty këndoj në maj
dhe kur më mungon ti
gëzohem e nuk qajë
64 PËR TY
66. Hipim ne na ofrohet
në kolltuk
sa herë
kur jemi larg tij
malli nis na shtohet
pasuria zë e ritet
nis e shkëlqen froni
barku ynë nis e fryhet
rroftë e qoftë padroni
KOLLTUKU 65
67. sa e mirë anarkia
na e shton lezetin
na i forcoi këmbë e duar
e duam ryshfetin
ne do burra me kollare
“ajka e atdheut”
sulemi mbi kolltuqe
me shpatë t’Skënderbeut
66
68. ca u bëmë deputet
disa tjerë ministër
është mbush qeveria
kërroçe pa kapistër
shtrohen kokteje
kërcet zijafeti
barkun bosh me dorë
le ta mban mileti
67
69. s’mbarojnë dreka e darka
nuk zbrazet tepsia
luksi ynë ka marrë hov
Rroftë qeveria
le të venë në djall të mallkuar
arsimi e kultura
prapanica ka nis të trashet
na shkëlqen lëkura
68
70. Hallesa s’i përmbledh letra
të mëdha ka ministri
kontingjentet e shumta
dhe dashnoret e vjetra
po mileti i ngratë
si t’ia bëjë hallit
po nuk gjeti zgjidhje
le t’i fryjë kavallit
MINISTRI 69
71. Ike natën në heshtje
pa lënë amanet
ike nga kjo botë servilësh
o mik
ku njeriu han sojin e vet
ike se të bezdisi
injoranca intelektuale
krimbat e krimbave të kuq
që erdhën nga gropa fekale
70 O MIK
(poetit R. Sinani)
72. kjo botë e krimbur
o mik
shtrihet nga kollarja
deri poshtë rripit
si dje edhe sot e drejtojnë
pasardhësit e Edipit
71
73. ike o mik
pa thënë lamtumirë
ike nga kjo botë
plot myk
botë që jetën na e brenë
nga pak e përditë
eh! mik
edhe në varr
s’të lënë të qetë
do të sulen krimbërisht
se fjala e poetit vret.
72
74. F let
e shkumohet
për drejtësi e ligje
gjithmonë lyp
mjegull
për të hapur shteg
aty ku s’ka shtigje
DEMAGOGU 73
75. Oazaparajsa vetë
e Ballkanit
është
për derra të pangopur
ngujuar n’kabinet
oaza e gjarpinjve
risi historike
dora e hajdutëve
ka forcë magjike
74 OAZA
76. oaza e kleptomanëve
ka dhe kafazin
për barkurriturit
kur u prishin avazin
oaza e nepërkave
rezervat dembelësh
xhenet sylugatësh
arenë kriminelësh
75
77. Rruofsha unë (E) u rropa
nuk duhet histori
Skënderbeun legjendar
sot e keni ju raki
patriotëve n’kafene
sa herë u ndizet gjaku
për atdhe u shpërthejnë lotët
copë e grimë e bëjnë bardakun
76 U RROPA
(Variant)
78. këngëtari nis betejën
shkoi Presheva e Mitrovica
Konispoli e Tivari
mikrofonin si jatagan
thotë: jam komandant ....
77
79. Lojëra të fëlliqura
që ngjallin pesimizëm
lugetërit me kollare
flasin për pluralizëm
mburret (e) u ropa
e varrosa monizmin
shpirtkëputurit belbëzojnë
nazistët festojnë sot
fitore mbi nazizmin
78 LIGËSI
80. T ë varfrit e kanë inat
se botën e sjell vërdallë
legenët ia ndijën erën
ndaj mësyjnë si të marrë
kur e ka krimineli
dhe e shtrëngon tradhtari
para saj bëhen baltë
atdheu e ideali
PARAJ(s)A 79
81. Shpeshherë më pyet
si jam me shëndet
sa për sy e faqe
të përgjigjem:
ashtu siç duan
paraardhësit e njeriut
sipas shkencës
tani u kënaqe?!
80 SHTINJAKU
82. Poeteshë se s’ka
rebele
ti e din
grua për ty
ndaj pajtohu me fatin
dhe leri burrat
në qetësi
R.H. 81
83. Feston lagjja këndesi
Majë plehu këndon
gëzohet tërë mëhalla
analist është bërë bylmezi
shkruan me shtërzim
ca ese e analiza
krekoset pa fije turpi
kur e dëgjon të djeg kërthiza
82 ANAL’ISTI
84. merr bekimin prej padronit
e vërsulet përmbi letër
për ta ruajt lezetin e fronit
nuk harron zanatin e vjetër
lapsin n’dorë si jatagan
e vringëllon ditë e natë
ku e din analist bylmezi
se arti s’duron diktat
83
85. Prinë në vallen
e shejtanit
një shebek sekretar
dorë e zgjatur
e laramanit
marionetë
e klasit parë
84 SHEBEKU
86. këtë dykëmbësh
ekzotik
ku se mbjellë
aty e korrë
bythë e brekë
është bërë sot
me Iblisin drejtor
85
87. Kshpirtin ei lashtë
y popull
ka madh
gjoksin sa Ballkani
zemrën si livadh
në te hedhin valle
engjëjt edhe djalli
zemra e këtij populli
është si bunari
86 POPULL I LASHTË
88. hyjnë e dalin fqinjët
si në vetëshërbim
njëri mbjellë ngatërresa
tjetri thërret pajtim
ne rimë e dëgjojmë
sy e vesh bërë gapërr
me shpresë te elita
pushtetarët këmbëgjarpër
87
89. dekadë pas dekade
vazhdon lojë e vjetër
historia kombëtare
zgjidhet veç në letër
88
90. ëڲٲë
qesh
në
vula e turpit
brez pas brezi
damkën
ke në ballë
i përvetësove
me ëndje
këto vese
jo nga zori
tani je vetëm
kecan oborri
KECANI 89
91. I shenjti atdhe beteja
me shekuj numëron
i lidhur ec mbi dhe
në trup të radhiten
plagë të reja
fqinjët të djegin flamurin
çdo ditë të rrudhin kufi
dikush na e lidh e zgjidh ushkurin
dhe ne heshtim përsëri
90 O ATDHE
92. P rite prite diplomatin
Që të vjen me benz të zi
Prite prite kokëthatin
do të jap hijeshi
me teserën e partisë
dhe bekimin e liderit
Nur i jep qeverisë
ky stërnip i beterit
O FRON I BEKUAR 91
93. me pasaportë diplomatike
Mësynë Evropë e Azi
Kontingjentet e ngazëllojnë
Diplomatin barkfuçi
Nuk ka kush t’i bëj ballë
Është i pashëm atavik
akreditohet kokëmadhi
Atashe në Afrikë
92
95. DOKTOR VALUTA 5
DIPLOMATI 10
PAMË 12
GËNJESHTARI 14
MENDJEMADHI 16
JE 17
JETA 18
QYTETI IM 20
SHEJTANBUDALLAIT 27
SOT 29
BETIMI 31
SKRAJAT 32
REND, OR THUNDRAK 34
FITORE 39
KANDARI 41
DYFYTYRËSI 45
(E) U ROPA 46
KAMELEONI 48
ATDHEU 49
KUSIA 51
VAJI I BUBUZHELIT 54
TI 62
PËR TY 64
KOLLTUKU 65
MINISTRI 69
O MIK 70
DEMAGOGU 73
OAZA 74
94 Përmbajtja
96. U RROPA 76
LIGËSI 78
PARAJ(s)A 79
SHTINJAKU 80
R.H. 81
ANAL’ISTI 82
SHEBEKU 84
POPULL I LASHTË 86
KECANI 89
O ATDHE 90
O FRON I BEKUAR 91
95
97. CIP Каталогизација во публикација,
Национална и Универзитетска Библиотека
“Св. Климент Охридски“ - Скопје
Ajruli, EKREM / Kur qesh doktor valuta,/ Ekrem
Ajruli - Tetovë,
ArbëriaDesign - Tetovë, 96 стр. 19cm
ISBN 978-9989-866-35-7
Ky libër u financua nga Ministria për
Kulturë e R. së Maqedonisë