14.  Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet
sportive, kazino) si dhe lojërat me zare dhe
me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin
pasoja të rënda ne familje dhe shoqeri ,
psikologjike e fizike .Vartësia sjell gjithashtu
tkurrje në vetvete e kjo sjell probleme të tjera
me familjen dhe të afërmit, pasi lojtari bëhet
gjithnjë e më i padukshëm, sepse kohën e
kalon në bixhoz e nga kjo bëhet nervoz. Ai
bëhet i padurueshëm, shqetësimet rriten,
me te rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën
e neurozave. Edhe gjatë lojës, në mes të
lojtarëve, ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të
tjerët sikur komplotojnë kundër tij.
Gënjeshtra dhe moskthimi i borxheve janë
elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit
të tij t’i largohen masivisht dhe kjo krijon një
vetmi tejet të rëndë. Pasojat sociale jane
tepër të rënda, që nga vetvrasjet dhe deri te
problemet e fundit që kanë të bëjnë me
divorcet, shkatërrimin e themelit bazë të një
shoqërie.
15.  Sa i përket dëmeve në sferën
profesionale, ato vijnë nga fakti se
lojtari kalon kohë të gjatë duke luajtur
dhe kështu humb aftësitë prodhuese:
ai nuk është më i motivuar të punojë
edhe nga shkaku se paga e tij është
harxhuar akoma pa e marrë atë,
gjithashtu është i rraskapitur
psikologjiksht dhe fizikisht nga
mundimi i tepërt gjatë lojës e kjo çon
detyrimisht në shkatërrim të plotë.
Kur flasim për shkatërrim të plotë,
flasim për dergjen që e kaplon
bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo
vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si
duhani, alkooli e që së bashku krijojnë
favore për sëmundje të ndryshme
psikologjike dhe fizike.