2. Hyrje
Në këtë punim seminarik flitet për fushën magnetike,
përkatësisht për magnetët, llojet e magnetëve,
llojet,dendësinë, itensitetin, tensionin, dhe
përdorimin e fushës magnetike.
3. Magnetët
Magnetët e përhershëm janë trupa që kanë veti të tërheqin
trupa ferromagnetikë, dhe këtë veti e ruajnë për kohë të
gjatë.
Magnetët kanë forma të ndryshme:
Polet magnetike shënohen me N(veriu) dhe me
S(jugu).Polet e njëjta refuzohen ndërsa ato të kundërtat
tërhiqen.
4. Fusha magnetike
Ekzistojnë dy lloje fushash magnetike:
o Fusha magnetike e magnetëve të përhershëm,
o Fusha magnetike e magnetëve e krijuar nga rryma
elektrike përreth përcjellësit me rrymë.
5. Fusha magnetike e magnetëve të përhershëm
Forca ndërmejt ngarkesave magnetike shprehet me ligjin
e Kulonit:
6. H-fusha magnetike
- konstantja magnetike
r-largësia ndërmjet ngarkesave magnetike dhe .
7. Fusha magnetike e Tokës
Toka konsiderohet një magnet gjigand me polin verior magnetik që
gjendet në gjerësitë jugore gjeografike dhe polin verior që gjendet në
gjerësitë veriore.
Këndi që mbyll drejtimin e poleve magnetike S-N me drejtimin e
poleve gjeografikeN-S quhet kënd i deklinacionit dhe shënohet me: δ
9. Zbulimi i Erstedi-t
Hans Christian Oersted, njëri prej shkenctarëve kryesorë të shekullit
19,luajti rol të madh në elektomagnetik.
Në vitin 1820,ai aksidentalisht zbuloi se gjilpëra magnetike ndërron kahun
e zhvendosjes kur një rryme elektrike kalon përmes një teli aty
pranë.Përmes këtij vrojtimi Erstedi paraqiti lidhjen ndërmjet magnetizmit
dhe elektricitetit.Mbi këtë parim u krijuan shumë teknologji si Tv,radiot
dhe fibrat optikë.
Me ndërrimin e kahut të rrymës elektrike në qark, që arrihet duke
ndërruar pozitën e kontakteve në burim shkaktohet ndërrimi i kahut të
zhvendosjes së gjilpërës magnetike.
10. Rregulla e dorës së djathtë
Përcaktimi i kahut të zhvendosjes së gjilpërës
magnetike kryhet duke zbatuar rregullën e dorës së
djathtë.
Nëse dora e djathtë vendoset në kahun e rrymës me
shuplakë të kthyer nga teli,atëherë gishti i madh do të
tregojë kahun e zhvendosjes se polit verior të gjilpërës
magnetikë.
11. Rregulla e Maksuelit
Vijat e forcës magnetike përreth përcjellësit me rrymë
kanë kahun e rrotullimit të dorëzës së turjelës, kur
turjela përparon në drejtim të rrymës.
12. Fusha magnetike e qarkut rrethor
Nëse përcjellësin e lakojmë në formë rrethi, fitojmë
qark unazor me fushë magnetike më të fuqishme.
13. Fusha magnetike e solenoidit
Te solenoidi vijat e fushës magnetike dalin nga ana veriore,
e cila përcaktohet me rregullën e dorës së djathtë.
Nëse solenoidin e kapim me dorë të djathtë, në mënyrë që
gishtat e përkulur të tregojnë kahun e lëvizjes së
rrymës,atëherë ana veriore tregohet me kahun e gishtit të
madh.
14. Fluksi magnetik
Të gjitha vijat magnetike që dalin nga poli verior
magnetik,paraqesin fluksin Φ të fushave magnetike të tyre.
Nëse fluksi është njëtrajtësisht i shpërndarë në sipërfaqe
ateherë:
Njësia për fluks quhet veber (wb)
1wb=1T·1m²
B- Dendësia e fluksit magnetik
Φ-fluksi magnetik
S-sipërfaqja
15. Itensiteti i fushës magnetike H
Permabiliteti
;
B-dendësia e fushës magnetike
H-itensiteti i fushës magnetike,
që nuk varet nga materiali
-permabiliteti(lëshueshmëria
që varet nga vetitë magnetike të
materialit në fushën magnetike.
16. Forcat në fushën magnetike
Forca ndërmjet poleve magnetike:
Ndërmjet poleve magnetike te veçuara vepron forca e
bashkëveprimit e cila përshkruhet me forcën e Kulonit.
Bashkëveprimi i ngarkesave në lëvizje:
Për dy ngarkesa q1 dhe q2 të cilat lëvizin me v1 dhe v2 në
largësi reciproke r vepron forca e bashkëveprimit:
17. Itensiteti i fushës magnetike
Permabiliteti-Në vakum
Dendësinë e fluksit magnetik në vakum e shënojmë:
dhe ku:
-permabiliteti relativ.
18. Veprimi i fushës magnetike në
përcjellësin me rrymë-Ligji i Amperit
Forca e bashkëveprimit F është në përpjestim me induksionin
magnetik B, me itensitetin e rrymës I dhe gjatësinë e përcjellësit
l, i cili gjendet brenda fushës magnetike:
Nëse përcjellësi qëndron normal ndaj kahut N-S atëherë
dhe shprehja merr formën:
Il-quhet elementi i rrymës.
19. Forca e veprimit reciprok ndërmjet
dy përcjellësve paralelë me rrymë
Forca me të cilën fusha magnetike e telit të majtë
vepron në gjatësine e telit të djathtë është:
Nëse largësia ndërmjet përcjellësve shënohet me a
atëherë kemi : nga del shprehja për forcën
e bashkëveprimit:
20. Përkufizimi i Amperit
Vlera zëvendsohet në formulë :
Çdo njëri nga dy përcjellësit shumë të gjatë dhe paralel ka rrymë me
intensitet prej një amperi, nëse forca me të cilën ata përcjellës veprojnë
në mes veti me largësi reciproke prej një metri është N për çdo
metër të gjatësisë së tyre.
21. Forca e Lorencit
Forca me të cilën fusha magnetike, vepron në
nagrkesa të lira quhet forcë e Lorencit.
;
Zëvendësojmë në formulë
dhe fitojmë shprehjen:
22. Ligji i qarkullimit të vektorit të
fushës magnetike
Tensioni magnetik përgjatë ndonjë rruge të mbyllur
është i barabartë me itensitetin e përgjithshëm të rrymës e
cila rrjedhë nëpër sipërfaqe të mbyllur me atë rrugë.
Për solenoid :
Nëse kalojnë disa rryma atëherë ligji i Amperit
shprehet:
23. Shembuj të zbatimit të ligjit të
qarkullimit të vektorit të H
1. Konturi e mbërthen vetëm një përcjellës drejtvizor:
Pasi që perimetri i rrethit është .
24. 2. Konturi i mbërthen disa përcjellës drejtvizorë:
3. Fusha magnetike e solenoidit:
Për solenoid: ; atëherë shprehja merr
formën:
Nëse atëherë induksioni magnetik e ka vlerën:
25. Induksioni magnetik në brendi të
përcjellësit
Përcaktimi i induksionit magnetik në brendi të përcjellësit pambarim të gjatë me rreze a
nëpër të cilin rrjedhë rryma njëkahore me intensitet I mund të përcaktohet me ligjin e
Amperit.
Nga raporti: ,për induksion magnetik në funksion të dendësisë fitojmë
shprehjen:
Nga raporti: fitojmë vartësinë e induksionit magnetik nga largësia prej qendrës
së përcjëllësit në brendi të tij :
26. Lëvizja e ngarkesave në fushën
homogjene magnetike
Nga ligji i Lorencit: ,
dhe fitojmë:
Nëse me T shënojmë periodën, atëherë:
Numri i rrotullimeve të plota të grimcës së elektrizuar nëpër
rrugën rrethore në fushën magnetike është:
27. Fusha magnetike në mjedise
Materialet, të cilat në fushën magnetikë sillen
ngjashëm sikurse hekuri, quhen metale ferromagnetike.
Në këtë grup bëjnë pjesë:kobalti,nikeli, dhe gadolini.
Mirëpo disa metale edh pse nuk janë ferromagnetikë
aliazhet e tyre mund të tregojnë veti ferromagnetike.
Materialet sipas vetive magnetike ndaj fushës
magnetike ndahen në:
1. Ferromagnetike
2. Paramagntike
3. Diamagnetike
28. Magnetizmi
Më mjedise materiale fusha magnetike e burimeve të
caktuara ndryshon nga fusha magnetike e burimeve të
njëjta në zbrazësi.Kështu fusha magnetike e tërësishme :
;
-faktori i përpjestueshmërisë, shpreh susceptibilitetin
magnetik të materialit.
Te paramagnetët ,ndërsa te dimagnetët .
dhe nëse atëherë:
Nëse zëvendësojmë: atëherë magnetizmi:
Ndërsa permabiliteti relativ:
30. Ferromagnetikët
Për shpjegimin e dukurive ferromagnetike, Vjasi dha hipotezën për ekzistimin
e zonave vëllimore magnetike që quhen domene.Momonetet magnetike të
atomeve gjatë bashkveprimit orientohen në një kah dhe paketohen, duke
formuar domene magnetike.
Lakorja e magnetizmit paraqet varësinë e
induksionit magnetik B nga itensiteti i fushës
magnetike H për një material feromagnetik.
Magnetizmi i mjedisit kryhetduke filluar nga vlera e vogël e fushës së jashtme
dhe vazhdon me rritjen e saj, me rritje domenet orientohen në kah të
fushës,prandaj edhe lakorja mbetet paralel me abshisën.Kështu arrihet gjendja
e magnetizmit të ngopur.
31. Temperatura Kyri
Nën veprimin e temperaturës mund të arrihet një
gjendje e ferromagnetit kur ai i humb vetitë
magnetike.Kjo temperaturë kur ferromagneti humb
vetitë magnetike quhet temperaturë e Kyrit.Mbi këtë
temperaturë materiali ferromagnetik fiton vetinë e
paramagnetikëve.
Temperatura e Kyrit për hekur është 1043K, për kobalt
1400K.Ky ligj shprehet me formulën:
32. Zbatimi i magnetëve
dhe fushës magnetike
Teknologji mediatike(disketat,CD,audio kasetat etj)
Financë(kartat e kreditit)
Transport(tranvaj,trenat elektrik,teleferikët,trenat
magnetik etj.)
Mjeksi(skanerët me rezonancë magnetike)
Muzikë(mikrofonat,kitarat elektrike,kufjet etj.)