2. PERMBAJTJA
KARAKTERISTIKAT E GJITAREVE
TRUPI I GJITAREVE
DHEMBET E GJITAREVE
GJYMTYRET E GJITAREVE
GEZOFI I GJITAREVE
MADHESIA E TYRE
FOTO
3. Gjitarët janë shtazë me gjëndra që prodhojnë
qumësht. Gjitarët janë shtazë kurrizore
(vertebrata), shpesh quhen edhe rruazor.
Te femrat e gjitarëve janë të zhvilluara gjëndrat e
qumështit, të cilat sajojnë qumësht, me të cilin i
ushqejnë të vegjlit e tyre.
Për shkak të zhvillimit të këtyre gjëndrave të
qumështit i tërë ky grup i organizmave e ka
marrë emrin gjitarë.
Gjitarët (Mammalia nga gjuha latine = gjiri).
KARAKTERISTIKAT MË TË
RËNDËSISHME TË GJITARËVE.
5. Prania e gjëndrave qe prodhojnë qumështin, pra,
e gjëndrave të gjirit, i ka dhënë emrin kësaj klase
të kurrizorëve.
Nga të gjithë kurrizorët, gjitarët e kanë trurin më
të ndërlikuar , me masë më të madhe. Pikërisht
kjo i lejon ata që të kryejnë sjellje më të
ndërlikuara.
Gjitarët përveç gjëndrave qumështore që
shërbejnë për ushqimin e te vegjëlve kanë edhe
gjëndra djerësore dhe dhjamore.
KARAKTERISTIKAT MË TË
RËNDËSISHME TË GJITARËVE.
6. Gjitarët janë të vetmet shtazë trupi i të cilëve është i
mbuluar me qime, e kjo veçori ndikon në ruajtjen e
temperaturës trupore.
Qimet e gjitarëve paraqiten në forma të ndryshme: të
gjata, të forta, të buta, në formë gëzofi, por edhe në
formë gjembash. Ngjyra dhe dendësia e qimeve varet
nga mjedisi ku jetojnë gjitarët.
Në vjeshtë mbështjellësi i trupit me qime dendësohet ,
kurse ne pranverë rrallohet duke i rënë qimet.
Shumica e gjitarëve e kanë bishtin shumë të zhvilluar.
Bishti mund të shërbej për notim, për tu kapur për
degë për kërcime, por edhe për mbrojtje.
TRUPI I GJITAREVE
7. Gjitarët, sikurse edhe shpezët, janë homeotermë,
ndonëse temperaturën konstante të trupit e kanë
diçka më të ultë se sa shpezët.
Aftësia që kanë për ta mbajtur temperaturën konstante
të trupit u ka mundësuar gjitarëve sikurse edhe
shpezëve, që ta popullzojnë tërë botën.
Edhe pse gjitarët kanë temperaturë të qëndrueshme
trupore disa gjatë dimrit bien në gjumë për ti shpëtuar
mungesës së ushqimit e disa e grumbullojnë
ushqimin në strofkat e tyre.
Ndërtimi i dhëmbëve varet nga mënyra e të ushqyerit
te gjitarët. Dallojnë dhëmbët e mishngrënësve nga ata
të bimëngrënësve.
GJITARËT JANË HOMEOTERMË
9. Gjymtyrët e gjitarëve gjithashtu
kanë ndërtime të ndryshme e
kjo varet nga mënyra e lëvizjes
dhe marrjes se ushqimit në
mjedisin jetësor.
Kështu disa gjitar ecin , disa
vrapojnë, disa ngjiten nëpër
degë , disa gropojnë tokën, disa
notojnë, disa edhe fluturojnë.
Gjymtyrët zakonisht janë të
pajisur me kthetra ose thundra
ku mund të kenë një ose me
shumë thundra.
GJYMTYRET E GJITARËVE
11. Zemra e
gjitareve ka 4
dhoma.
Gjitaret kane
nje muskul ate
te diafragmes
qe ndihmon ne
frymemarrje
11
ZEMRA E GJITAREVE
12. Për nga madhësia e trupit gjitarët janë një grup mjaft i
llojllojshëm i organizmave.
Gjitarët e tokës janë me madhësi të ndryshme prej minjve të
imtë e gjer te elefantët gjigantë. Por gjitarët më të mëdhenj janë
balenat, të cilat jetojnë në det.
Balena e kaltër, e cila jeton në ujë me temperaturë mesatare dhe
në ujë të ftohtë të Oqeanit Atlantik dhe të Qetë, është e gjatë 35
metra dhe e rëndë 119 tona, ajo gjer më sot është forma më e
madhe jo vetëm ndër gjitarët por edhe në tërë botën e gjallë.
MADHESIA E GJITARËVE
14. Gëzofi, ose mbulesa me qime, është i ndryshëm te
gjitarët e ndryshëm. Gëzofi i gjitarëve të poleve është i
dendur dhe me lesh të gjatë, te gjitarët e tropeve është
i rrallë dhe me lesh të shkurtër.
Elefantët, rinoqerontët, dhe kuajt e Nilit si dhe disa
gjitarë tjerë janë pa gëzof dhe me qime shumë të
rralla, kurse lëkura e balenave është në tërësi lakuriqe,
me përjashtim të disa qimeve rreth gojës.
Leshi i deleve është i përbërë prej qimeve të gjata dhe
të buta, kurse qimet e derrit janë të trasha dhe të
vrazhda — kreshtat. Te iriqi, thiu thimtak, iriqi i
thneglave (ekidna) qimet janë shndërruar në gjemba.
GEZOFI TE GJITARËT