ݺߣ

ݺߣShare a Scribd company logo
“Gregor Mendel”
‘Babai i Gjenetikës Moderne’
Njeriu që shpjegoi për
herë të parë ligjësinë e
trashëgimisë së tipareve
nga prindërit te
pasardhësit ishte prifti
augustinian Gregor
Mendel, i cili lindi më 22
qershor të vitit 1822 në
Heizendorf të Austrisë.
Prindërit e tij, Anton dhe
Rosinë Mendel, ishin
fermerë në ‘Brno’ të
Moravisë së Republikës
Çeke, që në atë kohë i
ishte aneksuar Austrisë.
Gregor Mendel
Nisur nga vështirësitë ekonomike të familjes,
Mendeli i filloi studimet pranë manastirit të St.
Thomasit në Brno. Në këtë manastir, përveç
mësimeve fetare, mësoheshin edhe matematika e
shkencat. Në vitin 1851, Mendel, hyri në
Universitetin e Vjenës, në të cilin studioi për
matematikë e biologji. Më 1854 u kthye sërish në
Brno për të dhënë mësim, por edhe për t’u marrë me
kërkime.
Pas shtatë vitesh pune këmbëngulëse
eksperimentale me kultivimin dhe kryqëzimin e
30 000 bimëve të bizeles (Pisum sativum), Gregor
Mendel hodhi bazat teorike të gjenetikës moderne.
Ai i vuri vetes si detyrë të zbulonte se si
trashëgoheshin tiparet e ndryshme , si ngjyra e
lules, gjatësia e bimës, forma e kokrrës etj, nga
prindërit te pasardhësit.
Përmes këtyre eksperimenteve,
Mendeli zbuloi se trashëgimia e tipareve i
nënshtrohej një rregulli matematikor dhe
nuk ishte diçka thjesht e rastësishme. Ai
kuptoi se një tipar trashëgues, siç mund
të jetë ngjyra e lules apo forma e kokrrës
së bimës së bizeles, mund të ekzistonte
në dy forma të ndryshme: njëra
dominante dhe tjetra recesive.
Falë kësaj pune eksperimentale, si dhe
zbatimit për herë të parë në biologji të
metodave statistikore, Mendeli zbuloi tre
ligje, të cilat njihen me emrin “Ligjet e
trashëgimisë Mendeliane”. Mendeli futi
për herë të parë një sërë konceptesh të
reja, të cilat përdoren edhe sot e kësaj
dite.
Të tilla janë konceptet: dominant,
recesiv, homozigot, heterozigot, gjenotip,
fenotip etj.
Askush nuk e imagjinonte në atë kohë se si në një manastir
të humbur, një ‘prift i zakonshëm’ të jepte një kontribut të
jashtëzakonshëm për shkencat teorike dhe eksperimentale
biologjike. Zbulimi i Mendelit ishte aq gjenial, por i
parakohshëm për t’u kuptuar nga bashkëkohësit e tij.
Mbi të gjitha,
punimet e Mendelit
shënojnë pikënisjen e
gjenetikës moderne si
shkenca e trashëgimisë.
Me të drejtë
konsiderohet si babai i
gjenetikës, vlerësim që
nuk e dëgjoi asnjëherë
sa ishte gjallë.
Monografia e
shkurtër e Mendelit
me rreth 30 faqe,
‘Eksperimente me
bimët hibride’, u
shkrua në gjermanisht
dhe u publikua një vit
më vonë në botimin
‘Verhandlungen des
naturforschenden
Vereines in Brünn’.
Më tej askush nuk u
interesua më për
punën e këtij kërkuesi
të talentuar.
Kryerja e eksperimenteve.
Punimet e Gregor Mendel qëndruan në harresë
të plotë deri në fillimin e shekullit XX, kur tre
botanistë nga vende të ndryshme të Europës, Hugo
de Vries, Carl Correns dhe Erich von Tschermak, në
mënyrë të pavarur, rizbuluan pikërisht këto ligje.
Megjithatë, ato ligje u njohën si pronësi intelektuale e
autorit të tyre të parë, Gregor Mendel. Ky i fundit
ndërroi jetë më 6 janar 1884, në moshën 62-vjeçare,
pra 16 vjet para se ligjet e tij të rizbuloheshin.
Grupi nr.1
Realizoi në Powerpoint:
Andi Metaliaj
Burimi I të dhënave:
Biologjia ©Mediaprint
ISBN 978-9928-08-053-0
Ilustrimi: Foto nga interneti.

More Related Content

Gregor Mendeli-Andi Metaliaj

  • 1. “Gregor Mendel” ‘Babai i Gjenetikës Moderne’
  • 2. Njeriu që shpjegoi për herë të parë ligjësinë e trashëgimisë së tipareve nga prindërit te pasardhësit ishte prifti augustinian Gregor Mendel, i cili lindi më 22 qershor të vitit 1822 në Heizendorf të Austrisë. Prindërit e tij, Anton dhe Rosinë Mendel, ishin fermerë në ‘Brno’ të Moravisë së Republikës Çeke, që në atë kohë i ishte aneksuar Austrisë. Gregor Mendel
  • 3. Nisur nga vështirësitë ekonomike të familjes, Mendeli i filloi studimet pranë manastirit të St. Thomasit në Brno. Në këtë manastir, përveç mësimeve fetare, mësoheshin edhe matematika e shkencat. Në vitin 1851, Mendel, hyri në Universitetin e Vjenës, në të cilin studioi për matematikë e biologji. Më 1854 u kthye sërish në Brno për të dhënë mësim, por edhe për t’u marrë me kërkime. Pas shtatë vitesh pune këmbëngulëse eksperimentale me kultivimin dhe kryqëzimin e 30 000 bimëve të bizeles (Pisum sativum), Gregor Mendel hodhi bazat teorike të gjenetikës moderne. Ai i vuri vetes si detyrë të zbulonte se si trashëgoheshin tiparet e ndryshme , si ngjyra e lules, gjatësia e bimës, forma e kokrrës etj, nga prindërit te pasardhësit.
  • 4. Përmes këtyre eksperimenteve, Mendeli zbuloi se trashëgimia e tipareve i nënshtrohej një rregulli matematikor dhe nuk ishte diçka thjesht e rastësishme. Ai kuptoi se një tipar trashëgues, siç mund të jetë ngjyra e lules apo forma e kokrrës së bimës së bizeles, mund të ekzistonte në dy forma të ndryshme: njëra dominante dhe tjetra recesive. Falë kësaj pune eksperimentale, si dhe zbatimit për herë të parë në biologji të metodave statistikore, Mendeli zbuloi tre ligje, të cilat njihen me emrin “Ligjet e trashëgimisë Mendeliane”. Mendeli futi për herë të parë një sërë konceptesh të reja, të cilat përdoren edhe sot e kësaj dite. Të tilla janë konceptet: dominant, recesiv, homozigot, heterozigot, gjenotip, fenotip etj.
  • 5. Askush nuk e imagjinonte në atë kohë se si në një manastir të humbur, një ‘prift i zakonshëm’ të jepte një kontribut të jashtëzakonshëm për shkencat teorike dhe eksperimentale biologjike. Zbulimi i Mendelit ishte aq gjenial, por i parakohshëm për t’u kuptuar nga bashkëkohësit e tij. Mbi të gjitha, punimet e Mendelit shënojnë pikënisjen e gjenetikës moderne si shkenca e trashëgimisë. Me të drejtë konsiderohet si babai i gjenetikës, vlerësim që nuk e dëgjoi asnjëherë sa ishte gjallë.
  • 6. Monografia e shkurtër e Mendelit me rreth 30 faqe, ‘Eksperimente me bimët hibride’, u shkrua në gjermanisht dhe u publikua një vit më vonë në botimin ‘Verhandlungen des naturforschenden Vereines in Brünn’. Më tej askush nuk u interesua më për punën e këtij kërkuesi të talentuar. Kryerja e eksperimenteve.
  • 7. Punimet e Gregor Mendel qëndruan në harresë të plotë deri në fillimin e shekullit XX, kur tre botanistë nga vende të ndryshme të Europës, Hugo de Vries, Carl Correns dhe Erich von Tschermak, në mënyrë të pavarur, rizbuluan pikërisht këto ligje. Megjithatë, ato ligje u njohën si pronësi intelektuale e autorit të tyre të parë, Gregor Mendel. Ky i fundit ndërroi jetë më 6 janar 1884, në moshën 62-vjeçare, pra 16 vjet para se ligjet e tij të rizbuloheshin.
  • 8. Grupi nr.1 Realizoi në Powerpoint: Andi Metaliaj Burimi I të dhënave: Biologjia ©Mediaprint ISBN 978-9928-08-053-0 Ilustrimi: Foto nga interneti.