1. TEMA : JETA DHE VEPRAT E
CHARLES BAUDELAIRE
Punoi: Anja Cami XIIF
Lenda; Letersi
2. • Sharl Bodler është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve.
Ai, mbahet gjithashtu si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris.
• Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin lokal mbretëror. Një emërim i ri, ku
Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm “Luis-le-Grand”.
• Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e Drejtësisë, por është tërësisht i
tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat
fort dëshira për një jetë të çrregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një
udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e
ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të
trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike,
sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të
librit.
3. • Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon
të bëjë një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së
bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe
pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para
në shtypin e përditshëm, së bashku me studime dhe artikuj të temave të
ndryshme.
• Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti
ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan
E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar, e për të cilin do të
shkruajë ese mjaft të bukura e analitike, pasi mendonte se kishin shume
gjëra të përbashkëta. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të
fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me
artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim
frymëzimi në pjesën qëndrore të librit “Lulet e së Keqes”.
Deti i trazuar i poetit
4. • I semure, kerkonte qetesine te hashashi,
opiumi dhe alkoli. Pas nje paralize qe e
bllokoi ne shtrat për disa vite ai vdiq ne
moshen 44 vjecare. Eshtrat e tij prehen ne
varrezat Montparnasse, se bashku me ato te
mamase dhe njerkut. Ne 1949 Gjykata
Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta
e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin
e kultures frenge.
5. • Salloni (1846 – 1859)
• Ditari intim (1851-1862)
• Parajsat artificial (1860)
• Kersheri estetike (1868)
• Arti romantic (1869)
• Lulet e se keqes (1857, 101 poezi -1861, 127 poezi)
• Spleen I Parisit (1869)
8. • Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen. Lulet e se keqes
tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia
malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje
per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate
vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e
keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe
ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin.
Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet
shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan
per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe
per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.
9. • Titulli i “Lulet e së Keqes”, paraqet një estetikë të re “moderne”
ku, e bukura, sublimja, që simbolizohet nga termi “lule”, mund
të provokojë në sajë të gjuhës poetike, realitete banale të natyrës
dhe sensualitetit të mishit, të “mëkatit” që simbolizohet nga e
keqja.
10. • Tematika e “Lulet e së Keqes” shtrihet në një të tashmë të dëngur e pa
një metrikë dhe një fill përkujdesi moralizimesh fetare, anipse ishte qartazi
e dukshme se ende nuk i kishte shuar flakët e ferrit të inkuizicionit edhe
pse në agoni.
• “Spleen dhe Ideali” vë në plan të pare”spleen”-in domethënë mërzitjen,
trishtimin, në kuptimin e ankthit metafizik, nëpërmjet të cilave, vuajtja e
poetit dhe frymëzimi i tij aspirojnë drejt “idealit”, drejt një infiniti sublim
ku mbretëron njeriu. Për të dalë nga gjendja e “spleen” – it, poeti
përpiqet të gjejë shpëtim përmes gjuhës poetike, e cila është edhe e vetmja
mënyre që ka aftësinë t’u japë kuptim e të përçojë realitetet më banale e
më të shëmtuara të jetës në art.
11. Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :
• Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane
rrenjet tek fatkeqesite e poetit.
• Ato qe e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote.
• Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere.
• Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te
keq.
12. • Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje
ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai
rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine
duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do
te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje
engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe
na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe.
Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me
afer Satanit.
13. • Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e njeriut ne
jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e
spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga
djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se
fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe
boten.Simbolika e Bodlerit synon perjetesine : Arti eshte
I gjate, por koha eshte e shkurter”
14. • Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje
mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e
vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza
qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij
nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet
ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te
cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.
15. •Persa I perket anes demoniake te
vepres, Bodler sugjeron se njeriu
dhe veprimet e tij kontrollohen nga
Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje
mekanizem I tij, nje loder, nje
monster me e nevertishme se cdo
gje tjeter.
16. •elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine
e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai
ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far
emenyre I perdor per te treguar se cfare gjendjeje
tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne
mendjen dhe psikologjine njerezore.
17. • Burrat te cilet dine te rrine me grate janë te njejtet qe dine te rrine
shume mire dhe pa ato.
• Dashuria, i vetmi krim qe nuk mund te kryhet pa nje bashkpunetor.
• E vetmja menyre për te harruar kohen është ta shfrytezosh ate.
• Sa e vogel është bota ne driten e llampes dhe sa e madhe është ajo ne
kujtime.
• E keqja shkaktohet pa u sforcuar, se është vepër e faktit. E mira
është gjithnje nje 'art.