1. SHKOLLA E MESME TEKNIKE “TAFIL KASUMAJ”—Decan
THE SECONDARY TECHNICAL SCHOOL “ TAFIL KASUMAJ” Decan
Lënda: Financë
Viti shkollor: 2016/17
Tema:
ANALIZA E PIKËS KRITIKE
Profesori i lendes: Nxënësja:
Shpend Stojkaj Jetmira Tahirukaj
2. Deçan, Maj , 2017
Përmbajtja:
1. Hyrje..............................................................................................................3
2. Pika kritike e rentabilitetit.............................................................................4
3. Aplikimi i pikës kritike.................................................................................5
4. Analiza e pikës kritike në vlerën e shitur.....................................................6
5. Avantazhet e pikës kritike............................................................................7
5.1.Mangësitë e pikës kritike.......................................................................7
5.2.Paraqitja grafike e pikës kritike ............................................................7
6. Përfundimi...................................................................................................8
2
3. HYRJE
Analiza e pikës kritike e rentabilitetit është metodë e vlefshme për menaxherët jo vetëm gjatë
marrjes së vendimeve por edhe për planifikimin dhe kontrollin e rezultateve faktike ndaj
rezultateve të vendosura.
Analiza e pikës kritike e rentabilitetit i ndihmon menaxherët që të kuptojnë marrdhëniet që
ekzistojnë në mes të volumit të shitjeve, kostove dhe të ardhurave në mënyrë që ta përcaktojnë
drejt pikën në të cilën të ardhurat nga shitja mbulojnë shpenzimet e kryera (të ardhurat dhe
shpenzimet të jenë të barabarta).
Pika kritike e rentabilitetit na mundëson të parashikojmë kur ndërmarrja arrin në pikën kritike
prej nga mund të kaloj në zonën ku fillon të gjenerojë fitim. Pika kritike e rentabilitetit është
atëherë kur ndërmarrja nuk realizon as fitim eas humbje.
3
4. PIKA KRITIKE E RENTABILITETIT
Për prodhimin e produkteve dhe të shërbimeve firma duhet të disponojë një sasi të caktuar
aktivesh në formë të mjeteve apo paisjeve themelore të cilat janë aktive fikse. Në konceptin e
ndarjes shpenzimet i ndajmë në shpenzime fikse dhe shpenzime variabile në të cilat bazohet edhe
pika kritike e rentabilitetit. Në çoftë se deshirojmë që t’i shmangim humbjet në firmë atëherë të
ardhurat nga shitja e produkteve dhe e shërbimeve duhet t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet
sikurse ato që ndryshojnë (Variabile) dhe ato që nuk ndryshojnë (Fikse).
Një grup shumë të rëndesishem të shpenzimeve e përfaqsojnë edhe shpenzimet gjysëmfikëse
prandaj për zberthimin e tyre përdoren metoda të ndryshme me të cilat nuk do të merrimi në këtë
rast, për të pasur temen e studimit me të qartë shpenzimet do t’i ndajmë vetëm në fikse dhe
variabile.
SHPENZIMET FIKSE SHPENZIMET VARIABILE
Amortizimi i mjeteve kryesore (aktiveve fikse) Materiali i drejtëpërdrejtë
Qiraja e aktiveve fikse në përdorim Puna e drejtëpërdrejtë
Pagat e personelit administrativ dhe
menaxherial
Shpenzimet lidhura me
prodhimin(energjia,derivatet,mirëmbajtja,telefoni,
uji,ngrohja etj).
Shembulli.1: Në çoftë se shpenzimet variabile mesatere për një njesi të prodhimit (AVC) janë 1.5
kurse çmimi i produkteve (P) 2.5 atëherë të pasqyrohet niveli i fitimit do të jetë si në pasqyren e
më poshtme :
Sasia e
produkteve të
shitura
Totali i
shpenzimeve
variabël
Shpenzimet
fikse
Shpenzimet
totale
Vlera e
produkteve
Fitimi ose
humbja
(Q) (VC) (FC) (TC) (TR) (TR-TC)
40,000 60,000 80,000 140,000 100,000 -40,000
60,000 85,000 80,000 165,000 150,000 -15,000
80,000 120,000 80,000 200,000 200,000 0
100,000 150,000 80,000 230,000 250,000 20,000
120,000 180,000 80,000 260,000 300,000 40,000
160,000 240,000 80,000 320,000 400,000 80,000
4
5. 200,000 300,000 80,000 380,000 500,000 120,000
APLIKIMI I PIKËS KRITIKE
Pika kritike ka disa funksione shumë të rëndesishme për çdo subjekt:
1. Përcakton nivelin e prodhimeve apo të sherbimeve që duhet të arrihen për t’ju shmangur
humbjeve.
2. Është mjet i rendesishem i menaxhmentit për të analizuar efektet e ndryshem të çmimeve.
3. Përdoret për të analizuar zëvendsimin e shpenzimeve variabile me shpenzime fikse.
Në rastin e me sipërm ilustruam përdorimin e pikës kritike për të percaktuar nivelin e
prodhimeve apo shërbimeve në të cilën shmangën humbjet .
Në vazhdim do të shohim efektet e aplikimit të pikës kritike në rast se vlejnë deri të renia
e çmimit të shërbimeve për shkak të rritjes së konkurrences .
Shembull.2: Supozojmë se çmimi i shërbimeve bie nga 2.5€ në 2.00€. Analiza e pikës
kritike tregon se duhet të prodhohen 160,000 produkte në menyrë që të evidentohet
humbja .
5
6. ANALIZA E PIKËS KRITIKE NË VLERËN E SHITUR
Analiza e pikës kritike në bazë të njesisë është shumë e pershtatshme kur kemi të bëjmë vetëm
me një produkt. Ndërmarrja shpeshëherë nuk shet vetëm një produkt por ajo shet produkte të
ndryshme, për percaktimin e pikës kritike për secilin produkt veç e veç nuk ka ndonjë kuptim .
Në shumë raste shtrohet përzgjedhja për percaktimin e pikës kritike për një seri asortimentesh
sidomos tek tregtia me pakicë ku llogaritja e pikës kritike bëhet me shpesh në vlerë ose në të
ardhura (€uro) se sa në njesi.
Për këtë mjafton një minimum të dhënash të cilat duhet t’i sigurojë menaxhmenti
financiar e që janë:
1. Vlera e produkteve apo shërbimeve të shitura në vlerë gjithësej,
2. Shpenzimet fikse gjithësej dhe
3. Shpenzimet variabile gjithësej.
Ne do të aplikojmë përcaktimin e pikës kritike e cila bazohet në profitin margjinal bruto .
Në këtë rastë elementet të cilat i marrim në konsiderim janë kostot fikse dhe profiti
margjinal buto .
6
7. Të dhënat mbi fitimin margjinal bruto dhe kostot fikse nxirren nga pasqyra e suksesit të
biznesit .
Shembull. 3: Supozojmë se kostoja fikse është 80,000€ ndërsa fitimi margjinal bruto 40%
AVANTAZHET E PIKËS KRITIKE
Ndihmon menaxherët për çmimin (fitimi i dëshiruar),
Ndihmon për përcaktimin e volumit të shitjeve të nevojshme ,
Llogaritjen e kostos dhe të ardhurave (Kostos variable për njësi),
Mjet ndihmës në procesin e planifikimit dhe kontrollit dhe
Ndihmon në marrjen e vendimit për prodhimin ose jo të një produkti të caktuar.
5.1 Mangësitë e pikës kritike.
7
8. Së pari, shpenzimet variabile nuk ndryshojnë proporcinalisht me ndryshimin e vëllimit të
prodhimit,kurbat e kostove nuk do të ishte një vijë e drejtë ,
Analiza presupozon që çdo produkt të ketë çmimin e tij të shitjes dhe paraqitje të veqantë
grafike dhe
Mbështetet në të dhënat e kalura (gabime të rastit)
5.2 Paraqitja grafike e pikës kritike
PËRFUNDIMI
Pika kritike gjenë zbatim shum të madh në fushen ekonomike sepse në bazë të sajë mund të
konkludojm gjendjen afariste të biznesit.Pika kritike e rentabilitetit gjendet në pikëtakimin e
8
9. drejtëzës së të hyrave të gjithmbarshme dhe të drejtëzës së shpenzimeve të gjithmbarshme. Në
pikën ku takohen drejtëzat e këtyre dy madhësive shënohet barazimi i të hyrave të
gjithmbarshme dhe i shpenzimeve të gjithmbarshme. D.m.th., HGj=SHGJ.
9
10. drejtëzës së të hyrave të gjithmbarshme dhe të drejtëzës së shpenzimeve të gjithmbarshme. Në
pikën ku takohen drejtëzat e këtyre dy madhësive shënohet barazimi i të hyrave të
gjithmbarshme dhe i shpenzimeve të gjithmbarshme. D.m.th., HGj=SHGJ.
9