Kafshet ne rrezik zhdukje
foto dhe pak informacion
1 of 2
Downloaded 46 times
More Related Content
Kafshet ne rrezik zhdukje
1. 1. Ariu polar
Ariu polar është padyshim simboli i specieve të cilat janë drejt
zhdukjes. Që prej 2009 WWL ka shënuar 2156 specie të
zhdukura, viktima të gjuetisë së paligjshme apo të ngrohjes
klimatike. Kjo specie e mrekullueshme mund të zhduket në 75
vitet e ardhshme.
2. Tigri i Bengalit
Tigri i Bengalit nuk numëron më shumë se 1800 homologë. Duke
përfshirë të gjitha racat, 95 % e popullatës së tij është zhdukur gjatë
shekullit të kaluar, sipas WWL. Dhëmbët e tij, kthetrat e tij apo edhe
lëkura janë përdorur si trofe nga njeriu duke qenë se është një nga
kafshët më të rrezikshme të botës.
3. Pinguini Perandor
Në dekadat e ardhshme 50% e popullatës së kësaj specie mund të
zhduket. Në Antarktikë, disa koloni kanë humbur 2/3 e pjesëtarëve të
tyre. 53900 janë zhdukur që prej 2009 .
4. Elefanti i Afrikës
Elefanti i Afrikës është në rrezik të madh. I kërcënuar nga
gjuetia e paligjshme, i gjuajtur për fildishin e tij, elefanti afrikan
është gjithashtu viktimë e thatësirës, mungesës së ujit dhe
ushqimit të nevojshëm për mbijetesën e tij.
5. Koralet e detit Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve, thelbësore për
biodiversitetin nënujore, mund të zhduken rreth 80% në dekadat e
ardhshme. Koralet janë viktima të drejtpërdrejta të pranisë të lartë
të CO2 në ujë. Pothuajse 50.000 m² janë zhdukur tashmë që prej
2009.
6. Gorilla e malit Gorilla e malit është një nga speciet më të
rrezikuara të planetit. Ka më pak se 700. Viktima të shpyllëzimit
ai është i kërkuar nga gjahtarët që e gjuajnë për mishin e tij,
kafkën dhe duart, mendohet se sjellin fat të mirë.
2. 7. Kondori i Andeve
Kondori i Andeve është i kërcënuar me zhdukje. Më i madhi zog
grabitqar në botë, rënia e numrit të popullatës së tij është
kryesisht për shkak të helmimit të tërthortë, kryesisht nga kafshët
e ngordhura ose “persekutimet” njerëzore. Megjithatë, për shumë
amerikano-jugorë, ai konsiderohet si hyjnor. Edhe kushërinjtë e
tij, shqiponja dhe huta kërcënohen gjithashtu.
8. Panda Gjigante
Janë jo më shumë se 1600 Panda Gjigante që jetojnë në natyrë.
Barngrënëse, panda është viktimë direkte e shpyllëzimit.
9. Beluga
Beluga e quajtur ndryshe balena e bardhë ose delfini i bardhë.
Kjo specie është shumë e ndjeshme dhe zhdukja e saj graduale
është kryesisht për shkak të ndotjes detare.
10. Papagalli Ara dë Lear
Papagalli Ara de Lear (emër të cilin e ka marrë nga shkrimtari i njohur
anglez Eduard Lear), i cili falë përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë
braziliane dhe OJQ-ve ndërkombëtare, ka kaluar nga kategoria në ‘rrezik
kritik’ në të ‘kërcënuar’ për zhdukje.
11 .Foka e Kaspikut Foka e Kaspikut ka parë popullatën e saj të bjerë me
90% 100 vitet e fundit si rezultat i degradimit të habitatit, të ndotjes dhe
gjuetisë.
12. Rrëqebulli
Rrëqebulli ose Links-i i Spanjës është gjithashtu pjesë e këtij klasifikimi të
kafshëve më të rrezikuara në botë. I ndarë midis jugut të Spanjës dhe
Portugalisë, nuk janë më shumë se 215–265 ekzemplarë.