1. Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)
Gjeneza e këngëve labe sipas Eqerem Çabejt
Sikurse dihet: Krahina e Labërisë shtrihet në anën e majtë të lumit Vjosa.
Gjatë studimeve që janë bërë lidhur me meloditë e shqipëtarëve, këngët e veriut me ato të
jugut kanë një ndryshim themelor.
Ndërsa shqipëtarët e veriut kanë këngë solo (vetëm), në toskëri kanë këngë polifonike
(korale). Këto të dytat janë më të reja nga meloditë e shqipëtarëve të veriut. Sipas
professor Eqerem Cabej: melodia solo tek shqiptarët e veriut është një shprehje simbolike e
banesave të vetmuara, ndërsa këngët polifonike (shoqërore) në Toskëri janë shprehje të
shoqërisë, të kolektivit. Këtë ndryshim e pasqyrojnë qartë meloditë popullore. Në Toskëri
meloditë e shqipëtarëve ndahen në dy pjesë:
Ata të lindjes dhe ata të verilindjes në anën e djethtë të lumit Vjosa të quajtur Toskë dhe
ata që banojnë në në anën e majtë të lumit Vjosa të quajtur Labë.
Në melodinë toske qofshin të natyrës lirike ose epike, kanë atmosferë që përhapet prej tyre
me lirizëm të butë. Edhe në këngët epike janë të përshkruara prej një brendie lirike, që
ndjehet më shumë e zgjatur. Kjo ndjehet edhe kur këngët kërcehen me valle, (me disa
ndryshime vendore) port ë gjitha na paraqiten si variacione të së njëjtit trung. Vlen të
përmendet tek kënga toske dh emënyra e të kënduarit e popullsisë came edhe pse nuk janë
në afërsi kontakti me njëri tjetrin. Këtu duket sikur fiset labe janë future si pykë midis tyre.
Lidhur me këngën labe profesor Eqerem Qabej del me përshtypje se atje gjen një mall të
ashpër dhe një shpirt heroik.Ato krijojnë atmosferë epike. Epika është fryma e labit. Këngët
më të dashura të labit janë këngët ë trimave, ndërsa vallja tek ata është vallja luftarake,
kurse kënga e dashurisë është vrazhdësisht realiste.Është karakteristike: Që asnjë popull
nuk e krahason vajzën e bukur me trimin dhe me paisjet e tij luftarake si në Labëri.
Veshjet popullore vlonjate, resurs per zhvillimin e turizmit kulturor
Veshjet popullore të traditës në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në
një resurs të vërtetë për zhvillimin e turizmit kulturor. Sipas piktorit te njohur vlonjat, Hilmi Bani,
“kjo shumëllojshmëri ngjyrash dhe stilesh në konceptimin e veshjeve popullore është mjaft interesante
në këndvështrimin artistik dhe përbën ndoshta edhe një veçori krahasuar me rajone të tjera të
vendit”.Kjo mund të shfrytëzohet fare mirë në funksion të tërheqjes së turistëve të huaj, sepse
veshjet popullore të traditës janë objekt i vazhdueshëm interesi për turistët, që zgjedhin Shqipërinë
apo Vlorën për të kaluar ditë pushimi.Ai e cilëson jonormal faktin se në këtë drejtim mungon një ofertë
konkrete, një treg ku mund të angazhohen mjeshtra të traditës, që në Vlorë kanë një emër të mirë.
“Ka individë që mundohen të ruajnë traditën në prodhimin artizanal të veshjeve popullore, por
fatkeqësisht ata nuk stimulohen”, nënvizon Bani.Nga ana tjetër, Thanas Gega, etnolog dhe muzikolog i
pasionuar pas kostumeve popullore, shprehet se, “stimulimi i prodhimit të këtyre veshjeve do të
mundësonte funksionimin e një tregu me mjaft vlera ekonomike dhe promovuese”.Veshjet e traditës
kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj. “Në
vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të
madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe
liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, thotë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit
folklorik të Lapardhasë.Veshja më e vjetër e gruas labe është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen
Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të
ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike.
Ai nënvizon se veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo me
këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me qillota. Pjesë
e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të
rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.
Po ashtu, në këtë drejtim spikat tradita e fshatit Nartë, ku kostumet janë tërësisht të veçanta dhe nuk
ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës dhe madje edhe të vendit. Veshjet në këtë zonë janë të
punuara kryesisht me satin, që përbën një element unikal në materialet, që përdoren për veshjet
popullore, si edhe me lir.Kjo larmi veshjesh, ngjyrash e stilesh, mbartet nga persona që e kanë pasion
traditën. Por, në kushtet kur ata nuk mbështeten, përfitojnë elementët abuzues. Etnologu Jani Gjergji
thotë se përballë këtij fakti, lindin edhe abuzime nga individë të caktuar që kanë zgjedhur një mënyrë
tjetër duke nxjerrë në treg elementë të veshjeve popullore si, qylafë, jelekë, këmisha.”Madje ka edhe
nga ata që përfitojnë duke tregtuar për veshje të trevave të Vlorës, këmisha, apo jelekë, që u përkasin
zonave të tjera”,-nënvizon etnologu Jani Gjergji.
2. Shoqeria , gjuha dhe kultura
Traditat e lashta ne te cilat shkrihen besimet e ndryshme, manifestohen ne nje seri festash
e ceremonish qe shpesh bazohen ne marrdheniet e ngushta te njeriut me natyren. Gjuha
zyrtare- shqipja- eshte e paster dhe thuajse e njejte me ate letrare. Pothuajse te gjithe
vlonjatet kuptojne ose flasin italishten, cka deshmon per nje lidhje te gjate te trasheguar
mes dy popujve. Festat, martesat, jeta e perditshme, shoqerohen nga nje muzike e vecante
dhe karakteristike per kete zone.
Muzika, kercimi, veshja
Muzika e treves se Vlores eshte nje nder me antiket ne Ballkan. Ne treven e Vlores gjenden
menyra te te kenduarit, te cilat perbejne gjurme te nje kulture te lashte si: monofonia,
kenge dyzereshe me dhe pa iso, kenge trizereshe pa iso, por me preres ose mbajtes, iso
shumezereshe(polifoni) me tre e kater zera. Zerat njerezore zevendesojne gjithe
instrumentat muzikore. Kur degjon kenget e Kurveleshit, Himares, Dukat -Tragjas, kenget e
kenduara ne vallet eVranishtit, Terbacit, ndien se kontakton me nje art te lashte te tradites.
Ne vendet malore, me klime te ftohte, me blegtori te zhvilluar, veshjet popullore ne pjesen
me te meadhe te tyre beheshin prej leshi. Ne luginat e malesise eshte perdorur dhe liri,
gjithashtu edhe gjeshtra per veshje e shtroje.
Veshje me e vjeter e gruas labe eshte ajo me fustan. Nje veshje e mevonshme kane qene
edhe citjanet, veshje e huajtur nga Orienti, qe ndryshon plotesisht nga veshja e vjeter
tradicionale vendase.
Veshja e burrave eshte ruajtur origjinale-veshja me e vjeter eshte ajo me kemishe te gjate,
me fustanelle e tirq kofshore, veshja me poture e tirq gjunjare, veshje me qillota. Ne
veshjet me te vjetra vendase jane perdorur opinga te lopes, kepuce me profka, opinga me
sholle te regjur, opingat me xhufka. Ne koke eshte mbajtur qylaf i bardhe me thumb ne
maje.
Kostumi i Nartes eshte i perafert me kostumin e bregdetit. Veshjet e kesaj zone jane
kryesisht te punuara me lir. Pervec linjes me fustan te gjate, te bardhe, me pala e me ploke
ngjyre trendafili a ngjyre deti, nje veshje tjeter eshte dhe ajo me te zeza.
Cfare mund te pihet ne Vlore
Si vend mesdhetar Vlora ka shume te zhvilluar vreshtarine. Vera e prodhuar aty eshte e nje
cilesie te rralle, permendim ketu Vloshin e Nartes. Eshte (vere e embel dhe brusko) e
nxjerre nga vreshtat karakteristike.
Pikerisht ketu ne Narte ndodhet dhe fabrika e prodhimit te veres nga vellezerit ‘Berberi’ e
cila eshte me njohura ne jugun e Shqiperise.Vererat e ndyshme, e bardha apo e kuqja,
pershtatur per lloje te ndryshme gatimesh shoqerojne vaktet tuaja gjate pushimeve.
Rakia e embel . Ajo behet duke hedhur ne rakine e nxjerre ne menyren e zakonshme
stafidhe dhe duke e lene te qendroje per 15 dite sa te embelsohet.
Birra Vlora. Prodhohet ne Vlore me nje teknologji teresisht gjermane, kjo birre dallohet per
shijen e saj te vecante.
Ne Vlore ndodhet edhe fabrika moderne e birres “Norga” nje nga prodhueset me te medha
ne te gjithe Shqiperine.
Cfare mund te hani ne Vlore
Edhe pse prane detit, pjata simbol e krahines se Vlores eshte qengji i pjekur ne hell, me
prush, i bute dhe krokant ne te njejten kohe. Ai nuk mund te mungoje kurre neper gezime,
apo festa te ndryshme ne fshat e qytet. Po ne kete menyre pregatitet edhe mishi i kecit,
sidomos ne zonen e Llogorase, qe shquhet per kullotat e shendetshme biologjike. Por nuk
mungojne kurre frutat e detit, peshku gjithmone i fresket, me shijen e limonit bregdetar.
Vitet e fundit jane shtuar restorantet e specializuara per peshkun, si:
Çfare mund te hani ne Vlore
Byreket tradicional me gjize, spinaq apo mish, te gatuara me dore, do te mund t’i gjenit
pothuajse ne te gjithe fast food-et, pergjate qytetit apo zones bregdetare. Djatherat,
kryesisht i deles dhe dhise serviren te fresketa apo te stazhonuar. Gjiza e deles eshte
gjithmone e fresket dhe kremoze.
Disa nga pjatat karakteristike te zones
Tava me peshk
Behet me salce dhe dafine. Kaurdiset qepa në vaj dhe duke hedhur pak nga pak ujë derisa
të zverdhet, hidhet salca, kripa, piperi dhe gjethet e dafinës. Në një tavë hidhen peshqit e
pastruar mirë dhe salca dhe piqen në furrë.
3. Tava me ngjala
Qërohen ngjalat me hi ose rërë ose kripë. Në një tigan skuqen me vaj ulliri erëzat (piperi,
karafili dhe speci djegës ose të tjera). Në tavë vihen për tu pjekur ngjalat e mbuluara me
salcën me erëza.
Festat
Viti i ri (1 janar)
Epifania(6 janar)
Festa e te Dashuruarve (Shan Valentini) 14 shkurt
Festa e mesuesit dhe nenes (7-8 mars)
Dita e veres (14 mars)
Bajrami (mars ose prill)
Pashket (mars ose prill)
Festa e punes (1 maji)
Festa e femijeve (1 qershor)
Festa e Drashovices (16 shtator)
Festa e Vlores (15 tetor)
Festa e Flamurit dhe e Clirimit (28-29 nentor)
Bajrami i madh (fund nentori)
Krishtlindjet (25 dhjetor)