1. Komunikimi
Komunikimi (lat. cum = me, munire = lidh, ndërtoj) është ecuria që lejon gjallesat të
shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha
palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. Komunikimi paraqet procesin e
kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e
reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet
përfshin dy ose më shumë persona. Në ditët e sotme fjala komunikim shpesh përdoret edhe si
sinonin i termit lajmërim (psh. komunikoi - lajmëroi, komunikatë -lajmërim).
Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të
caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk
përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet rrjetit
të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent,
regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin.[1]
Elementet e komunikimit
Elementet bazë të komunikimit janë gjashtë:
1. dhenesi -
2. referati -
3. marresi -
4. kodi
5. mesazhi
Llojet e komunikimit
Komunikimi joverbal
Mbështetet në lëvizje dhe raporte hapësinore. Ai quhet ndryshe edhe komunikimi prelinguistik.
Shprehjet e fytyrës. Disa shkencëtarë besojnë se shumë shprehje të fytyrës si buzëqeshja, të
qeshurit dhe të qarët janë universale dhe të pranishëm në të gjitha kulturat dhe se kanë një bazë
gjenetike. Për shembull përshëndetja e një personi të njouhur, nga ana jonë, me shumë mundësi
mund të realizohet me ngritjen e vetullave. Eibl-Eibesfeltdt më 1972 zbuloi se ngritja e vetullave
përpjetë ekziston si e tillë në shumë lloje kulturash.[2] Fëmijët që kanë lindur të verbër kanë të njëtat
shprehje fytyre që kanë edhe fëmijët që shikojnë. Gjithashtu edhe pozicioni, qëndrimi i trupit apo e
ashtuquajtura Gjuhë e trupit, zë vend në procesin e komunikimit pa fjalë. Specialistët e përkufizojnë
si sjellje joverbale e cila mund të shprehë emocionalitet. Nervoziteti mund të shprehet nga kafshimi i
thonjve të gishtave ose rrotullimi i gishtave të mëdhenj rreth njëri tjetrit. Shikimi në sy, drejtimi drejt
personit,të ulur përballë kanë domethënien e vet.Ato tregojnë për interesimin që ka personi për
personin tjetër.Kjo formë komunikimi shpeshherë përdoret edhe në diplomaci,në këshillime,kur
dëshirohet t'i tregohet klientit për kujdesin ndaj tij.
Komunikimi verbal[redakto | redakto tekstin burimor]
Karakteristike e njeriut i cili bazohet në aftësinë për të prodhuar fonema dhe në aftësinë për të
ndërtuar bashkësi zërash të afta për mbartjen e një domethënieje.Në procesin e komunikimit përmes
gjuhës së folur,është jashtëzakonisht i rëndësishëm procesi i të dëgjuarit.Të dëgjuarit ka të bëjë me
përqëndrimin e vëmendjes ndaj mesazheve,informacioneve që përcillen,përkatësisht dergohën nga
dikush tjetër.Është mjaftë e rëndësishme edhe marrja e shënimeve të shkurtra derisa dikush përcjell
mesazhet deri te dëgjuesi - marrësi i mesazheve.
2. Toleranca dhe ndikimi i saj në zgjidhjen e konflikteve
shoqëror
“Ata që duan të jenëtolerantë, duhet të preokupohen para së gjithash me çështjet e lirive dhe të të drejtave”-Xhej
Njumen.
Tolerancë nuk do të thotëtë pajtohesh me realitetin, por do tëthotëtë luftosh konfliktin në shoqëri me të gjitha mjetet
demokratike. Nga toleranca dhe shkalla e saj varet në një masë ekzistimi ose jo i konflikteve, intensiteti, shtrirja dhe karakteri i
tyre. Përkundër shikimit dhe vlerësimit tëshpeshtëtëtolerancës, durimit, si dobësi, inaktivitetit, mungesa e reagimit adekuat,
pajtimi me fatin dhe pafuqia e ndërrimit të gjendjeve ose rrjedhave tëcaktuara, toleranca para së gjithash paraqet një zgjedhje
dhe qëndrim i vetëdijshëm yni. Të gjithë mendimtarët e kohës së re e kishin si porosithirrjen për tolerancë.
Toleranca s’është, pra, durim i një realiteti ose i një gjendje të imponuar, apo me qëndrimin ndaj imponimit nuk shprehet dhe
nuk matet toleranca. Tolerancën e karakterizojnë racionaliteti dhe qëndrimi kritik. S’është tolerancë pajtimi me dhunën, por
vetëdija për dhunën, natyrën, karakteristikat dhe limitet e saj.Çdo akt i tolerancës përfshin edhe dëshirën që çështja tëjetë
ndryshe, rast paradigmatik i tolerancës ështëkur lejohet që shprehimisht të rrezikohen bindjet e thella tëdikujt.
Historia jonë na mëson se populliynëka ditur të jetë tolerant, ku pas shumë vuajtjesh toleranca dhe durimi pastajkanë dhënë
frytet etij. Shumë shekuj kemi qenë tepërbuzur e të sunduar, gjithmonë tëdrejtat themelore na u janë mohuar, mirëpo me
dituri dhe maturi tëparët tanë, udhëheqësit historikë me durim, përkushtueshmëridhe me një tolerancë të matur ndaj
provokimeve të ndryshme, gjithmonë kanë ditur që në situatëdelikate dhe tërëndësishme të marrin vendimet e duhura. Pra
njeriu për të qenë tolerant duhet të jetë i qetë, i matur, jo i stërngarkuar me emocione. Këtu kemi edhe thënien e një autori Xh.
Halbersten i cili thekson se”Dallimi në mes fanatikut dhe liberalit qëndron edhe në natyrën e bindjeve të tyre”. Për dallim nga
fanatiku i cili beson se e vërteta e tij është absolute, liberali gjithmonë lë vend për dyshim.Së pari toleranca është paraqitur si
tolerancë fetare, kërkesa praqë tëpraktikohen lirshëm besimet e ndryshme, dhe kjo lloj tolerance u aktivizua fuqishëm sidomos
në kohën kur krishterimi kishte gjetur mbështetje tek shtresat e gjëra popullore, ku u imponua si e vetmja fe dhe mohoi besimet
tjera. Periudha e humanizmit, mendimit tëlirë, filozofia e kësaj kohe dhe shkenca që po zintefill, kërkesën për tolerancë fetare
e kishe si kërkesë kryesore emancipuese, e cila shkencë dmth kundërshtonteshtypjen ebindjeve të ndryshmefetare, dhe
angazhohej që njerëzit ta manifestojnë lirshëm besimin e tyrenë mënyrë publike.
Lloku në shkrimin e tij “Letër për tolerancën”, shkruante se kisha nuk duhet që të përdorë dhunën e saj për ta realizuar misionin
e saj, dhe se nuk duhet tëndërhyjë në punët e shtetit. Vetëm pushteticivil ka tëdrejtën tëndëshkojë, për të gjithë të tjerët
vullneti i mirë është e vetmja fuqi. Spinoza angazhohej për lirinë e mendimit e tëfjalës, duke i konsideruar këto si të drejta
natyroree të patjetërsueshme. Gjithkush ka të drejtë të japë gjykimin e tij lidhur me çështjet e ndryshme, prandaj konsiderohet i
dhunshëm ai pushtet qëpërpiqet tështrijë sundimin e tij edhe në mendimet e qytetarëve, pra konsiderohet shpërdorimi
pushtetit qët’ju imponohet qytetarëvese çka të konsiderojnë të vërtetëe çka jo.
Në ditët e sodit, toleranca është një nga komponentët kryesorëtëdemokracisë, paqes, e pluralizmit në shoqërinë demokratike.
Pra, liria dhe toleranca janë vlerat kryesoretë saj.Në shoqërinë tonë demokratike nuk do tëmundë te ekzistonteraportimes
shumicës e pakicës, po ashtu funksionimi i institucioneve nuk do të ishtei mirëfilltë pa një shkallë të lartë të tolerancës.
Po ashtu nuk do të mund të kishtezgjidhje paqësore tëkonflikteve papasur tolerancë. Mirëpo edhe toleranca i ka kufijtë e saj,
sepsenuk duhet keqkuptuar e as keqpërdorur këtë virtyt tëlartë. E për fat të keq neve shqiptarëvejo rrallë herë na e kanë
shfrytëzuar këtëcilësi, pra gjërat që i dimë nga e kaluara, e si duket po vazhdon edhe sot e kësaj dite, ku tani BE-ja ndaj
Kosovës nuk po tregohet e drejtë në shumë aspektenë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Dhe për fund duhet ta kuptojmë, që toleranca në një shoqëri që nevojiten ndryshimerrënjësore, nuk duhet të jetë në pajtim me
sistemin ekzistues, prasi pjesë e status quos, mirëpo toleranca duhet të ketë cilësi të ndryshimit për të mirë tëshoqërisë, duhet
të jetë shtyllëe fortë e realizimit të të drejtave dhe lirive të cilat ju takojnë qytetarëvetë atij vendi.