1. Microsoft Office Front Page Prof.Labinot Rexhaj
Krijimi i Web Site-it
Shumë Web faqe të lidhura në mes vete me një përmbajtje të caktuar krijojnë një
Web Site. Faqet e Web site-it janë të lidhura në mes vete me lidhje të cilat e dërgojnë
vizitorin prej një faqe në faqen tjetër.
Krijimi i Web Site-it bazuar në shabllone të gatshme (Template)
Për të krijuar një Web Site përmes shablloneve (Template), zgjedhim opsionin
File dhe nënopsionin New, pastaj në anën e djathtë hapet paneli i punëve në të cilin
zgjedhim More Web site templates…
Nëse zgjedhim One Page Web Site nga dritarja krijohet një folder në të cilin do
të vendosen fajllat e web site-it. Ky folder do të krijohet në folderin My DocumentsMy
WebsmysiteX, ku X është një numër. Në kuadër të këtij folderi do të krijohet nënfolderi
images në të cilin ruhen fotografitë. Fajlli index.html është fajlli fillestar i cili ndonjëherë
mund të quhet edhe default.html.
Po ashtu kemi mundësi që të zgjedhim edhe lloje të tjera për krijimin e Web Site-
it, ku si shembull do të marrim llojin e shabllonit Personal Web Site.
Në dritaren më poshtë do të paraqiten të gjithë fajllat dhe folderët që përmban lloji
i shabllonit Personal Web Site.
1
2. Microsoft Office Front Page Prof.Labinot Rexhaj
Nëse klikojmë mbi fajllin index.html atëherë faqja fillestare e Web Site-it
Personal Web Site do të duket kështu:
2