1. Shoqata e prodhuesve të perimeve
Anadrinia –Xërxe
Kultivimi i domates industriale për nevoja të industrisë Përpunuese
Prizren 2013
2. Rëndësia e kultivimit të domates industriale për industrinë
përpunuese
Pakë histori
Kultivimi i perimeve në Kosovë ka një traditë të gjatë sidomos domatet që janë të kultivuara
për konsum të freskët. Në vitet e 70-80-ta fermerët kosovarë kanë prodhuar me sukses disa
lloje të perimeve edhe për nevoja e të vetmes industri përpunuese e cila ka ekzistuar në
Kosovë ABI&ELIF19-Progres, Prizren, të cilat prodhime sipas statistikave kanë plotësuar afër
50 % të kërkesave të kësaj industrie. Më vonë që nga vitet e 90-ta e deri me sot varietete të
tilla nuk janë kultivuar në tutje ose janë kultivuar shumë pakë për arsye të panjohura.
Sipas të dhënave statistikore në Kosovë në kultivohen rreth 15.000 ha me perime(MPBZHR),
dhe e tërë sasia e prodhuar është dedikuar vetëm për konsum të freskët, por akoma nuk ka
filluar prodhimi i varieteteve të pemëve dhe perimeve të destinuara për industri
përpunuese. Me qëllim të riaktivizimit të kësaj prodhimtarie shoqata ANADRINI, në
bashkëpunim me projektin e KCBS, në vitin 2005 kanë realizuar e shtatë varieteteve të
domates industriale me qëllim të hulumtimit të varieteteve të cilat janë më të përshtatshme
për kushtet klimatike të vendit tonë.
Në vazhdim do ti japim informatat baze për mënyrën e kultivimit të të varieteteve të
domates duke u bazuar në përvojën e arritur gjatë testimit të disa varieteteve të tilla në
regjionin e Dukagjinit gjatë vitit kalendarik 2005.
Kultivimi i varieteteve të domates industriale
Domatja si kulture e perimore, zë vend të rëndësishëm në industrinë përpunuese në vendet
ku kjo industri është e zhvilluar, në bazë të kërkesave të konsumatorëve për produktet e
saja me vlera të larta ushqyese për nevojat e popullsisë. Gjithashtu kjo kulture në bazë të
përvojës së mëhershme por edhe sipas rezultateve që janë arritur gjatë realizimit të
testimeve paraprake në fusha eksperimentale të domates, mundë të kultivohet në vendin
tonë pasi që kemi klimë të përshtatshme dhe ka një profitabilitet të kënaqshëm. Në disa
pjesë të botës është praktike përpunimi i domates të dedikuar për konsum të freskët dhe
përgatitja e koncentratit të domateve, ndonëse domatet që janë të kultivuara për konsum
të freskët nuk janë të përshtatshme për prodhimin e koncentrateve. Megjithatë, kjo
praktikë e papërshtatshme e shfrytëzimit të domates për përpunim është jo efikase dhe e
shtrenjët për industrinë përpunuese, për disa arsye bazë siç janë:
Kultivimi intensiv i varieteteve të domateve që janë të përshtatshme për përpunim
do të më shumë rendimente me kosto më të ulët të prodhimit se sa domatet që janë
të dedikuara për konsum të freskët;
3. Përqindja e materies së thatë tek domatet për përpunim është më e lartë se sa tek
domatet për konsum të freskët. Si rezultat i kësaj me një sasi më të vogël të
domateve industriale është e mundur që të prodhohet një kilogram koncentarat
domatesh, gjersa për të prodhuar sasinë e njëjtë të koncentratit nga varietetet e
domates për konsum të freskët nevojitet sasi shumë më e madhe e lëndës së parë.
Meqë sasia e materies së thatë në varietetet e domateve për konsum të freskët
është më e ulët se sa tek domatet industriale për prodhimin e sasive të koncentratit
nevojitet sasi me e madhe e domateve për konsum të freskët njëkohësisht rritet
sasia e ujit që grumbullohet është më e madhe dhe për largimin e saj nevojitet më
shumë energji, dhe siq e dimë energjia kushton.
Varietetet e domates janë shumë të specifikuara që tu shërbejnë kërkesave të tregut
të freskët apo për përpunim. Industria përpunuese kërkon varietet që përmbajnë
përqindje më të lartë të materies së thatë(mesatarisht 5 deri 9 %) që në mënyrë
efikase dhe më lirë të prodhohet koncentrati i domates.
Në shumicën e rasteve varietet e domates për konsum të freskët përmbajnë
afërsisht 3.0 deri 3.5 % të materie së thatë, ndërsa varietetet e domateve për
industri përmbajnë rëndom prej 5.5 deri 6.0 % të materies së thatë.
Çmimi i domateve prë konsum të freskët është më i lartë dhe është jo stabil krahas
atij për përpunim për shkak të kostos më të lartë prodhuese dhe pasigurisë së tregut.
Përderisa domatet për konsum të freskët p.sh në SHBA shiten nga prodhuesit
kryesisht me çmim prej prej 0.55-0.75 US $ për kg, domatet për përpunim janë
vlerësuar 0.07 US $ për kg.
Domatet për përpunim vilen (mbledhen) me makina përderisa domatet për konsum
të freskët vilen (mbledhen) me dorë.
Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në këtë lëmi rëndom preferohet që
përpunuesit dhe prodhuesit të kontraktojnë kultivimin e llojeve të caktuara të domateve.
Nga përvojat e shteteve të cilat tanimë vite me radhë prodhojnë loje të tilla të domateve
është vërejtur se rendimenti i varieteteve të domates industriale është përafërsisht dz herë
me i lartë se sa te varietetet e domateve për konsum të freskët por edhe kostoja e
gjithëmbarshme e kultivimit të këtyre varieteteve është disa herë më e ulët.
Përdorimi i varieteteve të përshtatshme të domateve është me rendësi kryesore për një
industri përpunuese që ajo ekonomikisht të ketë rast për sukses në një mjedis konkurrent.
Në qoftë se dëshirohet të krijohet një agro-industri e suksesshme për përpunimin e
domateve në Kosovë, preferohet që së pari në vazhdimësi të determinohen varietetet më të
përshtatshme për përpunim e pastaj ato të aplikohen në fushat e Kosovës.
Në vazhdim do të përshkruhen detajet e kultivimit të këtyre varieteteve industriale të
domates në fushat eksperimentale të testuar në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit dhe
në Dushanovë të Prizrenit.
4. Punët përgatitore – për kultivimin e domates për industri janë:
1. Punimi bazë i tokës (lëvrimi vjeshtorë) në thellësi 25-30 cm ;
2. Plehërimi bazë i tokës ( 35-40 t/ha pleh organik dhe 800-1000 kg pleh mineral
kompleks NPK 7 : 22 : 14 ose 500 kg/ha DAP);
3. Diskimi dhe lesimi i tokës ( në pranverë);
4. Frezimi i tokës me motokultivatorë
Kultivimi i fidanëve të domates për industri
Mënyra e kultivimit të fidanëve për industri është e njëjtë me mënyrën e kultivimit të
fidanëve të domates për konsum të freskët. Përgatiten në lehet gjysmë të nxehtë të cilëve
përfundi dheut iu shtrohet pleh organik në trashësi prej 20 cm. Mbi plehun e vendosur më
parë vendosën sasi e dheut steril ( i cili nuk guxon të jetë i infektuar nga patogjen të
ndryshëm) në trashësi prej 10 cm dhe kjo sasi e dheut ngjeshët mirë. Mbi sipërfaqe të dheut
në thellësi prej 3-4 cm vendosën farat e domateve dhe pas kësaj bëhet një ujitje e lehtë dhe
mbulimi i lehtë me plastmas, për të ruajtur farën nga temperaturat e ulëta.
Varësisht nga nevojat dhe temperaturat ekzistuese para dhe pas mbirjes së farës bëhen disa
ujitje ( 4-6 ujitje). Fidani duhet të trajtohet me preparate 2-3 herë si masë mbrojtëse kundër
së sëmundjeve të ndryshme.
5. Trapiantimi i fidanit në fushë të hapur bëhet pasi ai të ketë formuar 6-8 gjethe të vërteta
dhe pas një aklimatizimi në afat kohor prej 7-8 ditësh. Koha më e përshtatshme për
trapiantimin e fidanit është dekada e dytë e muajit Maj ( 15-20 Maj ). Distancat e mbjelljes
së fidanëve në fushë të hapur duhet të jetë 80 x 60 cm, që nënkupton se në çdo hektarë
gjenden rreth 21.000 bimë.
Pas mbjelljes së fidanëve në fushë të hapur duhet vazhduar me këto operacione:
Prashitja e domates (sipas nevojës 2-3 herë)
Kultivimi (2 herë )
Riplehërimi me NAG 2 x 200 kg dhe UREA 1 x 150 kg/ha
Trajtimi me pesticide (mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit) 3 herë me Dithane
M45, 1.5-2 kg/ha, Galben-C, 1-1.5 kg/ha dhe Mospilan 50-70 gr/ha, sipas nevojës
Ujitja e bimëve 3 herë dhe
Vjelja e domates industriale është e menjëhershme pasi që pjekja teknologjike e
bimëve është uniforme ( reth datës 10-20 Shtator).
Në bazë të tabelës së rezultateve të domates për industri e cila është punuar sipas
rezultateve të fushave demonstruese të cilat i ka ngritur shoqata ANADRINI në bashkëpunim
me KCBS, kostoja e prodhimit të domatet industriale tek hibridet: Hypell, Prefectpell dhe
Pavia ka qenë 2143 €/ha kurse te varietetet Alparac dhe Baçka është 1668 €/ha, të cilat loje
të farave edhe i preferon për kultivim të mëtutjeshëm shoqata ANADRINI. Arsyeja e kostos
më të lartë të prodhimit për varietetet e lartpërmendura është se varietetet Hypell,
Perfectpell dhe Pavia janë hibride çka nënkupton se çmimi kushtues i farës për këto
varietete është bindshëm më i lartë dhe i cili e ngrit koston e prodhimit të tyre.
Në bazë të të dhënave tabelore dhe çmimit industrial prej 0.05 €/kg profiti i pastër për llojet
e cekura më lartë për varietetet hibride është Hypell = 2267.85 €/kg, Perfectpell =1109 €/kg
dhe Pavia = 1702.25 €/kg, kurse tek varietetet Alparac =1892 €/kg dhe Baçka = 1066€/kg.
6. Në bazë të rezultateve të paraqitura në tabelën në vijim shihet se përveç rendimentit të
volitshëm të arritur me varietetet e lartpërmendura rezultate të volitshme janë arritur edhe
në ngritjen e përqindjen e materies së thatë tek këto varietete komponent shumë e
rëndësishme për kualitet dhe çmim më të volitshëm të kësaj domate. Pra shoqata ANADRINI
është në bisedime me fabrikën për përpunimin e perimeve ABI & Elif 19-Progres për të rritur
çmimin pagues për këtë lloje te domateve varësisht nga kualiteti dhe përqindja e materies
së thatë në këto domate.
Në tabelën në vijim do ti paraqesim rezultatet detale të fushave eksperimentale të domates
në rajonin e Dukagjinit:
REZULTATET E PARCELAVE NË FUSHAT DEMOSTRUESE NË PRIZREN
Varieteti Data e Mënyra e Operacionet e Nr. I frutave Forma M. e thatë M. that dom. Rezisto. Ndaj Filimi Rendimen Kostoja e
mbjelljes mbjelljes aplikuara në bimë frutave dom. Frskët semundjeve pjekjes ti kg/ ha prodhimit
indust
Hypell 13/5/05 Tradicion 1.Prashitja 79 E zgjatur 5.43 3.8 I Mesi 116.872,2 2143 €/ha
al 2.Trajtimet rezistueshem Korrik.
Perfectpel 13/5/05 Tradicion 3.Plehrimet 83 E zgjatur 5.1 3.9 I Mesi 84.790,2 2143 €/ha
al 4. Kultivimi rezistueshem Korrik.
Pavia 13/5/05 Tradicion 5.Riplehrimi 93 E zgjatur 6.21 3.96 I Mesi 101.247,8 2143 €/ha
al 6. Ujitja rezistueshem Korrik.
Knjaz 13/5/05 Tradicion 7. Trajtimi 38 Rrubulla 5.88 Mesatarisht i Dekada 56.874,3 1668 €/ha
al 8. Riplehrim kët rezisto. 3 e Korr.
Baçka 13/5/05 Tradicion 9. Kultivimi 51 Rrubulla 4.47 Mesatarisht i Dekada 74.248,9 1668 €/ha
al 10. Trajtimi kët rezisto. 3 e Korr.
NS NIski 13/5/05 Tradicion 11. Ujitja 46 Rrubulla 4.45 Jo i rezisto. Dekada 48.939 1668 €/ha
al 12. Trajtimi kët 3 e Korr.
Alparac 13/5/05 Tradicion me pest. 61 Rrubulla 4.59 Mesatarisht i Dekada 89.165 1668 €/ha
al 13 Vjelja e kët rezisto. 3 e Korr.
dom.
7. REZULTATET E PRACELAVE DEMOSTRUESE NË FUSHAT E CELINËS
Varieteti Data e Mënyra e Operacionet e Nr. I frutave Forma M. e thatë M. that dom. Rezisto. Ndaj Filimi Rendimen Kostoja e
mbjelljes mbjelljes aplikuara në bimë frutave dom. Frskët semundjeve pjekjes ti kg/ ha prodhimit
indust
Hypell 13/5/05 Tradicion 1.Prashitja 55 E zgjatur 5.42 3.8 I Mesi 88.207 2143 €/ha
al 2.Trajtimet rezistueshem Korrik.
Perfectpel 13/5/05 Tradicion 3.Plehrimet 59 E zgjatur 4.7 3.9 I Mesi 65.056,1 2143 €/ha
al 4. Kultivimi rezistueshem Korrik.
Pavia 13/5/05 Tradicion 5.Riplehrimi 63 E zgjatur 4.95 3.96 I Mesi 76.905 2143 €/ha
al 6. Ujitja rezistueshem Korrik.
Knjaz 13/5/05 Tradicion 7. Trajtimi 29 Rrubulla 5.41 Mesatarisht i Dekada 44.876,8 1668 €/ha
al 8. Riplehrim kët rezisto. 3 e Korr.
Baçka 13/5/05 Tradicion 9. Kultivimi 35 Rrubulla 3.98 Mesatarisht i Dekada 54.686,6 1668 €/ha
al 10. Trajtimi kët rezisto. 3 e Korr.
NS NIski 13/5/05 Tradicion 11. Ujitja 32 Rrubulla 4.32 Jo i rezisto. Dekada 35.772,76 1668 €/ha
al 12. Trajtimi kët 3 e Korr.
Alparac 13/5/05 Tradicion me pest. 47 Rrubulla 4.39 Mesatarisht i Dekada 71.203,86 1668 €/ha
al 13 Vjelja e kët rezisto. 3 e Korr.
dom.
Punimi i përgatitur nga Hartim Gashi, ing. I Bujqësisë- Agroekonomi.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë mbledhur gjatë sezonës së kultivimit të kësaj kulture gjatë
vitit 2005.
Të dhënat janë mbledhur nga shoqata Agrodrini dhe KCBS(Kosovo Cluster Bussines Support).