2. Teknologjia???
• Shkenca mbi shkathtësitë dhe zanatet – përdorimi
praktik i njohurive njerëzore
• Tërësia e njohurive apo e dijeve për mënyrat e
përpunimit fizik, kimik, pjesërisht edhe mekanik të
lëndëve të para, të materialeve të ndryshme etj.,
dhe për metodat që zbatohen në jnë lloj pune ose
në procese të caktuara të prodhimit; përshkrimi i
këtyre mënyrave dhe metodave në udhëzues,
grafikë etj.
• Mund të jetë:
– Materiale (kompjuterët, makina të ndryshme)
– Jomateriale/Virtuale (Softverët, biznes metodat)
3. Teknologjia Informative (Informatike)
• Term gjenerik që ka të bëjë me përpunimin e
informatave dhe të dhënave duke shfrytëzuar
hardverin dhe softverin (kompjuterin).
• Objektivi - konvertimi, ruajtja, memorimi,
procesimi, bartja, dhe rikthimi i sigurt i
informatave.
4. BAZAT E INFORMATIKËS
KUPTIMET THEMELORE
E dhëna dhe informata
Informatika dhe informatika e biznesit
Përpunimi i të dhënave
Modeli logjik i kompjuterit të sotëm
Gjeneratat teknologjike të kompjuterëve
Klasifikimi i kompjuterëve
5. E dhëna dhe informata
• E dhënë është çfardolloj shkronje, numri
apo simboli apo kombinim shkronjash,
numrash dhe simbolesh pa ndonjë
domethënje të veçantë.
• Informata paraqet një bashkësi të të
dhënave, kuptimeve ose shenjave të cilat
pranuesit ia zvogëlojnë ose ia eliminojnë
papritshmërinë dhe pacaktueshmërinë dhe
e cila mundëson veprimin duke bërë
zgjedhjen më optimale nga ngjarjet e
mundshme me qëllim të ngritjes së
kapacitetit të njohurive njerëzore për
ngjarjen e zgjedhur.
6. Rrjedha e informacionit
• Për rrjedhën e informacionit duhet të
ekzistojnë dy objekte:
• Dhënësi dhe
• Pranuesi i informacionit
• Objektet mund të jenë:
• njeriu-njeriu
• njeriu-makina
• makina-njeriu dhe
• makina-makina
7. Informatika
• Fjala informatikë paraqitet për herë të parë në
Francë në vitin 1960, ndërsa më vonë e
përvetësojnë edhe vendet tjera në Europë dhe në
botë.
• Vetë fjala është nxjerë nga fjalët informacion
(Information) dhe automatikë (Automatique) dhe
paraqet shkencën për informatat dhe lajmërimet.
• Shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen,
shdfrytëzimin e të dhënave/informatave me
ndihmën e sistemeve për përpunimin e të
dhënave në kuadër të sistemit të caktuar
informativ.
8. Disciplinat e Informatikës
• Informatika teorike – ka të bëjë me aspekte të
ndryshme të algoritmeve dhe mund të trajtohet si
bazë për disciplinat e tjera të informatikës
• Informatika praktike – ka të bëjë me zgjidhjen e
problemeve konkrete të informatikës posaç[risht
me zhvillimin e programeve kompjuterike në të
ashtuquajturën teknikë softuerike.
• Informatika teknike – miret me aspektet
hardverike (arkitektura kompjuterike,
mikroprocesorët etj).
• Informatika aplikative – aplikimi i informatikës në
fusha të ndryshme të jetës së përditshme si psh.
Informatika e biznesit
9. Përpunimi i të dhënave
• Përpunimi manual (abakusi 3000 vjet
p.e.s.)
• Përpunimi mekanik i të dhënave (1817
makina e shkrimit, 1843 telegrafi i
Morseut)
• Përpunimi mekanografik (pajisje
elektromekanike, makina me pllaka të
perforuara)
• Përpunimi elektronik (kompjuteri
elektronik)
10. Llojet e të dhënave që
përpunohen
• Numerike
• Tekstuale
• Figurative
• Akustike
• Etj.
11. Teknika digjitale
Si paraqiten numrat në pajisjet elektrike?
• Përdorimi i numrave binar (baza 2).
• Një numër binar mund të paraqitet me anën e një ndërprerësi:
– Vlera 0 : ndërprerësi i hapur
– Value 1 : ndërprerësi i mbyllur
– Një numër me n bite mund të merr 2 n vlera të ndryshme
– 2 bite : 4 kombinime
00 01 10 11
– 3 bite : 8 kombinime
000 001 010 011 100 101 110 111
– 8 bit (= 1 bajt) 256 kombinime
– 16 bit: 65 536 kombinime
– 24 bit: 16 777 216 kombinime
– 32 bit: 4 294 967 296 kombinime
12. Fazat e zhvillimit të
kompjuterëve
• Mekanizmi i parë analog- abakusi, është
zbuluar 3000 vite p.e.s.
Edhe në ditët e sotme përdoret me sukses në
shitoret tregtare të Kinës, Japonisë, Rusisë etj.
13. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• deri më 1630 nuk ka pasur ndonjë zbulim
të rëndësishëm
• 1630 shkencëtari gjerman Vilhelm Shikard
(Wilhelm Schickard) dha projektet për
makinën me ndihmën e së cilës mundeshin
të realizohen llogaritjet elementare
matematikore, por
nuk ka dëshmi se kjo makinë
atëherë është realizuar.
14. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• 1642, Francë, Blez Paskali (Blaise Pascal
1623-1662) në moshën 19 vjeçare, zbuloi
makinën digjitale e cila kishte mundësi të
kryente mbledhje dhe zbritje të numrave, të
cilën e pagëzoi me emrin Paskalina.
15. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• Në vitin 1672, Vilhelm fon Lajbnic në
Gjermani, 30 vjetë pas zbulimit të Paskalit,
konstruktoi makinën digjitale e cila përveç
mbledhjes dhe zbritjes kishte mundësi të
kryente edhe operacionin e shumëzimit
dhe pjesëtimit, si dhe të nxjerrë rrënjën
katrore të çfarëdo numri.
16. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• Në vitin 1804, Zhakard (Jacquard) përdori i
pari kartelet e perforuara në teknologjinë e
tekstilit.
• Në bazë të vrimave të perforuara në
kartele, makina zgjedhte ngjyrat të cilat
duhej përdorur në vendet e caktuara gjatë
prodhimit të pëlhurës.
• Nëse kartelet lidheshin në shirit të
pafundëm, makina fitonte mundësinë që të
prodhojë ndonjë ornament (vizatim) i cili
përsëritet.
17. Fazat e zhvillimit të
kompjuterëve (vazhd.)
• Më 1835, Çarls Bebixh (Charles
Babbage), matematicient nga Kembrixhi,
projektoi makinën e re, e cila edhe pse
kurrë nuk u përfundua, merret se është
paraardhëse e kompjuterit bashkëkohor.
Ky projekt kishte pajisjet për hyrje dhe dalje në
të cilat janë përdorë kartelet e perforuara.
Përpos kësaj, Bebixh parashikoi edhe vendin
për vendosjen e shënimeve - kujtesën
(memorien), si dhe procesorin. Me makinë dhe
me kujtesë udhëheqnin kartelet në të cilat ishin
të vendosura instruksione të koduara në
mënyrë numerike dhe të ruajtura ashtu që të
funksionojnë në momentin kur i nevojiten për
punë procesorit.
18. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
 Holerit (Hollerith) konstruktoi makinën me
kartela të perforuara dhe me impulse elektrike,
me anën e së cilës u bë regjistrimi i popullsisë
në Amerikë, më 1891.
 Në v.1915, spanjolli Leonardo Tores kombinoi
teknikën e kompjuterit elektromekanik me
principet e programimit. Ai e prezantoi makinën
e parë të aftë që të bie vendime dhe atë e
ilustroi duke e përdorë për zgjidhjen e
problemeve të thjeshta në shah.
19. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• 1936 në Gjermani, Konrad Zuse i pari ofroi
disa ide themelore të llogaritjes automatike
duke futur në përdorim edhe sistemin e
numrave binarë dhe pikën e lëvizshme
dhjetore.
• më 1941 ai përfundoi kalkulatorin e tij
bartës Z2 dhe Z3, si dhe zhvilloi gjuhën
algoritmike PK, paraardhëse të gjuhës
programuese PL/I dhe ALGOL.
20. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• 1937 Klod Shanon dhe Xhorxh Shtibic,
duke punuar ndaras në SHBA, arritën të
zbulojnë qarqe elektrondërprerëse të cilat
punonin sipas ligjeve të algjebrës së Bulit,
me çka dukshëm u zhvillua teknologjia e
kompjuterëve
• 1944, U zhvillua HARVARD MARK 1
kompjuteri i parë digjital, nga Hauard
Ajken, Kler Lejk, Fransis Hamilton dhe
Benxhamin Durfe, duke punuar në
laboratorin kompjuterik të Harwardit me
përmbajte të IBM-it.
21. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• Zbulimi i llambave elektronike nga ana e
Fasodenit, De Forestit dhe të tjerëve në
fillim të shekullit të kaluar, filloi që të gjejë
zbatimin edhe tek kompjuterët në fillim të
viteve të dyzeta.
• Në v.1945, Xhon Fon Njuman, i lindur në
Hungari, e i cili vepronte dhe punonte në
SHBA, zhvilloi konceptin e programit të
ruajtur, në bazë të të cilit urdhrat që duhej ti
parashtrohen kompjuterit ruheshin brenda
në formë numerike.
22. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
Kompjuteri i parë plotësisht elektronik ishte
ENIAC, të cilin e projektuan Xhon
Maushli dhe Presper Ekert.
Ky kompjuter u krye
më 1946 dhe çmimi i
tij ishte afër 10 milion
dollarë.
Kishte 18000 llamba
elektronike dhe ishte i
rëndë 30 tonelata.
23. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• Në v. 1948, Xhon Barden, Valter Braten
dhe Vilijem Shokelli në laboratorët e Bellit
në SHBA realizuan transistorin, i cili për
shkak të dimensioneve të tija të vogla si
dhe fuqisë së vogël të nevojshme të
furnizimit, menjëherë gjeti aplikimin në të
gjitha pajisjet elektronike.
24. Fazat e zhvillimit të kompjuterëve
(vazhd.)
• 1964, Gordon Mur, shkencëtari kryesor i firmës
Ferçajlld, prognozoi se çdo vjet do të dyfishohet
dendësia e komponenteve.
• 1971, INTEL në SHBA, realizoi mikroprocesorin e
parë i cili njëherit ishte edhe njësi qendrore e
kompjuterit (CPU-Central Proccesor Unit) ku
funksionet logjike dhe aritmetike zhvilloheshin në
të njëjtin çip, me dimensione më të vogla se
gjysmë centimetri anash.
• 1975 kompania e njëjtë realizoi kompjuterin
komplet në një pllakë të vetme (kartele
elektronike).
• 1976 realizuan prodhimin e një kompjuteri tetë
bitësh i cili përbënte rreth 20.000 transistorë në një
çip të silicit.
25. Gjeneratat e Kompjuterëve
Gjenerata Periudha Zbulimi
Gjenerata e parë 1946 - 1958 Gypat elektronikë
Gjenerata e dytë 1959 - 1963 Tranzistorët
Gjenerata e tretë 1964 - 1970 Qarqe të integruara
Gjenerata e katërt 1971 - 1989 VLSI