12. Ty po te drejtohem, vajze moj, syzeze:
"Me do a s'me do", - kjo eshte hipoteze!
Pamja jote e embel posi teoreme
kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.
Ti je elegante si ekuacion.
Mesi yt i holle, posi ypsilon.
Supet delikate - pika infleksioni,
qafa si cilinder, koka si trung koni.
Hunda si segment, posi rreze drite;
veshet simetrike, balli si orbite.
Buzet si elips, mjekra si kupole,
syte si dy vatra, vetull parabole.
C'mi ke ndare aq bukur floket si spirale,
oj, tu thafte dora, si me simetrale!
Rreze rrezatojne syte e tu te qeta:
Njeri reze alfa, tjetri rreze beta.
Per ty peshertimat po dalin rrethore
hapen vale-vale si rrathe perqendrore.
Une e ti - nje thyhese lidhur ne nje bosht:
ti - numeruesi siper, une - emeruesi poshte.
Po s'ta bera jeten diell si pranvera,
c'vite me jane taksur, mi shumezofte zerua!
Dashurise per ty, mos t'i shuhet vapa,Â
cdo fjale qe do thuash, do ta fus ne kllapa!
Dhe oh, si do rritet me hapa ritimike:
sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.
Bukuria jote - bukuri limit
m'i perndau mendte gjer ne infinit.
Me trete, formule, me shkrive te gjalle
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle.
Folem, shpirti im, shpirt ne maksimum,
se pa ty s'kam gjume as ne minimum!