1. UNIVERSITETI I PRISHITNES
FAKULTETI EKONOMIK
Syllabus
LËNDA: MENAXHMENTI I BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM
Studimet : Bachellor
Qëllimi i Kursit
Lënda Menaxhmenti i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm është dizajnuar që t’i familjarizojë
studentët me konceptet fundamentale të ndërmarrësisë dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet
ndërmarrësi në procesin e krijimit, rritjes dhe menaxhimit të biznesit. Qëllim kryesor i këtij
moduli është që studentët të kuptojnë procesin përmes të cilit idetë ndërmarrëse zhvillohen,
implementohen dhe menaxhohen sukseshëm. Moduli do të ketë në fokus zhvillimin e planit të
biznesit.
Pas përfundimit të kursit, studenti do të jetë në gjendje të:
 Identifikojnë definicionet alternative të ndërmarrësit, ndërmarrësisë dhe bizneseve të vogla
dhe të mesme (BVM).
 Vlerësojnë rolin e ndërmarrësisë dhe BVM në ekonominë kombëtare dhe ndërkombëtare.
 Sqarojnë se si frimat krijohen, zhvillohen dhe rriten dhe se si roli i ndërmarrësit ndryshon në
këtë proces.
 Diferencojnë në mes të fushave të ndryshme të menaxhimit që në fazën e themelimit e deri
të rritja e biznesit.
 Identifikojnë barrierat me të cilat përballen ndërmarrësit dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.
 Sqarojnë mjedisin e ndërmarrësisë.
 Përpilojnë një biznes plan solid lidhur me një ide ndërmarrëse.
Metodologjia e mësimdhënies:
Ky modul do të bazohet në ligjerata aktive dhe në punë ekipore të studentëve ldihur me krijimin
e një ndërmarrje potenciale e cila do të rezultojë në një plan biznesi për idenë e tyre
ndërmarrës. Ndër të tjera studentët do të inkurjaohen të realziojnë një viztë në një kompani
(intervistë me një ndërmarrës). Puna grupore dhe individuale gjatë semestrit konsiston me
përfundimin me sukses të dy projekteve nga të cilat njëri është projekt individual kurse tjetri
është projekt grupor. Këto projekte janë:
Projekti 1: Profili i Ndërmarrësit (projekt individual) - Ky është një projekt individual në të
cilin nga ju kërkohet që të zgjedhni një individ që ku konsideroni si ndërmarrës. Çdo person i cili
i përgjigjet definicionit të ndërmarrësit të dhënë në literaturë është i pranueshëm për rast
studimor. Detyra juaj është që të intervistoni këtë person dhe të shkruani një raport (2-3 faqe)
lidhur me profilin e të intervistuarit. Profili përmban interesimin ndërmarrës të personit,
motivimin, të dhënat tjera personale dhe filozofinë e përgjithshme të biznesit (aty ku është e
aplikueshme). Për më tepër ju mund të prashtroni disa pyetje lidhur me mjedisin e biznesit në
Kosovë për të analizuar përceptimet e ndërmarrësit lidhur me këtë mjedis. Ju do të administroni
një pyetësor të ndërmarrësisë të cilin do ta përpiloni në bashkëpunim me profesorin e lëndës.
Për më tepër Ju duhet që t’i kushtoni kujdes që në kuadër të intervistës të mbledhni
informacione lidhur me karakteristikat personale të ndërmarrësit (për shembull biografia
personale dhe familjare, motivet për tu bërë ndërmarrës) si dhe të dhëna të tjera lidhur me atë
se si biznesi është duke performuar aktualisht (për shembull profitabiliteti, rritja, çshtjet e
resurseve humane, produkti dhe shërbimet dhe planet e rritjes për të ardhmen.
2. Projekti 2: Plani i Biznesit për Krijimin e Biznesit (projekt grupor)
Ky projekt është kryesor në kuadër të këtij moduli. Është një instrument kryesor i të mësuarit
dhe zgjatë gjatë tërë semestrit. Në fund të semestrit secili grup duhet të ketë përpiluar një plan
biznesi për idenë e zgjedhur ndërmarrëse. Studentët do të punojnë në grupe prej 3 ose 4
persona. Ky projekt kërkon që të jeni të familjarizuar me koncepte bazike të kontabilitetit dhe
fianancave. Grupi duhet që të shkruaj aspekte të ndryshme të biznesit të propozuar për
themelim. Nga grupi kërkohet që herë pas here të bëjë prezentime të pjesëve të ndryshme të
planit të biznesit.
Litaratura bazë që duhet ta përdorin studentët:
TITULLI AUTORI BOTUESI DATA
Biznesi i Vogël dhe i
Mesëm: Krijimi,
Menaxhimi dhe Rritja e
Bizneseve,
M. Mustafa, E. Kutllovci,
P. Gashi dhe B.
Krasniqi
Prishtinë: Instituti
Riinvest.
2006
Sipërmarrësia dhe
Menaxhimi i Biznesit të
Vogël
Ariana Çepani Tiranë: Shtëpia Botuese
Pegi.
2001
Litaratura shtesë / rekomanduar:
TITULLI AUTORI BOTUESI DATA
Small Business
Management: An
Entrepreneurial
Emphasis
Longenecker, J, Moore,
C. dhe Petty, W.
Thomson South-
Western.
2003
Entrepreneurship and
Small Firms
Deakins, D. dhe Freel,
M.
3rd
edition, McGraw
Hill.
2003
Plani i mësimit për një semestër:
Java e parë: Ndërmarrësa dhe BVM në ekonominë kombëtare
Java e dytë: Idetë mbi ndërmarësinë
Java e tretë: Motivet për ndërmarrësi
Java e katërt: Variantet e ndërmarrësisë
Java e pestë: Gjenerimi i ideve ndërmarrëse dhe teknikat për selektimin e tyre
Java e gjashtë: Punë ekipore (prezentimi i ideve ndërmarrëse)
Java e shtatë: Plani i Biznesit
Java e tetë: Format e organizmit të biznesit
3. Java e nëntë: Krijimi i vizionit dhe misionit të biznesit
Java e dhjetë: SWOT analiza dhe mjedisi i biznesit
Java e njëmbëdhjetë: Plani i marketingut-analiza e tregut
Java e dymbëdhjetë: Plani financiar – analiza financiare
Java e trembëdhjetë: Plani implementues (aksional)
Java e katërmbëdhjetë: Ndërmarrësia dhe zhvillimi i BVM-ve në Kosovë (Roli i qeverisë
dhe organizatave joqeveriatre)
Java e pesëmbdhjetë: Testi 1
Detyrat (aktivitetet e mësimnxënjes) të cilat do të vlerësohen në orët mësimore:
Metodat e vlerësimit:
Provimi final do të përmban disa pyetje që duhet të shkruhen në formë të eses së shkurtër. Në
shkrimin e pyetjes-eses studentët duhet të jenë bindës në parashtrimin e fakteve duke
dëshmuar se ata kanë njohuri rreth problemeve që shqyrtohen dhe mënyrave për zgjidhjen e
tyre. Për studentët e rregullt gjatë vitit akademik notimi do të organizohet një test për Vlerësimi
përfundimtar do të varet nga mesatarja e të gjitha aktiviteteve: testit, projektit individual dhe atij
grupor. Secili aktivitet ka numër të caktuar të pikëve. (Vërejtje: Pa përfundimin me sukses të
gjitha aktiviteteve studenti nuk mund ta kalojë provimin dhe se duhet ti nënshtrohet provimit
përfundimtar. Po ashtu nëse studenti nuk i përfundon të gjitha aktivitetet me sukses duhet t’i
nënshtrohet provimit të rregullt).
Ndërtimi i Notës:
Për të përfunduar me sukses këtë modul studentët duhet që të dorëzojnë dy projektet dhe të
përfundojnë me sukses provimin final. Pesha e secilit projekt dhe provimit përfundimtar është
dhënë në vijim:
Projekti 1 Projekti 1 Provimi Final Gjithsej
20% 20% 60% 100%
Nota përfundimtare përcaktohet nga mesatarja e ponderuar e notave të marra nga secili
aktivitet i lartëshënuar. Për të përfunduar me sukses këtë modul studentët duhet të arrijnë së
paku notën minimale prej 50% në provimin final, së paku 50% në projektin 1 dhe 2 ose më
shumë në tërë modulin. Studentët këshillohen që mos të hyjnë në provim pa përfundimin me
sukses të dy projekteve.
Vlerësimi përfundimtar i studentit llogaritet sipas mënyrave të mësipërme, ndërsa nga kufijtë e
mëposhtëm të pikëve fitohen notat: