2. Mjegulla është avulli i ujit i
kondensuar në shtresat përdhese të
ajrit. Mjegulla, sipas marrëveshjes
ndërkombëtare, është një turbullirë e
tillë e ajrit, me rastin e së cilës objektet
përreth mund të shihen vetëm në
largësi prej 1 km. Mjegulla shënohet me
shenjën ≡.
4. Mjegullima ka te beje me mbetjen pezull te
pikezave mikroskopike te ujit ose te berthamave
te kondensimit. Shikimi eshte me i madh se 1
km. Aty ku ajri nuk eshte i pasur me berthama
kondensim dalja e mjegulles nuk varet nga
intensifikimi gradual i mjegullimes dhe vjen
shpejt.
6. Retë janë grumbull i pikave të ujit të
krijuara me ndeshjen e masave
ajrore të ftohta të ajrit me masat e
nxehta ajrore të ajrit. Për nga
përbërja e tyre fizike janë të
ngjashme me mjegullën.
7. Mbulimi i plote ose i pjesshem i
qiellit me re quhet Vranësia
10. Reshjet nënkuptojnë të gjitha format e avullit
te ujit qe kondenzohen dhe sublimohen e që
shfaqen në sipërfaqen e tokës në formë të
lëngët apo të ngurtë. Disa forma të reshjeve
bien nga retë, kurse disa të tjera formohen
drejtpërdrejt në sipërfaqen e tokës.
12.  Format e para janë: vesa, bryma, kraheza, ngrica dhe
grica.
 Format e dyta janë: shiu ,debora ,bresheri , bresheri
i imet dhe breshniza.