1. Ndermarresi — Presentation Transcript
1. NDËRMARRËSI
2. Temat: 1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit 1.3. Ideja e
ndërmarrësit 1.4. Procesi i ndërmarrësisë
3. 1.1. Përkufizimi kuptimor I ndërmarrësit Ndërmarrësi është person i cili është i gatshëm që me
rrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja(prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dhe
realizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës. Ndërmarrësi për dallim nga pronari,
është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vetë dhe
vazhdimishtë aplikon risi. Nga ana tjetër pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi,
përpiqet që afarizmin e vetë ta mbajë në nivel aktual. Ndërmarrësi para së gjithash është i
orientuar në realizimin e fitimit, ngase mungesa e fitimit e bënë atë të pasuksesshëm. Mirëpo
përkundër kësaj, rolet e ndërmarrësit janë të shumëta: ai duhet të jetë planer(planifikues),
udhëheqës, novator, organizator dhe kontrollor(kontrollues) i mirë.
4. 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit Çdo ndërmarrës, që të jetë i sukseshëm duhet të posedojë veçori të
caktuara. Pothuajse sa herë që bëhet fjalë për veçoritë e ndërmarrësit, theksohen fjalët e Peter
Druckerit i cili për ndërmarrësit thotë: disa janë ekscentrikë, të tjerët konformistë shembullorë,
disa janë të trashë, të tjerët të dobët etj. Megjithatë, marrë në tërsi, ndërmarrësi i sukseshëm, pa
marrë parasyshë sharmin dhe stilin e tijë jetësor, duhet të jetë novator, i gatshëm të merrë përsipër
rrezikun, të ketë vetëbesim, të jetë këmbëngulës dhe përgjegjës për realizimin e projketit të vetë.
5. 1.3. Ideja e ndërmarrësit Se nuk është e lëhtë të jeshë ndërmarrës cilësor dhe i suksesshëm
dëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë. Për fat të keq, suksesin nuk
e garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dija
interdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një stratexhie sa më të mirë të afarizmit e
cila çon drejtë qëllimit të caktuar.
6. Kuptimi i idesë së ndërmarrësit Është e vështirë që ideja e ndërmarrësit të përshkruhet dhe
definohet në mënyrë njëkuptimore. Nganjëherë ideja për një ndërmarrje të caktuar lindë ngadalë
dhe i duhet një kohë e gjatë për të marrë formen e plotë. Për të vlerësuar se a është ideja jonë
njëkohësishtë edhe rast i volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje: - A e do tregu atë që ne
e ofrojmë ? - A është i gatshëm tregu për ofertën tonë ? - A do të na mundësojë ideja jonë
kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm? - A është ideja jonë novacion? Cilat elemente
përbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg? Nëse arrijmë të
japim përgjigje adekuate në këto pyetje, do të kuptojmë se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe
rast i mirë.
7. Burimet e ideve ndërmarrëse Burimet e ideve ndërmarrëse janë të shumta, kurse vijnë nga
sfera të ndryshme – nga preferencat dhe preferencat dhe përvojat personale, informatat nga
tregjet e jashtme dhe nga rrethanat makroekonomike sociale në sferën ose tregun e caktuar. Idetë
dhe rastet e volitshme shfaqen në këtë mënyrë: Analizojini shkathtësitë tuaja lidhur me idetë
afariste, Mbajeni hapin me ngjarjet e përditshme dhe jini i gatshëm ta shfrytëzoni përparësinë e
2. rastit të volitshëm, Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri, Shtojani vlerën prodhimit ekzistues,
Hulumtoni tregjet tjera, Pasurojeni prodhimin ose shërbimin ekzistues, Bashkangjitjuni palës
ngadhënjimtare. Puna më e mirë është ajo që kënaq nevojat e tregut… Punët më të mira e gjejnë
nevojën dhe zbrazëtinë në treg dhe e plotësojnë atë.
8. Analiza dhe realizimi i aksionit Me rastin e analizës së idesë dhe gjatë të menduarit për
realizimin e sajë është e nevojshme të përfshihen më shumë sfera të afarizmit. Sferat që duhet
shqyrtohen dhe definohen janë: Presupozimet e përgjithshme : forma juridike e ndërmarrjes, emri
i firmës, logotipi, hapat e nevojshëm për zbatimin e idesë,etj. Prodhimi dhe/ose shërbimi :
madhësia e tregut total, cikli jetësor i prodhimit, vlera e shtuar etj. Menaxhimi : organizimi i
punës dhe skema organizative, ndarja e përgjegjësive dhe autorizimeve Të punësuarit : nevojat
për punonjës janë harmonizuar me përgatitjen profesionale të kërkuar, me përvojën e shkathtësitë
e nevojshme për kryrjen e punës dhe kompensimet Tregu : definimi i qëllimeve të tregut, numri i
blerësve të ardhshëm dhe shitja e mundshme, motivet për blerje, trendët në tregje, analiza e
konkurrences(e tanishme dhe e ardhshme), analiza e pozitës në raport me konkurrencën
Stratexhia e marketingut : pozita e synuar në treg, pozicionimi në lidhje me çmimet, strategjia e
distribuimit, plani i aktiviteteve normative dhe shpenzimet e promovimit, Zinxhiri i furnizimit :
lëndët e para të nevojshme dhe furnitorët, kërkesat teknike për kryerjen e punëve, procesi i
prodhimit, shpenzimet e prodhimit, lokacioni dhe teknologjia Analiza financiare : burimet e
financimit, mjetet e nevojshme të përhershme dhe të xhiros, projektimi i të hyrave dhe të dalave,
projektimi i raporteve financiare dhe vlerësimi i efektivitetit të projektit
9. 1.4. Procesi i ndërmarrësisë Që të mundë të realizohet një ide është e nevojshme, para së
gjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë. Pastaj, është e nevojshme të definohet
stratexhia, përkatësishtë mënyra sipas së cilës do ti realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm
pas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie. Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit të
ndërmarrësisë.
10. Definimi i qëllimeve Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes së ardhshme të
subjektit ekonomik. Kjo është pika e fundit drejt së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janë
rezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vetë të cilin e synon.
Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasur
parasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprocikishtë të harmonizuara. Qëllimet e definuara
duhet të jenë të shprehura me shkrim, duhen të jenë të arritshme, përkatësisht të realizueshme, të
shprehura në aspektin sasior dhe të kufizuara në aspektin kohor, përkatësishtë duhet ta kemi
planin kohor deri kur duhet të realizohet qëllimi.
11. Përcaktimi i strategjisë Pasi të kemi përcaktuar se çka dëshirojmë të realizojmë, është e
nevojshme që të definojmë edhe mënyrën e realizimit të këtij qëllimi, përkatësisht duhet ta
përcaktojmë strategjinë. Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të ndërmarrësit,
përkatësishtë tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimet
e parashtruara. Ajo duhet t’i definojë udhëzimet e sakta lidhur me ndërmarrjen, dhe duhet të jetë
e kuptueshme për të punësuarit në ndërmarrje. Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë me
aktivitetin afarist të ndërmarrjes.
12. Realizimi i strategjisë Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i testojë mundësitë e veta dhe t’i
krahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit. Në këtë fazë ndërmarrësi do të
3. duhej të verifikonte: - A ka burime dhe mjete të mira? - Sa është e fortë ndërmarrja? - Çfarë janë
mundësitë dhe afinitetet e saj?