3. AVANTAZHET E SHEGËS
Shega është një nga drufrutoret me rendësi që ka disa
karakteristika dhe paraqet disa veçori që i japin asaj
përparësinë për një përhapje me te gjere. Ajo nuk është
vetëm një bime që zë tokën dhe jep një prodhim te caktuar
por ajo mund te shërbeje edhe për bashkëshoqërime,për
mbjellje anës rrugës, për zbukurim, etj. Kjo bime, krahas
karakteristikave të ngjashme me drufrutoret e tjerë, paraqet
edhe disa specifika :1)Jep prodhim shumë te kënaqshëm për
njësite sipërfaqes,duke shfrytëzuar mjaft mire vetitë
prodhuese te tokës, por dhe duke zëne vetëm pak sipërfaqe
për bime, krahasuar me një numër pemësh të tjera frutore. 2)
Ka vlera mjaft te mira ushqyese e në veçanti kuruese. Vlerat
kuruese shfaqen jo vetëm tek frutat por edhe tek lëvoret,
rrënjët, etj; kura te cilat janë mjaft te thjeshta në përgatitje,
për me tepër ato nuk japin efekte anësore te dëmshme për
njeriun.
5. 3)Ndikon në mbrojtjen e tokës nga agjentet
atmosferike, në mënyre te veçante nga erozioni. Kjo
bime, duke shfrytëzuar me se miri tokat e pjerrëta,
lehet, etj., përveç prodhimit që jep, kryen edhe ketë
shërbim shume te vlefshëm për token bujqësore duke i
ardhur në ndihme ruajtjes se tokës nga gërryerjet.
4)Ka një dru shume rezistent dhe te parapëlqyer nga
përpunuesit dhe mjeshtërit e gdhendjes se drurit, duke
shfaqur vështirësi tek gdhendësit e drurit, por duke
dhëne objekte me vlera shume te veçanta.
5)Shpërblen mjaft mire shërbimet që mund ti kryhen si
prashitje, kultivime, mulçerime, etj. Në përgjithësi,
bima e shegës kërkon pak shpenzime për te ardhur
deri tek prodhimi.
6. Lajthia është shkurre e familjes mështekore
(Betulaceae) me emrin shkencor Corylus avellana
L, bashkë me mështeknën dhe verrin. Gjendet
kryesisht në zonat malore. Rritet 3-4 m lartësi
veçmas ose të përziera me shkurre si shkoza,
mëlleza, molla e egër (dyvjaka), thana etj. Bima
parapëlqen shpatet e drejtuara nga veriu ose
verilindja që nuk rrihen nga dielli. Gjethet i ka të
gjera, gati të rrumbullakëta. Ajo ka disa veti të
rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër
sëmundjeve,ka një kombinim të veçantë të acid
oleik të proteinave karbohidrateve dhe beta
sitosterolit.Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim
i mirë i vitaminës E,përmbajtja e së cilës ndikon
në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme.
11. Cilat bime kurojne anemine, semundjet e zemres?
Nje sere recetash te mbeshtetura ne mjekesine
moderne, por aq dhe ne ate popullore, per te
kuruar semundje te ndryshme qe shfaqen ne
organizmin tone. Keshillat me te fundit qe japin
mjeket per te shmangur semundjet e zemres,
stomakut, aparatit tretes, gripit. Si te luftoni
kancerin, diabetin e shume shqetesime te tjera me
fruta dhe perime. Si te shmangni semundjet e
ndryshme, cila eshte strategjia e duhur per nje
jete te shendetshme. Cilat jane recetat me te
fundit te rekomanduara nga mjeket per te qene te
shendetshem. Gjithçka ne numrin e sotem ne nje
suplement prej pese faqesh, nje strategji e vertete
per nje jete te shendetshme. Do te gjeni keshilla
dhe receta per te luftuar çdo semundje qe ju
shqeteson.
13. Lloje te ndryshme te bimeve kane treguar te
kene nje rol te rendesishem, dhe te kene ne
perberje te tyre substanca me vlere qe kane
veti farmakologjike.
Nje rol I tille eshte evidentuar qe ne koherat e
lashta, gje e cila me rritjen e civilizimit te
njeriut, nisi te konsiderohej gjithnje e me
teper, aq sa iu dedikuan studime, u krijuan
teknikat e posacme te kultivimit, vjeljes,
perpunimit dhe nxjerrjes se ekstraktit me
interes, si dhe implementimit te tij ne
medikamente ne trajte tabletash apo formash
te tjera farmakologjike.
15. Ne kete menyre lindi kultura e bimeve medicinale, e cila se
pari shfrytezohet nga mjeket dhe farmacistet me njohuri
biologjike, per te kultivuar ato qe quhen bime medicinale
(mjekesore).
Disa prej këtyre lëndëve janë të helmëta, por në sasi jo të
madhe ato shfaqin veti kuruese.
Sot mjekësia përdor deri në 300 lloje bimësh mjekësore.
Shumica e bimëve mjekësore rriten në gjendje të egër në
pyje, në fusha dhe në livadhe. Disa nga bimët mjekësore të
vendit tone janë: Helmarina (Atropa bella-donna), Kamomili
mjekësor
(Martricaria chamomilla), Valeriana (Valeriana officinalis),
Mendëra e rëndomtë
(Mentha piperita), Lule togzi (gjinia Digitalis ), Sherbela
mjekësore (Salvia officinalis).
Mund te permendim ketu gjithashtu nje pjese te atyre
bimeve qe perdoren ne bote edhe nga mjekesia alternative
per kurimin e semundjeve te ndryshme.