2. Ndarja e ngjyraveNgjyra është prodhim i dritës.Në dritën e bardhë të Dielllit fshihen të gjitha llojet e ngjyrave - e kuqja, e portokallta, por edhe ndërthuren njëra me tjetrën shembull : e kuqja në të portokalltë dhe portokallta në të kuqe etj. Nëse drita kalon nëpër prizëm (shembull pikën e shiut) thehet në ngjyrat e Ylberit. Prandaj e shohim ylberin kur ka diell dhe shi njëkohësishtë.Ngjyrat (spektri i ylberit):e kuqja, portokall, e verdha, e gjelbërta, e kaltërta dhe vjollcë.Marino Tartaglia: Autoportret, 1917.Kalimi prej ngjyre në ngjyrë, më tepër lloje të ngjyraveLexo dhe përgjigju!Ngjyrat janë të ndryshme. Cilat ngjyra i sheh në këtë pikturë?Sipas llojit i shohim ngjyrat e ylberit, (ngjyrat e spektrit të Diellit): të kuqen, të verdhën etj.
3. Sipas llojit ngjyrën e kuqe, të kaltërt dhe të verdhë i llogarisim si ngjyra primare.Ngjyrat primareE bardha dhe e zeza nuk paraqiten te ylberi, prandaj i quajmë si JO-ngjyra.Përgjigju !Cilat ngjyra i vëren te kjo pikturë?Ato janë ngjyrat primare (themelore) – e kuqja, e verdha, e kaltërtadhe dy JO-ngjyra – e bardha dhe e zeza.Piet Mondrian: Boogie-woogie fitimtar 1944.
4. Përzierja e ngjyrave: dy ngjyra primare na japin një ngjyrë sekondare (ose të përfituar).+==+=+Ngjyrat primareNgjyrat sekondareFranz Marc: Dhelpra e kaltërtzezë, 1911.Lexo!Në këtë pikturë dhelpra dhe rrethina e sajë janë të pikturuara me ngjyrat primare, por edhe ato sekondare : vjollcen, të gjelbërtën dhe portokallen.Ngjyrat primareNgjyrat sekondare
5. Këto ngjyra na japin përshtypjen e diellit dhe zjarrit; prandaj i quajmë ngjyra të ngrohta. Këto ngjyra na japin përshtypjen e ujit dhe akullit; i quajmë si ngjyra të ftohta.Lexo!Ngjyrat kanë efektet e tyre: ato na bëjnë përshtypje ngrohtësie, ose ftohti, prandaj flasim për ngjyra të ngrohta ose të ftohta.