2. PJESA HYRËSE
TË GJITHË
Pa arsim,
Pa gjuhë,
pa kulturë,
S’quhesh komb!
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e dëlirë!
Sa e bukur sa e vlerë!
Çka na fliste zemra,
E qëndisën shkronjat,
Gjuhën që kish nëna,
Trashëgojnë shqiponjat.
Si rrahjet e zemrës,
Që na mbajnë gjallë,
Është gjuha e nënës,
Na quan shqiptar!
Nxënësi 1
Mësuese e nderuar,
Bashkë me prindërit tanë,
Erdhët për të festuar,
Me klasën e parë.
Nxënësi 2
Jemi shumë të lumtur,
Gaz na vlon në gji,
Shikoni sa bukur,
Veshur çdo fëmijë!
3. Nxënësi 3
Vajzat si sorkadhe,
Djemtë porsi kaproj,
Hedhin këngë e valle,
Abetaren nderojnë!
Nxënësi 4
Festa jonë është fëmijërore,
Ndaj si flutura do vallëzojmë
Do të këndojmë këngë gazmore,
Talentet tona t’i tregojmë!
Nxënësi 5
Sot shkëlqejnë fjalët tona,
Porsi xixat nëpër zjarre,
Kudo shpërthen jehona,
Të nderojmë ty , Abetare!
Nxënësi 6
Drita që jep dituria,
Ngjan si hënë,
Ngjan si diell,
Ku ndriçohet gjithësia,
Se dhe vetë perëndia,
S’të dha sy si çdo gjallesë,
Do të quheshe,
kafshë, a shpezë,
Po, të dha sy për dritë,
Të thithësh nga dituritë!
Nxënësi 7
Si një tufë me flutura,
Dalë nga Manastiri,
4. Motërza të bukura,
Shkronjëza floriri.
Nxënësi 8
Morën fluturimin,
Fluturim pa kthim,
Shqiptarëve u sillnin,
Shkrim edhe lexim.
Nxënësi 9
Krahëhapur Tirana,
Prishtina me mall,
Shkupi, Çamëria,
Kudo ka shqiptarë.
Nxënësi 10
Na lejoni, pra, t’u falënderojmë,
Thellë nga zemra jonë,
Dalin fjalët e shpirtit që urojnë:
Mirë se erdhët, pra, sot në festën tonë! (TË GJITHË)
VALLËZIM WELCOM
https://www.youtube.com/watch?v=ahfBAPENSZQ&fbcli
d=IwAR1lMCTK2iOiEJ-A-
Y5GLnVJhk7r9sOumrztzalA90p3YRRTSZ6UaSwk1ag
6. Nxënësi 2
Nxënësi 3
ABETARE ZEMRA IME
Abetare zemra ime
Të kam mbartë në çantën time,
Kam vënë hapin n’shi e borë
Të arrijmë
Së bashku n’shkollë.
Bashkë me shkronja
Fjalë e rrokje
Si familja rreth një softe,
Një nga një faqe ëmbëltuar
ABC- në e përfunduam.
8. Nxënësi 6
MARGARITARET E GJUHËS
Tridhjete e gjashte margaritar,
Jane dhuratë per klase te parë.
Dikur s'dija të lexoj fare,
Asnjë fjalë në abetare.
I mbusha fletoret me margaritar,
Une voglushi i klases së parë.
Një pjesë të natës e bëra ditë,
A, E, U, Duke përshpëritë
KËNGA: ABETARE, ABETARE KLEA
https://www.youtube.com/watch?v=BWEmgQJa1gs
2 Nxënës
Abetare, Abetare, sillma diellin në dritare! Grupi
Lehtë, lehtë e bukur, bukur, dora ime sa e lumtur.
Hap një faqe, kthen një fletë, Nxënësi 1
Nëpër shkronja – Bota vetë.
Abetare, Abetare, sillma diellin në dritare!
Rrjedh në fjalë plot kumbim Grupi
Gjuhë e lashtë e vendit tim.
Abetare.
Me ty mendjen lartësoj. me ty zemrën e gëzoj, Nxënësi 1
Bëhem zog e fluturoj. Abetare.
Abetare, Abetare, ti je dielli në dritare.
Rrjedh në fjalë plot kumbim Grupi
Gjuhë e lashtë e vendit tim. Abetare.
9. Pjesa e dytë
TË GJITHA SHKRONJAT E ABETARES 28 nxënës
I përdorur libri nga interneti: Shahe Rama – Festa e Abetarës
TË GJITHË
Nxënësi A
22. VALLËZIMI – VALZ
https://www.youtube.com/watch?v=mmCnQDUSO4I
Pjesa e tretë
Lojë skenike: LIBRI, DITA, DRITA DHE DITURIA 4 nxënës
Dita: Çudi , moj dritë, si nuk më ke falenderuar kurrë!
Drita: Përse?
Dita: Si, moj, përse?!...Harron se pa mua ti nuk do të ishe në këtë botë?
Drita: Ani-do të më thuash që ne lindim së bashku?
Dita: Po, pra! Prandaj të quajnë edhe drita e ditës.
Drita: Më quajnë edhe drita e diellit-edhe drita e hënës, edhe Drita e yjeve,
edhe drita elektrike, edhe drita e qiriut…sepse edhe ata kanë dritë.
Dituria: Mos harro edhe driten time…
Dita dhe Drita: Kush je ti?
Libri: Unë jam libri
Dita, Drita: Libri?! - Pa na thuaj si e quajnë dritën tënde dhe ku ndodhet
ajo?
Libri: Dritën time e quajnë dituri- ajo ndodhet në të gjitha faqet e librave.
Të gjithë: Të mësosh nuk është kurrë vonë.
23. POEZIA ABETARE BUKUROSHE
Abetare bukuroshe
Mirë që ndenje midis nesh
A u lodhe vogëlushe
Shkronjat të na i rrëfesh.
Nxënësi
Abetarja:
Nxënësi
Jo fëmijë nuk jam lodhur
Mos kini merak për mua
Sa herë mes jush jam ndodhur
Ndjehem shumë e gëzuar .
Të gëzuar jemi ne
Që të patëm çdo herë pranë.
Ti për ne je dritë e diell
Ti je yll edhe hënë.
Nxënësi
Abetarja:
Nxënësi
Unë pa ju do të isha zverdhur
Në një qoshe gjithë pluhur
Por me ju duke bredhur
Unë sot ndihem shumë e lumtur.
Më dëgjo kam dy- tri fjalë
Kur të mësova në shkollë
Mos të bëra ndonjë njollë
Nxënësi
Mos pa dashur ndonjëherë
Të kam grisur të kam çjerrë?
Abetarja: Nxënës i dashur të kam falur
Nxënësi Për të gjitha ato që thua
Por ashtu siç më deshe mua
Duaj gjithë librat e tua.
Abetare shoqja jonë Nxënësi
Ti do ikësh përgjithonë?
Abetarja: Jo, do të shkoj për të pushuar
Nxënësi Prap do të vij për disa muaj
Ja këtu në klasën tuaj
24. Për fatosat 6 vjeçarë
Që do të vijnë në klasë të parë.
Abetare shoqja ime
Më mësove shumë mësime Nxënësi
Si të shkruaj, të lexoj
Rrokje - fjalë të formoj.
Abetarja: Fëmijë të mirë
Nxënësi Unë po largohem
Sot një shok po lë këtu
Është Leximi shoku im
Atë pastër mbajeni ju .
Pa shikoni, pa shikoni
Libri i ri paska mbërritur Nxënësi
Mbani vesh edhe ndëgjoni
Çfarë ju thotë të mësoni.
Lamtumirë o Abetare
Ne s’do ndahemi për fare Nxënësi
Do të mbaj gjithnjë në shtëpi
Midis librave të mi
Leximi: A më lexuat se kush jam?
Nxënësi
Ç’do të na mësosh lexim i dashur? Të gjithë
Leximi: Do t’ju mësoj shumë gjëra.
Nxënësi Do t’ju mësoj për të parët tanë.
Do t’ju tregoj për bukuritë e Atdheut tonë.
Për luftëtarët e Lirisë.
Për dijetarët tanë të mëdhenjë.
Për dashurinë ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë.
Se si duhet ta doni njeri-tjetrin,
Dhe shumë e shumë gjëra tjera
Që me siguri do t’ju duhen në jetë dhe do t’ju pëlqejnë…
Mami, babi sa gëzim
Kam këtu në shpirtin tim Nxënësi
25. Prandaj dua t’ju këndoj
Se mësova të
lexoj. Në fletore
radhë-radhë
Rrokjet tok formojnë
fjalë Fjala jonë për lirinë
Që na solli lumturinë.
Abetaren e mbaruam Nxënësi
Leximin do ta fillojmë
Mos kujtoni se shpëtuat
Ndihmë prap do të kërkojmë.
A e gjeni o fëmijë
Kush na mëson e kush na mban? Nxënësi
Kush na ushqen e na dëfren?
Kush na qep e kush na lanë?
Ata janë prindërit tanë. Të gjithë
Kush i ka shoqet e rralla
Cila është ajo vallë? Nxënësi
Një godinë si në përralla
Që na i bënë mendjet e holla.
Ajo është vetëm shkolla.
Ti hqipëri më jep nder,
Më jep emrin shqipëtar, Të gjithë
Zemrën ti ma gatove
Plot me dëshirë e me zjarrë.
KËNGA PËR GJYSHEN
https://www.youtube.com/watch?v=2ekgzzvcGHY
26. FIGURAT DHE TRUPAT GJEOMETRIK
10 nxënës
1. KATRORI
Unë jam katrori
Dhe kam katër brinjë
Rrethin dhe trekëndëshin
I kam kushërinjë.
2. DREJTKËNDËSHI
Disa me thonë katror
Ta dini se nuk jam
Katrorin e kam vëlla
Drejtkëndësh emrin e kam.
3. TREKËNDËSHI
Unë jam trekëndëshi
Të dashur fëmijë
Mua me shihni
Çdo herë mbi shtëpi.
4. RRETHI
Jam si kopse rrethore
Jam si medaljon
Jam si hëna e plotë
Që natën ndriçon.
5. KUBI
Të gjitha figurat
Më kanë zili
Se jam Kub
Të dashur fëmijë.
27. 6. KUBOIDI
Unë të dashur miq
Gëzohem për çdo ditë
Se nuk jam kub
Por jam kuboid.
7. PIRAMIDA
Katër trekëndësha
Mbi katror bazik
Jam unë - Piramida
Një trup gjeometrik.
8. KONI
Si kapelë festive
Si kaush kartoni
Si laps i mprehur
Jam Koni, jam Koni.
9. CILINDRI
Emrin e kam cilindër
Jam i lumtur shumë
Për mua semaforët
Do t’ju bien BUM.
10. SFERA
Mua me quajnë Sferë
Jam shumë krenare
Rrëshqas kudo
Brinjë nuk kam fare
TË GJITHË
28. Si vëllezër e motra,
Ju zgjojmë kërshërinë
Më mirë e kuptoni
Me ne gjeometrinë.
VALLËZIMI I LULAVE
https://www.youtube.com/watch?v=8u2GyGbUJfM
https://www.youtube.com/watch?v=9nhkaFjN4zY
SHIFRAT LAVDËRAQE 10 Nxënës
Numri 1
Unë jam i pari bajraktari
Në varg numrash prijatari
Numri 2
Në të vërtetë nuk jam i parë
Por jam sa sytë që kemi në ballë.
Numri 3
Pse lavdëroni, hiq nuk e di
Kur unë vlej sa ju të dy.
Numri 4
Unë ja 4-shi, besoj më njihni
Stil më të bukur se unë nuk keni.
Numri 5
Sot e mora 5 në ditar
E gëzova nënën si kur më parë.
29. Numri 6
Lavdet tuaja s’paskan t’sosur
Por vetëm unë jam i përsosur.
Numri 7
Më përmend gjyshja plakë
Jam sa ditët që i ka java.
Numri 8
Jam e bukur simpatike
Kam dy boshte simetrike.
Numri 9
Jam kur tregon përralla
Jam pak më e madhja dhe me vlerë
Prandaj duhet të më keni nderë.
Numri 10
Ju mendoni se jam hiq
Por edhe unë jam diç.
Se pa mua nuk e di
Si do të bëni qind e mijë?
VALLËZIM
DON’T WORY – BE HAPPY
https://www.youtube.com/watch?v=7hGtkE3mG_g&fbcli
d=IwAR1bnkt7rGBmf3wmt1FBC8exI4qLp3nmP2puO7bLnzj
ow2116VfSMGyXGpY
30. Pjesa përfundimtare
POEZI PËR PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT
9 Nxënës
Nxënës 1
Abetaren e mbaruam
Dhe me shkronjat u njoftuam.
Një nga një, e një nga një
Që nga A-ja gjer në Zh.
Nxënës 2
Mos ke frikë
Moj abetare,
Ti për ne
Do jesh dritare.
Nxënës 3
Ishe mike
E vërtetë
Në të ftohtë
E në të nxehtë.
Nxënës 4
Ishte rrugë e gjatë
Që bëmë ditë e natë,
Tani s’kam frikë
As dhe për një pikë.
Nxënës 5
Tani e tutje
Leximi ju pret,
Vjershat dhe tregimet
T’i lexoni vet.
31. Nxënës 6
Faleminderit Abetare!
Prandaj sot ne recitojmë,
këndojmë, hedhim valle.
Me mua leximin
Do të udhëtojmë,
Katër anët e botës
Ne do t’i gjurmojmë.
Nxënës 7
Sot në këtë vend
Rrezet ne i shtrijmë
Dhe lotët e gëzimit
Deri tek ju mbërrijnë.
Bashkë me gjuhën tonë
Oh, sa ka lezet.
Rritet dhe Kosova,
Rritemi dhe ne vet.
Nxënës 8
Duke mbyllur festën tonë,
Mësuesve fjalën u japim,
Se më shumë do të mësojë,
Kur se ndalim vrapin.
Nxënës 9
Edhe një herë para jush,
Prindër të dashur bëjmë betim,
Do shkëlqejmë në çdo fushë,
Si në sjellje në mësim!
TË GJITHË
Mirë u pafshim në festa tjera! GËZUAR!