3. Profesori i ushqimit njerezor ne Kansas State University sugjeroi qe per 10
jave duhet te ndiqej nje diete bazuar ne ushqimet e embla, te kripura,
biskota, dridhera me sheqer, patate te skuqura.Sipas tij nuk ka rendesi se
cfare ha, por sa kalori merr ne trup. Ne fund te eksperimentit Haub humbi
12 kilograme. Pyetja qe ngrihet eshte: Nje diete e tille, na ben mire apo keq?
Mund te hash ushqime te demshme duke u varur vetem te kalorite?
Ajo konsiston ne konsumin e produkteve shume te perpunuara. Deri ketu
asgje nuk tingellon çuditshem, por ato qe i jane nenshtruar kesaj diete thone
se edhe duhani si produkt i makroperpunuar nuk e demton shendetin.
Dieta e kalit : sipas kesaj diete duhet konsumuar supe kali per 7 dite. Eshte
nje diete dobesuese pothuajse pa asnjë te dhene ushqyese.
4. Ajo ka te beje me ngrenien e ushqimeve
te pagatuara. Pervec renies ne peshe,
hamendesohet se kjo lloj diete mund te
reduktoje rreziqet e shume sëmundjeve.
Dieta e frutave: Nese gjate gjithe kohes se
regjimit do te hani vetem fruta, thuhet se kjo
sherben mjaft mire per te rene nga pesha.
Por kjo lloj diete ka nje ane te keqe, pasi nuk
te mundeson sasine e duhur te vitaminave,
si kalcium, zink, po ashtu edhe te proteinave
dhe hekurit.
Dieta me simpatike mes gjithe ketyre regjimeve ushqimore te cuditshme
eshte dieta Shangri-la: Sipas saj mund te hash te gjitha llojet e ushqimeve,
madje edhe ato qe pelqeni me teper. Por, e rendesishme eshte që gjate dites
te pini vaj ulliri ose uje me sheqer ne menyre qe neper vakte mos te jeni te
uritur.
5. Ne baze te kësaj diete qendron përtypja e mire e ushqimit. Per ta respektuar
mire ate duhet qe ushqimi te pertypet disa dhjetra here ne goje perpara se te
gelltitet.
Dhe mes listes se ketyre dietave te cuditshme
ekziston edhe dieta e “Bukuroshes se Fjetur”.
Sipas saj keshillohet qe te flini sa me gjate, ne
menyre qe te reduktoni numrin e vakteve.
Sot të gjithë ne e dimë se të pish cigare
është e dëmshme , por në gjysmën e
shekullit të 20 nuk ishte e pazakontë
për prodhuesit e cigareve të
reklamonin mallin e tyre si të
dobishëm për shëndetin. Shumë
kompani deklaruan se cigarja
ndihmon për humbjen e peshës.
6. Një prej librave më të shitur për dietat “ Arti i të jetuarit gjatë “është
shkruar nga Luigji Carnaros i Venedikut. Ai i ndaloi vetes së tij të hante më
shumë se 400 gr ushqim në ditë dhe 500 gr verë , por më vonë ai e
reduktoi ushqimin e tij në vetëm një veze. Cuditërisht ai jetoi deri ne
moshën 98.
Dita e parë - 2 kupa qull (sipas
dëshirës), pa kripë, sheqer dhe
yndyrë.
Dita e dytë - 300 deri 400 g sallatë
perimesh, pa vaj.
Dita e tretë - 400 deri 500 fruta
pemësh sipas dëshirës.
Dita e katërt - 100 g djathë pa
yndyrë apo 1 filxhan qumësht
/kos.
Dita e pestë - 1 peshk i zier i
madhësisë së mesme.
Humbja e shpejtë e deri në 4 kileve për një
kohë të shkurtër. Me heqjen e shtresave
dhjamore, arrihet ajo që me dieta të tjera është
më vështirë të arrihet.E meta më e madhe e
kësaj diete është fakti se ajo është e shkurtër
dhe se kilet që humben, mund të kthehen lehtë,
nëse nuk keni kujdes. Është tepër e ashpër dhe
kërkon sakrifica. Nuk preferohet as sesi gjatë
verës, kur organizmi ka nevojë për sasi shtesë
të ujit.Mendimi i ekspertëve dhe mjekëve është
i ndarë, nga ata që thonë se kjo dietë nuk duhet
të praktikohet, e deri te ata që thonë se kjo dietë
paraqet një mënyrë të mrekullueshme të
detoksikimit të organizmit.
9. Limoni përmban vitaminën C, e cila
ndihmon të rritet niveli i “mirë” I
kolesterolit HDL. Një studim ka zbuluar se
limoni pengon në rritjen e qelizave
kancerogjene.
Një kërcell I brokolit përmban më shumë se
100% të kërkesave tona ditore të vitaminës K,
dhe pothuajse 200 për qind të dozës së
rekomanduar të vitaminës C, dy ushqyes
esencialë për ndërtimin e muskujve. Një
këshillë: Ruani deri në 90 për qind të
vitaminës C të brokolit duke e përgatitur në
mikrovalë, sepse avullimi ose zierja ruan
vetëm 66 për qind të lëndës ushqyese.
10. 30 gramë çokollatë e zezë gjatë ditës
mund të zvogëlojë shtypjen e gjakut.
Pluhuri I kakaos është po ashtu I pasur me
antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin
e kolesterolit “të keq” LDL dhe të shtojë
nivelet e mira të kolesterolit HDL.
Një patate e ëmbël ka gati 8 herë sasinë e
vitaminës A, që nevojitet gjatë ditës, e cila
lufton kancerin dhe forcon imunitetin. Një
këshillë: Patatja duhet ngrënë e ftohtë, pasi
hulumtimet tregojnë se kjo ndihmon në
largimin e afër 25 përqind të yndyrës.
11. Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i
acideve yndyrore omega-3, të cilat lidhen
me nivelin e ulët të depresionit, sëmundjeve
të zemrës dhe kancerit.
Arrat ndihmojnë në zvogëlimin e
kolesterolit. Omega 3 e pranishme tek arrat
është vërtetuar se lufton kancerin, po ashtu
ndihmon në mbrojtjen ndaj diellit. Arrat
ndihmojnë gjithashtu në rregullimin e
gjumit.
12. Avokado është e pasur me yndyra të
shëndetshme, madje një studim ka
dëshmuar se ul kolesterolin në gati 22
përqind. Duke shtuar avokadon në sallatë
rritet thithja e lëndëve ushqyese kryesore,
si beta-karoteni.
Hudhra është luftëtar I fuqishëm I
sëmundjeve, pengon rritjen e baktereve,
përfshirë edhe bakterin E.coli. Gjithashtu,
Allicin, një përbërës I gjetur në hudhër
është dëshmuar se ndihmon në uljen e
nivelit të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut.
Mbani mend, hudhrat nuk duhet të ziejnë
shumë, sepse ekspozimi në temperaturë të
lartë për më shumë se 10 minuta humbet
vlerat ushqyese.
13. Hulumtimet e fundit kanë treguar se
mes frutave dhe perimeve që luftojnë
kancerin, spinaqi është një nga më
efektivët.
Duke ngrënë fasule, bizele dhe
thjerrëza katër herë gjatë javës mund
të ulet deri në 22 përqind rreziku ndaj
sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu,
fasulet zvogëlojnë rrezikun nga
kanceri I gjirit. Sa më me ngjyrë të
errët të jenë fasulet aq më shumë
antioksidantë përmbajnë.
15. Obeziteti konsiderohet një situatë jonormale, ku ka
depozitim të tepërt të yndyrës në trup. Kjo ndodh nga
marrja e tepërt e ushqimit, d.m.th e energjisë së
tepërt.Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe
të obezitetit, përdorim indeksin e mases trupore
(IMT). IMT =Pesha / Gjatësia2. Etiologjia e obezitetit
është shumëfaktoresh, por shkaku themelor është
ngrënia e tepërt.Obeziteti mund t'i ndodhë të gjithëve.
Megjithatë disa grupe janë më shumë në rrezik të
bëhen obezë.
Ulçera është një lloj plage e lokalizuar në stomak ose në duoden . Kjo “gropë“
fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm. Në
formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila
e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të
ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Ushqimet që përmbajnë spec djegës,
kafeja, dhe pijet kola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë
raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku. Përdorimi i ushqimeve me
yndyrë nuk është problematik vetëm për një sërë sëmundjesh por ato janë shkak
edhe për dëmtimin e stomakut.
16. Në zorrën e trashë, kohë pas kohe te çdo njeri për arsye të ndryshme zhvillohen
polite, pëlcitje të zorrës së trashë apo hemoroide. Këto polite me kalimin e kohës, për
shkak të ushqimit të keq marin kallje dhe kjo mund të jetë shkaktare, që aty të
zhvillohet kanceri. Dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër
në fruta dhe perime është një faktor kryesor predispozues për kancerin e zorrës së
trashë. Mjaftojne 10 g fibra drithërash në ditë për të reduktuar me 10% rrezikun e
zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.Gjithashtu qumështi dhe kalciumi në ushqim
zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit.
Kockat tona janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe
magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin
kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më
pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit
pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e
mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë
metabolike e kockave ku mikroarkitektura e tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar.
Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër
por afatgjate. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit
dhe shpinës.
17. Bulimia nervosa është një çregullim
psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me
intervale të të ngrënit të pakontrolluar të
përcjellur me metoda joadekuate për
kontrollim të peshës (të vjellur). Zakonisht
është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes
së vetëbesimit. Bulimia më shumë prek femrat.
Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me
bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve
që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria,
sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore
apo vetëvrasja.
Gurët ne veshka jane grumbullime te kristaleve mikroskopike.Ata formohen si
rezultat i çrregullimeve te ekuilibrit midis lëngjeve në urinë dhe sasisë së mineraleve
kripore gurë-formuese. Këto përbërje paraqesin vështirësi në tretjen e tyre dhe
çojnë në krijimin e gurëve. Shkaku i formimit të gurëve në veshka nuk është
saktësisht i njohur. Mendohet që disa persona kanë ndjeshmëri më të madhe sesa të
tjere ndaj disa ushqimeve specifike të cilat çojnë në formimin e gurëve në veshka.
18. Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze( ose sheqeri)
në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të
përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia akoma nuk e di me saktësi
përse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithsisht
besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë : gjenet e predispozuara, ushqim
jo i shëndetshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha.
Arterioskleroza është sëmundje e enëve të gjakut.
Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i
mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve
zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron
atë, pakësohet. Në këto rrethana indet vuajnë për
oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse arterioskleroza
prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat
janë shumë të rënda dhe mund të shpien deri në
vdekje.
Në faktorët rrezikues të pandikueshëm hyjnë
mosha, predispozita familjare dhe gjinia.Faktore e
ndikueshem: shtypja e lartë e gjakut, përmbajtja e
shtuar e yndyrës në gjak (kolesterina), sëmundja e
sheqerit (diabeti i tipit 2), mbipesha.
20. Karbohidratet gjenden ne forme niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet ne
perime, si patatet dhe dritherat. Perimet, patatet dhe dritherat jane te shendetshme
sepse ato permbajne shume karbohidrate ne forme niseshteje, dhe njekohesisht kane
permbajtje te ulet dhjamore. Keto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet
“e mira”. Karbohidratet e “keqija” vijne nga te gjitha produktet qe permbajne sheqer,
si embelsirat, çokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Se bashku me sheqerin nga te
gjitha keto ne marrim gjithashtu shume lende ngjyruese dhe lende shijuese, per te
cilat ne nuk kemi nevoje.
21. Yndyrna eshte nje lende ushqyese qe permban me shume energji, ne 100 grame
yndyre ka dyfish me shume energji se sa ne 100 grame karbohidrate. Do me thene
qe njerezit duhet te bejne kujdes qe te mos te hane shume yndyrna, sepse njeriu
absorbon shume energji shpejt dhe prandaj rrezikon te behet i shendoshe. Mund te
jete e veshtire per te pare sa yndyre ka ne nje ushqim, vetem kur ka gjalpe, vaj ose
margarine, qe jane pothuajse yndyrna.
22. Proteina eshte nje lende ushqyese shume e rendesishme, sepse ajo perdoret
pjeserisht per te krijuar energji dhe pjeserisht per te ndertuar gjithe organizmin.
Proteina mund te jete me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen
nga kafshet dhe gjendet per shembull ne veze, qumesht, djathe, mish dhe peshk.
Proteina bimore vjen nga bimet dhe gjendet per shembull ne bizele, fasule, oriz ,
miell e drithera. Proteinat marrin pjese ne mirembajtjen e indeve te lekures.
Prandaj eshte e rendesishme qe ato te perfshihen ne te gjitha racionet tona ditore.