2. Ekzistojnë më shumë përkufizime të
dhunës. Dhuna ngjan, kur ndokush
shërbehet me forcën ose pozitën e tij,
për ta lënduar ndokënd me qëllim, jo me
pahir.
Dhuna përmban edhe kërcënime për
dhunë, veprime që do të mund të
shkaktonin lëndime ose dëmtime, si dhe
veprime që në të vërtetë shkaktojnë
lëndim ose dëm.
Lëndimi ose dëmi i
ndonjë personi mund të
jetë edhe psikik, ndaj
shëndetit, mirëqenies,
dhe trupit. Po ashtu
dhuna përmban edhe
lëndimin dhe dëmin që
ndokush qëllimisht mund
t'ia shkaktojë vetes,
përfshirë edhe
vetëvrasjen.
3. Abuzimi fizik si:
•Pickimi, gërvishtja dhe shtypja,
•Tërheqja e qëllimshme (për shembull: për
pjesë të rrobave, për flokë ose pjesë tjera
të trupit),
•Goditja me ndonjë pjesë të trupit (për
shembull: shkelmimi, goditja me kokë,
shuplaka, goditja me grusht etj.),
•Goditja me objektet (për shembull: me
shkumës, me ditar, me shkop),
•Përplasja e ndokujt në ndonjë objekt (për
shembull: për dërrase, për muri, për dere),
•Shkaktimi i lëndimeve me armë të ftohtë
(për shembull: me thikë, me zinxhirë, me
shufër hekuri),
•Shkaktimi i lëndimeve me armë zjarri (për
shembull: me pistoletë, me lëndë plasëse),
•Veprime të tjera për të shkaktuar dhimbje
ose lëndim fizik.
Dhuna fizike Shpesh personat që janë dhunues përdorin
edhe mohimin e nevojave bazë njerëzore ndaj
viktimës, sic janë: ushqimi, gjumi, ndihma
mjekësore. Në studimet e bëra kohët e fundit
del se ky lloj abuzimi sjell me qindra vdekje në
vit në të gjithë botën.
Ligjet ndërkombëtare kërkojnë raportimin e
të gjitha rasteve në mënyrë që të dalë
haptasi sesa është numri i vërtetë i viktimave
që për arsye nga më të ndryshmet nuk
raportohet.
4. Abuzimi psikologjik përfshin:
•Nënçmim, përqeshje dhe kritikë para tjerëve (për
shembull: thirrja me emra abuzive ose etiketimi,
ngjitja e tipareve negative...),
•Sharja,
•Kërcënime dhe frikësime,
•Zhvatje (për shembull: zhvatje parash, pranim
(faji)) dhe shtrëngim (për shembull: të iket nga
ora, të gënjehet),
•Injorim dhe përbuzje,
•Thashetheme dhe përhapje të gënjeshtrave për
të tjerët,
•Mbajtje të armëve (për shembull: thikë, pistoletë),
•Marrja e ndonjë objekti që i takon tjetërkujt, pa e
pyetur atë dhe dëmtimi i tij,
•Veprime të tjera me qëllim të cenimit të
ndjenjave.
Dhuna psikologjike
5. Ne kete lloj dhune bejne pjese:
•Kontrolli për të ardhurat e familjes ,
•Refuzim për të kontribuar financiarisht
për mbajtjen e familjes ,
•Mohim të nevojave bazë të familjes,
Dhuna ekonomike
Viktimat më të shumta të kësaj lloj dhune
janë gratë, edhe për faktin që ato janë më
pak të punësuara dhe nuk kanë mundësi të
mbajnë familjen me të ardhurat e tyre.
Dhunuesit përdorin aftësinë financiare për
të mbajtur të nënshtruar viktimën.
6. Abuzimi seksual lidhet me:
•Kryerjen e marrëdhënieve seksuale me
forcë pa dëshirën e viktimës.
•Prekjen e dhunshme të saj në pjesë të
caktuara të trupit
•Fyerjet verbale duke bërë komente
poshtëruese
Mund të ushtrohet nga bashkëmoshatar,
arsimtari, drejtori ose ndonjë person
tjetër i moshës madhore brenda ose
jashtë shkollës; nga person i gjinisë së
njëjtë ose gjinisë së kundërt; nga person
i cili nuk është i vetëdijshëm se sjellja e
tillë paraqet dhunë seksuale – me
rëndësi është se viktima e përjeton këtë
sjellje si dhunë seksuale.
Dhuna seksuale
7. Vandalizëm: Kur të rriturit ose
fëmijët qëllimisht dëmtojnë
objekte, të cilat i takojnë tjetërkujt
– siç është thyerja e dritares etj.
Dhuna përmes rrjeteve elektronike: Për
fëmijët rrjeti i internetit paraqet burim të
begatshëm të informacioneve dhe mjeteve
për shoqërim – me të kontribuohet në
realizimin e të drejtës së tyre për informim,
arsim dhe vetëartikulim; mirëpo interneti
hap një kanal të ri për ekspozimin e
fëmijëve ndaj rreziqeve të dhunës. Disa
nga rreziqet kanë të bëjnë me rrezikun e
abuzimit seksual, ekspozimin para
fotografive abuzive dhe të pahijshme,
përgjithësisht dhunë në rrjetet elektronike.
8. •Faktorë ekonomik: varfëria, veçanërisht në
zonat rurale e të izoluara nga pjesët e tjera të
territorit. Shumë fëmijë e kanë braktisur shkollën
për shkaqe ekonomike. Gjithashtu një pjesë e
tyre nga komuniteti rom apo kanë zbritur nga
zonat malore në qytete nuk gjejnë mjedisin e
përshtatshëm social dhe ekonomik për të
zhvilluar personalitetin e tyre për shkak edhe të
kushteve të rënda ekonomike.
Faktorët që ndikojnë tek fëmijët për t’u bërë të dhunshëm e për
të kryer krime janë shumëdimensionalë.
•Faktorë socialë: alkooli, droga, pabarazia e gruas
me burrin, programe me karakter joshoqëror që
transmetohen nga mediat, ku një rol negativ dhe
shumë të dëmshëm luajnë rrjetet sociale dhe filmat
me vrasje (me killera). Dhuna e filmave merret si
model për reagimet e mëvonshme personale dhe
njeriu modelohet për t’u sjellë në mënyrë agresive.
•Faktorë psikologjik: stresi, depresioni, sëmundjet
mendore, prejardhje nga familje të dhunshme.
Faktorët individualë të personalitetit, si
temperamenti, dëshira për të qenë i fuqishëm,
kurioziteti për të ushtruar dhunë.
9. •Faktorë që lidhen me familjen: mungesa e kontrollit të përshtatshëm prindëror, prindër të ashpër me
një orientim disiplinor jo të qartë, divorcet e prindërve, mungesa e vlerave familjare. Studimet
psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre bëhen më vonë prindër keqtrajtues
për fëmijët e tyre.
•Prishja e marrëdhënieve familjare, konfliktet dhe
mosmarrëveshjet prindër-fëmijë janë shkaku i rritjes së frikës
dhe të pasigurisë së fëmijëve, i largimeve të tyre nga shtëpia
deri në futjen së tyre në banda kriminale.
Jeta në një shtëpi të dhunshme
apo në një komunitet të
dhunshëm mund të krijojë
turbullime tek fëmija. Pra sjellja
agresive dhe dhuna e shfaqur
janë reagim ndaj situatave që ai
i mendon se e kërcënojnë.
Aspiratat e prindërve për
fëmijët dhe vlerat prindërore
luajnë rol formues në të gjitha
aspektet e zhvillimit të tij sepse
shkak i shfaqjes së dhunës tek
fëmijët është keqpërshtatje
midis prindërve dhe fëmijës (një
fëmijë i shkathët dhe energjik
dhe një prind i ngathët krijon
lidhje emocionale të tendosur).
10. •Faktorë që lidhen me shkollën:
frekuentim i dobët, largime nga
orët e mësimit, dobësim dhe
prishje e disiplinës në shkollë,
marrëdhënie jo të mira mësues-
nxënës dhe nxënës-nxënës,
dhunë fizike dhe psikologjike
nga ana e mësuesve ndaj
nxënësve, motivim i pakët i
nxënësve për të mësuar,
shkatërrim i bazës materiale në
shkollë, kontroll i dobët dhe
ndëshkime të buta për nxënësit
që vijnë në shkollë me mjete të
forta, thika apo edhe armë
zjarri.
11. Dhuna familjare përbën një problem të mprehtë social, për
arsye se cenon bazat e shoqërisë në themelin e saj më të
thellë siç është familja. Ajo nuk i ka gjithmonë shkaqet në
faktorët e brendshëm familjarë, moralë apo psikologjikë,
por edhe në shkaqe të tjera sociale.
Dhuna familjare është një model sjellje
abuzive, kërcënuese ose
ndëshkuese. Ajo është një sjellje që
mësohet për mes vëzhgimit (se si sillen
më të mëdhenjtë) dhe mbështetjes (kur
shoqëria e përkrah dhe e konsideron
diçka të zakonshme e morale) edhe
brenda familjes, edhe në shoqëri. Ajo nuk
shkaktohet nga shkaqe gjenetike ose nga
sëmundje psikike. Dhuna familjare
përsëritet sepse vërehet që ajo
funksionon për të arritur qëllimet për të
cilat shtrohet. Ky model sjellje i jep
mundësi përsëritësit të nënshtrojë
viktimën përmes frikës e kërcënimit
12. Studimet deshmojne se grate reagojne ne
menyra te ndryshme ndaj dhunes qe provojne.
•Shumica fajesojne veten per dhunen qe
ushtroihet mbi to. Ato besojne gjithmone se
ishin ato fajtoret qe e zemeruan bashkeshortin
e tyre.
•Nje grup tjeter grash te dhunuara ndjehen te
pambrojtura dhe te pafuqishme te reagojne
sepse mendojne qe dhuna ne familje dhe ndaj
tyre eshte pjese normale e jetes
bashkeshortore.
•Nje grup i trete, per shkak te dhunes se
perseritur dhe mosgjetjes se mbeshtetjes se
nevojeshme, fillojne te nenvleftesojne veten dhe
te mendojne se nuk jane te pelyeshme e aq te
mira per bashkeshortin, ndjehen te pavlera, se
nuk sherbejne me per asgje, se nuk jane te afta
per asgje dhe nuk ju mbetet tjeter vecse te
nenshtrohen e ta pranojne dhunen pa reaguar.
•Nje pjese jo e madhe grash gjejne rrugedalje
tek ankimi per dhunen qe ushtrohet ndaj tyre
tek te afermit e familjes dhe me vone kur dhuna
perseritet kerkojne ndihmen e specialisteve.
•Ka gjithashtu edhe gra qe reagojne duke u
larguar nga shtepia tek njerezit e vet,
perkohesisht si per te zbutur gjakrat ose
largohen pergjithmone duke kerkuar divorc.
Kur pyeten se cfare ndjene gjate dhunes qe pesuan ato japin
pergjigje te ndryshme per ndjenjat e tyre. “45% ndjejne urrejtje,
32% ndjejne turp per situaten ku jane perfshire, 21% ndjene
keqardhje per situaten qe i detyroi te provojne dhunen, 35% e
rasteve te anketuara ndjehen te depresuara dhe te frikesuara,
26% ndjehen fajtore dhe 20% mendojne te vrasin veten.” Nuk
eshte e veshtire te kuptohet se gra qe kane ndjenja te tilla
negative nuk jane ne gjendje te reagojne e te mbrojne veten.
Ato nuk jane ne gjendje te marrin vendimin e duhur ne dobi te
tyre ne situaten e mbeshtetje dhe nuk mund te kujdesen per
nevojat qe kane dhe behen ortake ne dhunen e vazhdueshme
qe ciklon brenda familjes ne syte e femijeve. Rreth 40 % e
grave shqiptare dhunohen. Rreth 90 % e fëmijëve janë të
pranishëm gjatë episodeve të dhunës në familje.
13. Femijet ndikohen nga dhuna. Niveli i zhvillimit te
tyre psikosocial e psikik nuk i lejon te kuptojne
situatat e dhimbshme e te veshtira qe kalon
familja e tyre ne rastet e dhunes. Per kete
arsye ndodh shpesh qe femije qe perjetojne
ngjarje te tilla te shkeputin kontaktet me
shoket e tyre sepse kane frike se mos ngjarje
te tilla ndodhin edhe ne pranine e tyre. Kjo i
shtyn te veteizolohen dhe te mbyllen ne
vetvete qe ne moshe te vogel kur kane nevoje
me shume se kurre te luajne me shoket dhe
keshtu rrezikojne te margjinalizohen ne shoqeri.
Keta femije qe rriten ne nje mjedis te tille
familjar ka shume te ngjare, dhe statistikat e
mbeshtesin kete konkluzion, te perdorin dhunen
ne vetevete si model sjellje per te zgjidhur
problemet. Me ne fund, por jo e fundit, keta
femije nisin te kene probleme dhe veshtiresi
gjate procesit te te mesuarit. Manifestojne
mungese te vemenjes, humbje te deshires per
te mesuar, behen pasive gjate mesimit, kane nje
fjalor te kufizuar dhe vulgar, lene shkollen etj.
Një studimi i UNICEF-it ka treguar se 75% e
fëmijëve të moshës 2 deri në 14 vjeç në Shqipëri
kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike apo
psikologjike.
Sipas një anketimi kombëtar mbi dhunën në familje,
56.8% e fëmijëve raportuan se një anëtar i familjes
i kishte qëlluar me shuplakë, grusht apo shkelmuar;
për më tepër, 12.8% e fëmijëve raportuan se dikush
në familjen e tyre i kishte goditur me objekte dhe
4% raportuan se ata ishin djegur me cigare ose me
një objekt tjetër të nxehtë.
14. Dukuria e dhunës në shkolla është pasojë
edhe e dobësisë së lidhjeve mësues-
nxënës-prindër-menaxhment i shkollës,
paaftësi e mësuesve për të për të punuar
dhe mungesë e vullnetit për të ndikuar.
Mjaft mësues nuk e njohin sa duhet
moshën e tyre dhe nuk janë të motivuar
sa duhet për të ndikuar në këtë moshë
tek fëmijët.
Dhuna te fëmijët është pasqyra e asaj
që ndodh në shoqëri.
15. •Nivele te larta stresi;
•Nivele te larta ankthi,
depresioni dhe semundjesh
psikike;
•Nje ne pese ka te ngjare
te tentoje vetevrasje;
•Ne menyre te
vazhdueshme paraqiten
per kujdes mjekesor me
ankesa somatike si
dhimbjet e forta te
kokes;
•Zvogelim i aftesive dhe
shprehive per zgjidhjen e
problemeve;
Ka shume te ngjare qe:
• Te izolohen nga shoqeria dhe miqte
personale;
•Te perdorin drogen dhe alkoolin;
•Te abuzojne me femijet e tyre apo me
femije te tjere qe kane ne kujdestari.
16. Si mund të parandalohet?
•Duke dokumentuar ngjarjen dhe dëmtimet e konstatuara,
•Duke kërkuar për burimet e ndihmës se specializuar,
•Duke kërkuar të drejtat tek institucionet ligjore.