ݺߣ

ݺߣShare a Scribd company logo
PROJEKT
LËNDA: LETËRSI
Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush
Poradecit.
 Jeta e Lasgush Poradecit
 Veprat e tij
 Motivet kryesore të poezisë lasgushiane
 Tiparet e lirikës së tij
 Lirika filozofike: “Gjeniu i anijes”
 Lirika e peisazhit: “Poradeci
 Lirika e dashurisë: “Vallja e Yjeve”
 Risitë e poetikës së Lagushit
 Origjinaliteti i tij
 Moderniteti i tij
 Përfundime.
PIKAT E STUDIMIT
 Lasgush Poradeci (Llazar
Gusho) u lind në
Pogradec në një familje
që kishte ndihmuar
lëvizjet patriotike.
Poradeci është poeti lirik
që solli në letërsinë
shqiptare një ndjeshmëri
të vecantë të fjalës,
poezisë. Krijimtaria
poetike e tij dallohet në
tri aspekte kryesore: në
poezinë filozofike,
patriotike dhe erotike.
LASGUSH PORADECI
 Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga
lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij
poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30.
Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në
krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo
dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të
fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në
letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të
formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e
Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për
vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit
kënaqësi e mesazhe estetike.
VEPRAT E TIJ
 Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë
skematike sipas motiveve kryesore, por në
bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka
ai për secilin cikë. Aty dallohen poezitë e
peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë
filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë
poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij
Lasgushi e mbështet në katër figurat
elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të
cilat janë temat e përhershme të poezisë së
tij.
MOTIVET E POEZIVE TË TIJ
 Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes
nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo
ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në
triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të
tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i
emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të
përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”,
“Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj.
LIRIKAT E TIJ
Lirika filozofike
 Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të
Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjitha në
bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës përfaqëson
njeriun dhe anija jetën e njeriut. Gjatë gjithë
poezisë poeti shfaq idetë e tij në lidhje me jetën e
vështirësitë e saj, të cilat mund t’i kapërcesh me
vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet
me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para
sfidave por i përballon më fuqishëm se kurrë.
GJENIU I ANIJES
 Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si
poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë
poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të
trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke
përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti
shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike
për tema të caktuara.
LIRIKAT E TIJ
Lirikat e peisazhit
 Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në fakt
është edhe poezi ku duket qartë trazimi
shpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij
“Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e
vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti
ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke
derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe
qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se
vendlindja për individin.
PORADECI
 Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore
jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij,
figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë.
Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar
magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën
autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më
shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke
dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe
duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat
shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara,
 që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i
 projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush
Poradeci
 nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes,
i
LIRIKAT E TIJ
Lirikat e dashurisë
 “Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e
dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka një
nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për
nga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforë
emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi
tokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet)
me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisë
së dashurisë që s’ka mbarim.
VALLJA E YJEVE
 Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e
pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit
objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve”
Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së
pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje
vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia
ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e
pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e
kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit
qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë
ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori
poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i
Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një
univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare.
Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën
e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të
jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe
informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e
yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje
konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv.
RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT
 Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem
unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e
re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë
e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete
i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe
letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me
njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi
letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që
mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës
në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe
zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej
reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të
ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte
gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut
(aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës
simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta
në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me
dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo
prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes,
duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij.
ORIGJINALITETI I TIJ
 Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern
evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në
jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e
konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e
veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij,
poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në
ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë.
Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë
shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për
veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një
stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë
shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga
shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka
thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit-
mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka
robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe
MODERNITETI I TIJ
 Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një
dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet
si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L.
Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër
të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës
nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia;
në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së
bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet
vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e
Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së
shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të
pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për
liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar.
Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.
PËRFUNDIME

More Related Content

lasgush poradeci

  • 1. PROJEKT LËNDA: LETËRSI Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit.
  • 2.  Jeta e Lasgush Poradecit  Veprat e tij  Motivet kryesore të poezisë lasgushiane  Tiparet e lirikës së tij  Lirika filozofike: “Gjeniu i anijes”  Lirika e peisazhit: “Poradeci  Lirika e dashurisë: “Vallja e Yjeve”  Risitë e poetikës së Lagushit  Origjinaliteti i tij  Moderniteti i tij  Përfundime. PIKAT E STUDIMIT
  • 3.  Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. LASGUSH PORADECI
  • 4.  Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike. VEPRAT E TIJ
  • 5.  Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Aty dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë poezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij. MOTIVET E POEZIVE TË TIJ
  • 6.  Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj. LIRIKAT E TIJ Lirika filozofike
  • 7.  Një ndër lirikat filozofikë më të arrira të Lasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjitha në bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijës përfaqëson njeriun dhe anija jetën e njeriut. Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij në lidhje me jetën e vështirësitë e saj, të cilat mund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por i përballon më fuqishëm se kurrë. GJENIU I ANIJES
  • 8.  Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara. LIRIKAT E TIJ Lirikat e peisazhit
  • 9.  Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në fakt është edhe poezi ku duket qartë trazimi shpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij “Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin. PORADECI
  • 10.  Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara,  që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i  projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci  nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, i LIRIKAT E TIJ Lirikat e dashurisë
  • 11.  “Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka një nëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar për nga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforë emërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet) me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisë së dashurisë që s’ka mbarim. VALLJA E YJEVE
  • 12.  Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv. RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT
  • 13.  Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij. ORIGJINALITETI I TIJ
  • 14.  Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit- mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe MODERNITETI I TIJ
  • 15.  Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar. PËRFUNDIME