1. PROJEKT
TEMA : Demtimet qe i shkaktohen individit dhe shoqerise nga:
Lenda :
Aftesimi per Jeten
Mesues: Gjete Buna
2. DROGA
Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga
frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, heroina etj. Sa i
perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2.
me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare
hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.Bima hash-hash, pasi qe ta
beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas
perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare
nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret
me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e
botes.Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka
gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj
bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.Heroina-eshte nje nder drogat me te
rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme.
Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe
shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak. Keto lloje drogash
reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija,
te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan:
heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.
Ekzistojne 4 grupe te njerezve:
1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen,
2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,
3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet),
4.) Qe dita-dites e shtojne dozen.
Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim
mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.Kur personi përdor drogë, ai/ajo ka
lejuar të “mësoj” trurin se drogat janë burim kryesor i kënaqësisë. Personi i varur nga
drogat nuk ndien më kënaqësi nga jeta normale. Disa droga mund të shkaktojnë ndryshime
në strukturën fizike të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë në mënyrën se si ne
sillemi dhe ndihemi me veten dhe botën që na rrethon.
Disa droga mund te ndryshojnë shumë shpejtë gjendjen emocionale –disponimin. Ju bejne
te ndiheni te piklluar, të zemruar ose te frikësoheni pa ndonje arsye të qartë. Drogat mund
të ju bëjnë të silleni në mënyrë jo të zakonshme (te papershtatshme). Ju mund te reagoni
më shumë se që duhet ndaj situatave ose problemeve të jetës së përditshme. Ju mund te
shihni gjëra ose dëgjoni zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (halucinacionet). Ju mund te
mendoni se dikush dëshiron të i’u lëndoj (paranojat). Gjithashtu, ju mund të bëheni të
3. dhunshëm-agresiv.Perdorimi i drogave mund të dëmtoj aftësinë për të ndier kënaqësi ndaj
gjërave. Kur ju beheni të varur nga drogat, gjërat që i’u bënin të ndiheshit mirë, psh takimi
me shokë, shikimi i nje filmi, leximi etj, nuk ju bëjnë më të ndiheni mire si më parë.
Zakonisht, ju mund të filloni të ndieni përsëri këto kënaqësi, pasi të ndërpreni përdorimin
e drogave, por kjo kërkon kohë.
Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. Sumerët
popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin
për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi, ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu
i opiumit. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient.
Helmimi akut dhe ai kronik. Helmimi akut - vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet
me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Klinikisht paraqitet me shenjat:
ankth, frikë, deprimim, cianozë, frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar.
Çrregullim të vetëdijës, puls të çrregullt dhe të dobët, miozë. Nëse doza është më e lartë
paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze.
Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të
përsëritur nga droga, duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën
e zvjerdhjes), eufori dhe dëmtime trupore e mendore.
Ç'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo
sindromë karakterizohet me simptoma të detresit
psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga
braktisja e dozës së zakonshme të një droge. Simptomat
varën nga lloji i drogës që është përdorur. Këto simptoma
mund të jenë:
të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë, kanabis),
ose mjaft të shprehura (opioide), dhe nganjëherë të
rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë, alkool)
Hashashi dhe Mariuhana
Përdorimi I mariuhanës dhe drogave të tjera që quhen “te lehta”, dëmtojnë përqendrimin, e
kujtesën dhe risjellin në kujtesë të imazheve të ndryshme të regjistruara në të kohë më
parë. Këto lloj drogash të heqin ndjenjën e trupit, I bëjnë të dobëtit të ndjehen të fortë dhe
në më të shumtën e rasteve, ata, këto komplekse I shfaqin më tepër në lidhje me seksin. Një
njeri që përdor drogat pëson një ndryshim rrënjësor dhe e humbet ambicjen për të hecur
përpara.
Adoleshenti e humbet ambicien (dhe ky është vetëm fillimi) dhe e përqëndron vëmendjen
në ndjenjën e mirëqënies që I fal droga . Atij I shuhet cdo interes për sportin, leximin,
shkollën dhe për ato gjëra, që deri pak kohë më pare ishin parësore ne jeten e tij. Një nga
efektet më të dukshme të hashashit është edhe lodhja e menjëhershme. Tani mund të themi
pa dyshim, se përdorimi I këtyre drogave mund të sjellë bllokim të kujtesës, lodhje dhe
shpërqëndrim të vazhdueshëm. Mbi të gjitha qëndron ndryshimi I personalitetit .
4. Amfetamina
Subjekti që tërhiqet nga anfetamina është I tërhequr nga ndjesia e
mirë që të sjell dhe siguria ne vetvete. Ata që e përdorin, kanë shpesh djerësitje të lëkures,
dridhje duarsh dhe përsëritin te njëjtat veprime apo fjalë. Rruga më e pëlqyeshme për ta
marrë është ajo intravenoze edhe pse mund të përdoret edhe nga goja me tableta, me
hundë ose me të tymosur, ndryshe nga heroina që duke u marrë me rrugë intavenoze sjell
edhe varësi të menjëhershme dhe nga kokaina që sjell varësi nga shiringat dhe tymosja.
Përdorimi I shpeshtë në një farë mënyre, më shumë shton efektet anësore sesa ato që të
bëjnë të ndjehesh mirë.
Efektet
Personi që përdor anfetaminën humbet oreksin, duke shfaqur edhe shenja anoreksie. Ai
nuk ka gjumë dhe mund të qëndrojë I zgjuar për ditë të tëra, duke kaluar në gjëndje
ankthesh të forta.. Ky person arrin deri aty sa bëhet paranojak dhe dëgjon zera në kokë dhe
kur është qetësi. Me anfetaminën ndodh një helmim I menjëhershëm sic quhet në gjuhën
mjekësore, karakterizohet nga nje insuficencë kardio-qarkulluese, që shkakton vdekjen e
menjëhershme.
Kokaina
Edhe kokaina është një drogë ngacmuese, ashtu si anfetamina.
Kësaj droge I njihen edhe disa efekte afrodiziakem ndjenja të
bukurisë dhe forcës dhe e bën njeriun që e përdor të ndjehet në
qëndër të vëmëndjes. Në të vërtetë, ajo ka efekte anësore
shkatërruese si: humbje të arsyes, shkatërrimi I qelizave të
trurit, të sjell mani dhe fiksime, që të shpien ta humbasësh
ndjenjën e realitetit dhe gjithashtu shkakton simptoma të
paranoizmit. Kokaina merret në rrugë intravenoze, me thithje nga hunda ose duke u
tymosur. Efekti I saj zgjat pak dhe një përdorues I rregullt detyrohet ta marrë vazhdimisht .
Metadoni
Metadoni është një përzjerje sintetike dhe një drogë si
moorfina apo heroina. Ai të con menjëherë në varësi dhe në
probleme shumë serioze shëndetsore. Metadoni të shpie në
depresion dhe ka nje lloj frenimi psikik për ata që studiojnë
ose punojnë. Një përdorim I zgjatur I tij, sjell dëme në mëlci
dhe në veshka, por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të tjera
dëmtime ndjekin nga pas. Një mbidozë metadoni sjell si
pasojë vdekjen.
5. Kanabis
Cfarë është?Kanabis ose marihuana është një bimë, e cila e ka prejardhjen nga Azia
Qëndrore, por tashmë kultivohet në gjithë planetin. Variatetet e saj janë të shumta, ndersa
devariatetet e saj jane vaji (qëvjen si pasojë e distilimit të gjethes) dhe hashashi.
Efekti
Kanabis sjell te aktivitetit krijues. Gjithashtu, ai sjell edhe oreks
dhe ngacmim te gjëndrave të pështymës, duke rritur prodhimin.
Efekti I është I menjëhershëm, sepse pas 30 min je në kulmin e saj
dhe pas nje ore fillon të zbehet gjithcka.
Kuriozitet
Shumë shpejt, në vende të ndryshme të botës, marihuana do të penalizohet, si për ata që e
shesin ashtu edhe për ata që e konsumojnë dhe kjo duke mos u marre parasysh nëse është
drogë e lehtë apo e rëndë. Tabela e drogave që përmendëm më lart në ilace dhe droga.
Bota e Halucinogjenëve
Që në kohët e lashta, halucinogjenët janë përdorur nga shamanët, për të hyrë në kontakt
me shpirtrat, ndërsa në perëndim janë prezantuar pas viteve ’60.
LSD: është një element sintetik, që prodhohet në pilula me përmasa të ndryshme. Këto
krijojnë një tolerance të madhe, duke bërë që mbas përdorimit të një pilule me madhësi të
vogël, për disa herë rresht, mos t’ia ndihesh më efektin .
PEYOTL: është një kaktus, I cili prodhohet në Amerikën Qëndrore. Ai përdoret në formë
gjethesh te njoma dhe të thata.
NALOXON: është e vetmja që mund t’I shpëtojë jetën, kujt I ka shkuar deri në fund me një
mbidozë.
Një fjale e re për drogat
Speed-Ball: quhet koktejli vdekjeprurës I kokainës me heroinën. Ai prodhon një efekt me
intensitet të madh që duron shumë pak.
Si mund te sherohet nje i droguar ?
Kusht i domosdoshem per sherim eshte qe te droguarit , sikunder alkoholistet , te arrijne te
zotrojne intelegjencen e tyre dhe te pushojne se menduari per to.Sigurisht eshte e veshtire
te clirohesh nga nje zakon qe te ka mbajtur skllav me muaj apo me vite,por individi i
vendosur per te fituar integritetin e personalitetit te tij si dhe dominimin e vullnetit , duke
perfituar nga nje moment qetesie dhe ekuilibri , duhet te fiksoje ne vetvete qellimin per te
6. mos rene , qofte edhe perkohesisht , ne veset e zakonet e tij . Pra duhet vendosur per nje
periudhe abstenimi , per te mos marr drog per tri dite , kater dite , nje jave … .Ai qe mendon
seriozisht te shpetoj veten e tij nga droga duhet te riperterije
shpesh qellimin e formuluar , duke kerkuar te bind vetveten se ai
mundet , madje pa perpjekje te jashtzakonshme , te dominoje
deshira e vet per te perdorur droge . Pra te sundoje plotesisht
vullnetin e vet . Ne fillim le ta konsideroje kete si nje eksperiment
. Me pas , i inkujaruar nga suksesi i perpjekjes se pare , do te
rifiroj shume vullnetin e cfilitur nga droga dhe duke ripertrire
energjine , do te zgjase eksperimentin .- Ky proces shkon zinxhir :
zgjatet abstenimi , rifitohet besimi , forcohet vullneti . Keto
krijojne terenin qe te kalohet ne nje faze me me shume besim , me
shume vullnet , me shume kohe pa droge . Keto krijojne premisa
te nje faze te re , te trete , te katert ....etj. Keshtu do te ecet ne menyre te shkallezuar . Cdo
interval kohe pa droge , me sakt cdo zvoglim te ritmit te zakonshem te drogimit , duhet
vlersuar si nje sukses . Rendesi ka te rifitohet besimi e te ecet ne menyre te shkallzuar ,
gjithnje ne zbritje , drejt zeros . Nese provon , do te shohesh ngadal , por ne menyre
progresive , do te arrish dominimin mbi vetveten , domethene mbi drogen qe ben presion .
DUHANI
MOTIVIMI PËR DUHAN
Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet një kompleks të
tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa
nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për
shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të
vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës,
për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për
rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga
shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një
dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e
cigareve të shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit,
ikje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi
(portierët, rojat, etj.).
Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit
të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në
vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista e
sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga
sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të
sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit
të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe
7. pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe
kanceri i mitrës), për ta kryer këtë listë te komplikimet në shtatzëni (lindja e foshnjave me
peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark). Sikur të mos pihej duhani
në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga kanceri. Tymi i cigareve përmban
mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej
tyre është më e rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatë
djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike, monoksidin e karboni, okside të
azotit, materie kancerogjene, metale të rënda (krom,
arsen, kadmium, vanadium).
Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për
shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është
vërtetuar nga studimet shkencore.
Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së
duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50
vjeqare shkaku është pirja e duhanit.
- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si
pasojë e pirjes së duhanit.
- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në
krahasim më ato që nuk pinë duhan.
- Cigarja është armik i vitaminave.
- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë
se sa nga sëmundjet tjera.
- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata
njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë
më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat
nuk pinë.
- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre
është më i zvogëluar.
Metodat per parandalimin e duhanit:
Edukative - psikologjik
Ka shumë pak prindër që mirren me këtë çështje dhe u trajtojn fëmijeve vetit e këqija të
duhanit në menyrë edukative dhe në bazë të psikologjisë së fëmijës (në këtë rast dhuna dhe
8. metodat tjera me forcë nuk duhet përmendur) ndërsa unë mendoj se kjo metodë do te ishte
më e mirë sikur fëmja të ketë një edukim më të hollsishëm nga vetit negative të duhanit dhe
shkakun se përse shumë njërëz e konsumojn dhe në
anën tjetër përse shumë të rritur më vonë dëshirojn
ta ndalojn por është më vështirë se sa parandalimi në
rini. Nëse tek fëmijët veprohet me një psikologji të
këtillë ndoshta ata do ti shmangen më shumë pirjës
së duhanit dhe në këtë rast desha të cek se një rol të
rendësishëm do ta luajn edhe arsimtarët në edukimin
e mirëfillt të fëmijeve rreth duhanit dhe se paku kjo
veti e keqe mos të përdoret edhe në shkolle sepse
shumë femijë e pijn edhe në shkollë dhe në fakt edhe
shumë prej tyre filloj që ta marrin me shoqerin në shkollë por kuptohet ketë e bëjnë në
fshetësi të arsimtarëve ndërsa në anën tjetër arsimtaret jane në dije se fëmijët e konsumojn
duhanin fshehurazi por këtu duhet gjetur një zgjidhje e bashkëpunimit të prindit-arsimtarit
nxënësit. Kjo metodë mendoj se është e përdorur shumë pak dhe shumë njërëz e marrin si
qeshtje të dorës së dytë dhe bashkëpunimi prindër - arsimtar që do të ndikoj pozitivisht në
ndalimin e kësaj vetie të keqe është shumë i vogel por le të shpresojm se një ditë edhe ky
bashkëpunim do të rritet dhe femijët do ti shmangen pirjës se duhanit.
Edukative - shkatërruese
Këtë metod po e quaj kështu pasi që ekzistojn disa raste që prindërit nuk kujdesen fare
edhe pse do të jenë në dijeni se fëmija i tyre e pinë
duhanin edhe ne moshën 15-18 vjeqare. Disa nga arsyet e
prindërve janë se edhe ata kur kanë
qenë në moshtë të tij kanë pirë duhan dhe në këtë mënyrë
fëmija është i lirë nga prindi që të pijë duhanin kështu që
ai vërtet fillon ta pij në mënyrë të rregullt dhe kjo do ta
shkatërronte shëndetin e tij por vetëdijesimi për këtë do
të vjen pas disa viteve që ndoshta do të jetë pakës vonë
për ta kuptuar gabimin e bërë.
Ky është një përshkrim i shkurtër rreth shkaktarëve të pirjës së duhanit nga të rinjët dhe
nga këto fakte jam bazuar nga hulumtimet në jetën e përditshme në Kosovë dhe koha kur
kam qenë vetë në këtë moshë por fatmirësisht unë nuk kam qenë pjesë e duhanpirëseve
dhe shpresoj që një ditë shumë prej tyre nën moshën madhore dhe gjithashtu
të rriturit ta ndalin pirjën e duhanit nga programet të cilat do ti bëjë së bashku me të tjerët
për të gjithë dhe shpresoj se edhe disa veti negative, ku ndërt to pirja e duhanit nëpër
dhoma ku banojn disa persona apo vende tjera publike të ndalohet e mos të shkaktoj dëme
personave që nuk e pijn sepse vërtet ata nuk e meritojn të kenë një shëndet të keq shkaku i
duhanpirëseve që në realitet nuk kanë arsye ta pinë në këto vende.
9. ALKOLI
Ndër vrasësit e ngadalshëm shumë të përhapur është alkooli. Dëmet shëndetësore dhe
simptomat e shfaqura nga individët e alkolizuar rradhiten në rangun e drogës. Si edhe
duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum
më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos
rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron
edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më
tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë
më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash…
Një shembull tejet i rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili
demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl
mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në
rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë
mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të
urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes…
Kur bisedojmë për dëmet e alkoolit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen
prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër
me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre…
Shërimi nga kjo vartësi alkoolike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve
që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e
para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze
nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i
rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të
rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat
e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkooli e që kanë arritur të largohen
definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që
thonë për vehte se pijnë me mend.
Dëmet që i sjell alkooli:
1.Duke depërtuar në organizëm nëpërmjet gojës, alkooli
i dëmton buzët, gjuhën dhe fytin dhe shkakton mahisje
djegëse, e cila zhvillohet më tej në kapërcell dhe
shkakton vjellje të ushqimit;
2.Duke e ngacmuar mukozën e stomakut, alkooli i
zgjeron enët e gjakut dhe pas mahisjes vjen ulçera e
stomakut e cila është shumë e përhapur ndër alkoolistët;
3.Dëmin më të madh e pëson organi jetësor i organizmit, laboratori qendror i tij – mëlçia e
zezë;
10. 4.Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut shfaqen kryesisht te njerëzit që e përdorin
alkoolin për një kohë të gjatë. Çelësi i mjekimit të sëmundjeve të tilla është ndërprerja e
plotë e të gjitha pijeve alkoolike;
5.Alkooli është shkaktar i sëmundjes së tuberkulozit, sepse me përdorimin e tij zvogëlohet
forca mbrojtëse e organizmit dhe kështu ekziston mundësia që mikrobi të gjejë truall për
t’u zhvilluar;
6.Disa mjekë i akuzojnë si kancerogjene veçanërisht pijet alkoolike me ngjyrë. Statistikat
botërore tregojnë se kanceri i faringut, i kapërcellit dhe i stomakut është më i shpeshtë tek
alkoolistët;
7.Alkooli është shkaktar për ndryshimet në lëkurë, të cilat rrjedhin si pasojë e ndryshimit
të enëve të gjakut. Ato i japin një pamje karakteristike fytyrës së alkoolistit – hundë të gjerë
të kaltër, të cilën çdokush e dallon lehtë;
8.Dëmtohen së tepërmi edhe qelizat nervore, si sistemi nervor qendror, ashtu edhe ai
periferik.
11. Dy shkaqe pse përdoret alkooli
Njerëzitë që e përdorin alkoolin, e përdorin atë për dhumë shkaqe, por më kryesor janë dy,
edhe atë:
1.Shkaku i parë, është kur kanë probleme dhe ato mendojnë se me pirjen e alkoolit pasi të
dehen do t’i harrojnë problemet. A thua zgjidhen problemet me pirjen e alkoolit? Problemi
jo që nuk zgjidhet me pirje por ai sjell edhe më tepër probleme, përveç kësaj ia shton afatin
problemit edhe më tepër, sepse kur të kalojë dehja përsëri ballafaqohesh me të njejtin
problem.
Shkaku i dytë, për pirjen e alkoolit është shoqëria.
Ka raste kur dikush konsumon alkool se nuk mund t’ua prishi shokëve.
Duhet ta dimë fare mirë se ata në rradhë të parë ia prishin vetëvetes, sepse i sjellin vetes
dëme shëndetsore, e rrezikojnë shëndetin e tyre për hatër të disa njerëzve të prishur,
rrugaç, e të çmendur.
Alkooli përdoret edhe si mburje, ai që pin më tepër konsiderohet si njeri i civilizuar dhe i
përparuar.Sa fatkeqësi e madhe, sa mendim i keq dhe i çuditshëm ësht ky mendim! Në një
konferencë që u mbajtë në SHBA, në të cilën qëllim
kryesor ishte si të largohen dukurit negative, e ndër ata
dukuri u përmend edhe alkooli që i ka kaplu popuj të
ndryshëm.
Në atë konferencë si dëme nga alkooli përmendën:
prishjen e moralit, smundjet shëndetësore, dëmet
ekonomike, fatkeqësitë e komunikacionit, etj.
Shume njerez pine me shoqerine e tyre dhe kjo
eshte praktike e pranuar gjeresisht. Megjithate ka
disa simptoma dhe shenja kur konsumimi alkolit
behet i demshem, por ka shpresa per tejkalimin e varsise se alkolit.
1- Pranoni simptomat e alkolizmit: Simptomat mund te vijne ne shume menyra: si
reagime psikologjike , gjendja mendore, deri tek prishja e lidhjes me familjen dhe miqte.
2- Pranoni qe keni probleme me alkolin dhe qe keni nevoje per ndihme. Ju nuk mund te
ndihmoni veten, nqse nuk jeni i hapur dhe i ndershem , dhe ta pranoni qe jeni i varur nga
alkoli.
3-Kerko ndihme: Ju duhet te mbeshteti tek dikush qe mund te veproje si partner
pergjegjes
Ju duhet te jeni plotesisht I ndershem me personat qe ju
kane ne vartesi, keshu qe ata mund te vendosin nese jane
per kete pune.
4-Takoni rregullisht me to dhe me shpesh me partnerin
pergjegjes. Tregohu i ndershem dhe pranoni t’ju bejne
pyetje te veshtira. Celsi i ketij parteneriteti eshte
ndershmeria nga te dy palet.
5-Vendosni qellime realiste . Eshte me shume se nje
12. mbledhje me partnerin tend. Ju duhet te ndyshoni menyren e jetese per te permisuar
situaten tende
6- Takohuni me nje psikolog ose therapist te certifikuar per te trajtuar faktoret qe
kontribojne ne alkolizmin tuaj
7- Bashkohuni me nje grup per te marre pjese ne takimet rregullisht. Qendroni afer
njerezeve te ndershem dhe inkurajohuni nga te tjeret qe kane experience apo kane pasur
experience te ngjashme me ju. Mjetet dhe burimet do te jene ne dispozicion per t’ju
ndihmuar juve ne kete udhetim.
8-Besoni ne miq, familje apo ne kishen e familjes. Eshte e rendesishme te jeni te
rrethuar dhe mbeshtetuar nga njerez te cilet me te vertet kujdesen per ju dhe
per mireqenine tuaj. Beteja e alkolizmit eshet shpesh nje lufte e veshtire me perseritjen.
Prandaj kerkoni suportin dhe inkurajimin e atyre qe ju besoni.
Punoi : Fabjola Rusi