1. Shkolla private VS Shkolla Publike
Te zgjedhesh shkollen e duhur per ju dhe femijen tuaj eshte nje vendim i
rendesishem. Si mund t’i peshoni avantazhet e shkolles private kunder asaj publike?
Ka disa gjera qe duhet marre ne konsiderate kur zgjedhim mes shkollave publike
dhe private.
Shkollat private zakonisht jane me te vogla dhe kane kushte me te favorshme per
studentet, por nese eshte me e vogel nuk do te thote se eshte domosdosmerisht me
e mire. Numri i madh i studenteve mund te shkaktoje probleme ne klasa per shkak te
numrit te madh dhe mund te parandaloje aktivitete te ndryshme.
Cilesia e mesimit – Mund te duket absurde, por shumica e shkollave private nuk i
paguajne mesuesit e tyre aq mire sikur shkollat publike. Perderisa pagat ne
pergjithesi jane garuese, shkollat private i ofrojne atyre klasa me te vogla dhe
nxenes me te ‘edukuar’. Sidoqofte, do te ishte gabim te mendohej se shkollat private
ofrojne mesues te cilesise me te larte.
Çmimi – Ndryshimi me i madh mes shkollave publike dhe private eshte çmimi. Sipas
ligjit, çdo femije ka te drejte te kete shkollim te lire dhe te barabarte. Shkollat publike
jane te udhehequra nga shteti, kurse çmimet e shkollave private dallojne nga shkolla
ne shkolle.
E ardhmja – Cilat jane qellimet ne te ardhmen per femijen tuaj? Shkollat private
zakonisht kane nje plan mesimor te lidhur per nxenesit e tyre ,kurse ato publike
zakonisht ofrojne kushte me te favorshme per nxenesit te cilet kane korrur suksese
gjate shkollimit te tyre.
Te vendosni se ne çfare lloji te arsimit duhet te ndjeke femija juaj nuk eshte e lehte,
prandaj shqyrtoni te gjitha mundesite para se merrni nje vendim. Nuk ka pergjigje te
duhur per askend.
Arsimi në Shqipëri është shumë dinamik në problematikën e tij dhe kjo vjen kryesisht
për shkak të konfliktit që ka midis dëshirës së madhe të prindërve dhe fëmijëve për
të qenë të arsimuar/diplomuar me çdo kusht dhe lëkundjes së imazhit mbi arsimin që
kanë sot shtresa dhe breza të ndryshëm në vend. Sa i përket privatizimit, është e
dhimbshme të mendosh se sa shpejt e gllabëruan më të shkathëtit idenë për t’iu
përgjigjur kësaj dëshire të madhe duke i ofruar në këmbim arsim me pagesë. Por, a
jemi të qetë po të mendojmë se po shndërrohemi në një shoqëri që mbledh para prej
fëmijëve? Kështu është. Ato para, prindërit mund t’i përdornin ndryshe për fëmijët e
tyre, nëse arsimi publik do të ofrohej siç tregu e kërkon. Ç’lloj arsimi duam të
promovojmë me gjithë këtë numër të lartë institucionesh private, që nga çerdhet e
deri tek dhomat ku prodhohen doktorë shkencash? Aktivistët e të drejtave të njeriut
do hidheshin me të drejtë në debat për të kërkuar llogari mbi drejtësinë sociale, ose
mungesën e saj në këto iniciativa. Morali i menaxhimit dhe qeverisjes së arsimit
ndikon shumë në drejtësinë sociale. Ka gjithashtu rëndësi fakti se kush projekton
ndryshimet në arsim, ç’tjetër dhe pse?
Arsimi është kështu në një dinamizëm të madh ngjarjesh e ndryshimesh që na
kalojnë para syve çdo ditë. Dhe po kërkon më këmbëngulje të jetë në qendër të
vëmendjes. Për të mirën e të gjithëve. Por me sa duket, i duhet akoma edhe pak
luftë për të bërë. Dhe çështja është në pritje të debatit, mundësisht publik.