Punimi Seminarik BURSA , eshte nje punimi cili perfshin te gjitha informatat e njevojshme lidhur me ata te ciltet jane te intreseuar per te punuar ne bursa dhe cilet jane bursat me kryseore ne bote.
1 of 15
Downloaded 202 times
More Related Content
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
1. Lënda: Financat Ndërkombtare
Studimet:postdiplomike-master
Departamenti:Bank, Financa dhe Kontabilitet
BURSA
Punim Seminari
Mentori: Kandidati:
Prof. Dr. Skender Berisha Lulzim Jaha
Prishtinë, qershor, 2009
2. ëᲹ
1.
ëᲹ...........................................................................1
2.
Hyrje...................................................................................2
3.
Definicioni i Bursës............................................................2
4.
Llojet e kryesore të Bursave..............................................4
5.
Organizmi i afarizmit të bursave kryesore në botë.............5
6.1 Bursa e Parisit.............................................................5
6.2 Bursa e Nju Jorkut.....................................................6
6.3 Bursa e Londrës.........................................................7
6.4 Bursa e Tokios............................................................7
6.5 Bursa e Frankfurtit.....................................................8
6.6 Bursa e Moskës..........................................................9
6.7 Bursa e Pekinit...........................................................10
7. Bursa e Tiranës..................................................................10
8. Skema Organizative bursës së Tiranës..............................12
9. Literatura e shfrytëzuar.........................................................13
..
2
3. HYRJE
Në këtë punim unë unë para jush kam paraqitur një punim
seminari në të cilin unë jam munduar që në mënyrë sa më të detajuar
të paraqes para jush disa koncepte kyçe të
Lidhur me bursat kryesore ne bote si dhe funksionimi e tyre .
Roli i burës në punët financiare është shumë i rëndësishëm afarizmin
global bashkëkohorë,është edhe në atë kombëtar sepse Kosova
është ndoshta i vetmi ven në Ballkan i cili nuk ka bursë shtetërore dhe
kështu kjo ka ndikuar shuam në ngecjet e zhvillimit të sektorit financiar
në të.
Kjo është edhe arsyeja pse i kushtohet rendësi aq e madhe
sistemit financiar i cili është një motor shtytës i zhvillimeve ekonomike
dhe investimeve për një ekonomi.
Ky projekt në brendësinë e tij përmban një mori informatash të cila
janë shumë të rëndësishme për bursa i cili është një sektor shumë i
rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe financiar në tregun nacional
dhe global po ashtu edhe në sektor të ndryshëm të ekonomisë, dhe
besojmë se se këto informata di të ju hyjnë shumë në punë
veçanërisht lidhur me ata të cilët duan të merren me studimin tyre në
një të ardhme të afërt.
Definicioni i Bursës
Termi burse rrjedhë nga emri i tregtarit Van Der Bursa , i cili ka
qene një tregtar mjaft i suksesshëm ne Holande.
Bursa është një treg i organizuari cilio sherben për shitblerje e
aksionet, huave apo edhe mallrave të caktuara. por definicioni me i
përshatshëm dhe i cili ne menyrë me të përgjësuar e përkufizon bursën si më
poshtë:
Bursa është institucion juridiko biznesor(treg) në të cilin
tregtohen mallra të vlefshme (ari diamanti, argjendi etj) , paraja si dhe letrat
me vlerë si (aksionet, obligacionet)’’.1
Bursa është një vend ku shoqëri aksionare, ndërmarrje dhe
firma të ndryshme private drejtohen për të ngritur fondin e investimeve
dhe siguruar kapitalet e tyre2. Sigurimet tregtohen nga anëtarët e bursës,
qe veprojnë si agjente (komisionerë) dhe kryetare (shitës ose tregtar).
1
E drejta Biznesore ndwrkombtare, Prof dr Riza Smaka, faqe 36
2
www. vikipedia. org /ëiki/ Bursa
3
4. Tregu i letrave me vlere, pavaresisht nga kompleksiteti i
problemeve qe paraqet, ne thelb eshte i ngjashem me cdo lloj tregu. Cdo
treg ben te mundur bashkimin e dy paleve: shitesit dhe bleresit per te
tregtuar nje mall te caktuar, apo disa mallra. Keshtu, ne tregun e fruta-
perimeve, fermeret vine per te shitur produktet e tyre duke u takuar me
shume bleres potenciale, te cilet kerkojne te blejne produkte te fresketa.
Por, edhe bleresit perfitojne nga mundesia per te zgjedhur
produktin me cilesor dhe me cmimin me te mire ne shumellojshmerine e
produkteve, që ofron ky treg
Ne bursa kryesisht bëhen punët juridiko biznesore nen mbykqyrje
te ndërmjetësve te autorizuar sic jane ; brokërt , maklerët, agjentet
tregtar etj; ne te cilën mallrat tregtar shiten sipas tipeve dhe mostrave ne
përshtatje me rregullat e veçanta te afarizmit ne bursa te cilat quhen
ndryshe si uzansa te bursave.
Shumica e bursave kane nje vend real (por edhe virtual) ku
komisionarë dhe tregetare takohen per te kryer urdhrat e institucioneve
dhe investoreve individuale që i perfaqesojnë për të blerë dhe shitur
sigurime. Çdo bursë vendos kërkesat e veta për anëtarësim.
Bursa e Nju Jorkut ka kërkesat me te te mëdha.në këtë bursë
kryhet shit-blerja e sigurimeve te tilla si fondet dhe bonot. Një bursë
bënë te mundur ngritjen e financimit me ane te shitjes se mallrave tek
investitorët e huaj. Ajo krijon një mekanizëm për vlerësimin e shoqërive
nëpërmes procesit te zbulimit te çmimit dhe një mjet me te cilin një
informacion i tille është përhapur.
Bursa është vend i frekuentuar nga individë të cilët janë
këmbëngulësish të vëmendshëm për biznesin e tyre dhe janë të njohur
mirë më detajet e tyre, por ata janë të paktë në numër të cilët kanë
njohuri të mira nga punët financiare, prandaj ata si pasojë e kësaj i
kushtojnë pak kujdes financave, ata më shumë marrin parasysh efektet e
menjëhershme të ngjarjeve të kaluara (të rastit) sesa konsekuencat e tyre
më të thella.3
Bursat janë zhvilluar nga panagjuret. Megjithatë panagjuret dallohen nga
bursat pasiqë ato i dedikohen konsumatorëve kurse bursat u referohen
lidhjeve te punëve tregtare biznisore. Në Aventorp ne vitin 1531 është
themeluar bursa e parw tregtare , kurse me vone bursa tjera janë themeluar
edhe ne: France , ShBA, Britani të Madhe, Gjermani Kinë, Rusi, Itali,
Japoni etj.
Në Shqipëri ligji për bursat është miratuar ne vitin 1997 , ne France ne vitin
1807 Gjermani 1896 , ne SHBA është rregulluar ne vitin 1934.4
3
Dr Safet MEROVCI: TREGJET DHE INSTRUMENTET FINANCIARE, Prishtinë 2004, fq 227
4
ëëë.hamdinuhiju.blogspot.co
4
5. Ekzistojnë katër lloje të anëtarëve të bursës:
1. Brokerat në dysheme (fluor brookers),
2. Tregtarët në dysheme (fluor traders)
3. Specialistët (specialist) dhe
4. Anëtarët jashtë sheshit të bursës (Off-fluor members)
Brokerët në dysheme janë individ të cilët veprojnë në emër të
klientëve të tyre për një pagesë të caktuar në përqindje(komisioni) ose në
llogari të firmave anëtarë të cilave janë ata .
Tregtarët në dysheme janë individ të cilët blejnë dhe shesin letra
me vlerë vetëm në për sfond ose për portfolion e tyre që janë përgjegjës,
ndërsa rrallë bëjnë për ndonjë klient të tyre.
Specialistët janë persona përgjegjës për mbikëqyrjen dhe
organizimin se puna dhe aktivitete dhe i ghithë procesi i ankandit është duke
shkuar sipas rregullave dhe procedurave të parapara.
Antarët jashtë sheshit të bursës janë njerëz të cilët nuk
angazhohen në aktivitete të ndjeshme në dyshemetë të bursës, por anëtarësia
e tyre në bursë ju jep mundësinë që ata marrin pjesë vetëm atëherë kur e
shohin se kjo punë është në interes të tyre.
Llojet kryesore të bursave
Ekzistojnë lloje te ndryshme te bursave me destinime te ndryshme , por
me karakteristike janë ato te letrave me vlere , nga te cilat me te njohurat janë Në
York Stock Exchange si dhe Londër , Frankfurt , Paris , Tokio, Milano etj.
Bursat e mallrave mund te jene te përgjithshme dhe te veçanta. Bursat për
mallrat e përgjithshme destinohen për tregtinë me mallra te ndryshme për dallim
nga bursat e veçanta ne te cilën tregtohen vetëm malli i veçantë apo specifik.
Ekzistojnë shumë bursa në shumë vende të ndryshme të botës, por prej
tyre janë disa që janë më të rëndësishme dhe ne do të përmendim më poshtë:
Llojet kryesore të bursave janë:
Bursa e Parisit
Bursa e Nju Jorkut
Bursa e Londrës
Bursa e Frankfurtit
Bursa e Tokios
Bursa e Pekinit
Bursa e Moskës
Bursa e Cyrihut
Bursa e Milanos etj
5
6. Bursa e Parisit
Bursa e Parisit është bursa më e vjetër në botë, ajo është themeluar
në vitin 1563. Kjo bursë është ndërrrmarrje me karakter publik. Këtë bursë
si dhe të gjitha bursat tjera në Francë i qeverisë dhe mbikqurë Kompania
Nacionale me seli në Paris .
Në Francë mbahet kuvendi vjetor i bursave të Francës ku zgjidhet Oda
Sindikale e cila ka tetë anëtarë dhe prej tyre zgjidhet kryetari dhe
nënkryetari i saj.
Oda Sindikale kryen këto punë:
• Përcakton rregullat lidhur me tregtimin letrave me vlerë
• Mbikëqyrë punën dhe organizimin bursave
• Mbikëqyrë qeverisjen e Kompanisë së ndërmjetësuesve dhe të
pasurisë së saj
• Kontrollon aktivitete ndërmjetësuesve si dhe rregullsinë e punëve të
tyre afariste
• Është përgjegjës për zgjidhjen e konflikteve lidhur midis
ndërmjetësuesve
• Luan rolin arbitrazhit
Gjatë periudhës së viteve 1986-89 bursa e Parisit kompjuterizohet dhe
kështu prej vitin 1990 bursa e Parisit bënë regjistrimin të gjitha
fletëaksioneve të cilat tregtohen në këtë treg.
Në tregun e bursës së Parisit veprojnë ndërmjtsuesit, që i emëron Ministria e
Ekonomisë dhe Financave .
Të gjithë pjesëmarrësit në bursën e Parisit veçohen në tri grupe:5
1. Ndërmjetësuesit e bursës”courtier” të cilët janë pjesëmarrës të
brendshëm në treg
2. Tregtarët e bursës”përfaqësuesit e bankave, fondeve investive dhe
firmave” të cilët në fakt janë përfaqësues te jashtëm
3. Pjesëmarrësit tjerë ku bëjnë pjesë gazetarët, vizitorët etj
Në bursën e Parisit funksionojnë dy tregje kryesore:
1. Tregu zyrtar ku shitblehen letrat me vlerë te kompanive të mëdha
franceze si dhe kompanitë e huaja
2. Tregu jozyrtar ku shitbblehen dhe ku punohet në mënyrë të rregullt
dhe sipas rregullave speciale.
Letrat me vlerë të cilat janë tregtuar në bursën e Parisit regjistrohen
në bursë në bazë të lejes së Odës Sindikale e cila shpallet në buletinin zyrtar
të gazetës zyrtare qeveritare dhe këto letra me vlerë përmbajnë :
5
Financat ndërkombtare faqe. 140
6
7. • Emrin e bursës në të cilën është shitur
• Kuotizimi i letrës me vlerë
• Data e kuotizimit të parë si dhe
• Procedurat e shitjes së letrave me vlerë.
Në Bursën e Parisit perveë shitjes së letrave me vlerë të vendit shiten edhe
letrat me vlerë të emetuara nga vendet e huaja.
Bursa e Nju Jorkut (NYSE)
Bursa e Nju Jorkut u themelua ne vitin 1790, tregtimi i letrave
me vlerë bëhet në Ëall Street. Kjo bursë është një ndër bursat më me
renome, me një gamë të gjerë të shërbimeve dhe funksioneve të tregjeve
që janë në dispozicion të klientëve të saj. Ajo ka një rëndësi me përmasa
ndërkombëtare në tregun financiar global.
Bursën e Nju Jorkut e udhëheq Këshilli Drejtues i cili ka
gjithësejt 35 anëtarë nga ana e tyre zgjidhet edhe kryetari dhe pesë
nënkryetarët. Kryetari i Këshillit Drejtues nuk guxon te jetë anëtarë i
ndonjë organizate apo institucioni tjetër financiar i cili operon në këtë
bursë.
Bursa e Nju Jorkut ka kërkesat me te rrepta. Ne burse kryhet shit-
blerja e sigurimeve te tilla si fondet dhe bonot. Një burse benë te mundur
ngritjen e financimit me ane te shitjes se mallrave tek investitorët e huaj.
Ajo krijon një mekanizëm për vlerësimin e shoqërive nëpërmes procesit
te zbulimit te çmimit dhe një mjet me te cilin një informacion i tille
është përhapur.
Në bursën e Nju Jorkut bëhet tregtimi i letrave me vlerë të cilat
tregtohen në sasi të caktuar dhe këto gjuhën angleze njihen me emrin
LOT , kurse në gjuhën e shqipe përkthehet si “TUFË” e cila ka
zakonisht 110 fletëaksione.
Në Bursën e Nju Jorkut urdhëresat për tregtimin letrave me vlerë
mundë të bëhen në tri mënyra:6
1. Përdorimi i urdhëresave për blerje
2. Përdorimi i urdhëresave për shitje
3. Gërshetimi apo kompensimi ii ndërsjellët i urdhëresave
Shembull i përdorimit të urdhëresë për blerje:
6
Po Ty faqe 143
7
8. Të supozojmë se brokeri A ka marrë urdhëresën që të blejë 100
fletëaksione me kushtet e përshtatshme. Brokeri A ndërmerr zbatimin
urdhëresën në këtë mënyrë:
Së pari i ofrohet specialistit 7, që shet fletëaksione dhe kërkon nga ai
kuotizimin e fletëaksioneve. Specialisti jep kuotizimin prej librit , i
përgjigjet 100, ¼ - ½ që paraqet çmimin më të ulët të ofertës dhe
çmimin më të lartë të kërkesës.
Në këtë moment specialisti në këtë rast është ai i cili nuk e di nëse
Brokeri A është blerësi apo shitësi apo vetëm dëshiron të marrë
informacione dhe kështu ai e notifikon çmimin e me 100, ¼ - ½ që do të
thotë se nuk mund të presë që brokeri A të blejë më shumë se 100 ½ ,
mirëpo brokeri A duhet të sigurohet se a ka arritur çmimin më të
volitshëm për klientin potencial dhe kështu ai thërret me zë “blej një
LOT 100 3/8 , dhe nëse askush nga brokerët e pranishëm nuk
përgjigjet ia i ofrohet specialistit dhe kështu e pranon ofertën prej 100 ½
për një LOT fletëaksione .
Në Bursën e Nju Jorkut bëhët edhe e ashtuquajtura shitje e
shkurtuar (pa mbështetje) që në thelb është shitje e
fletëaksioneve që shitësit nuk i kanë fare që do të thotë se shitësit janë
pa mbështetje në shitjen tyre.Me fjalë tjera do të thotë të shiten letrat
me vlera shumë shtrenjtë dhe kështu pritet të bjerë çmimi i tyre dhe ata
kështu të blejnë më lirë ato.
Bursa e Nju Jorkut mbetet tregu më i madh botëror i letrave me
vlerë
Bursa e Londrës
Bursa e Londrës daton nga viti 1973, ndërtesa e saj gjendet në
qendër të distriktit të njohur financiar të Londrës Threeadnedle Street,
ndërsa vepron me moton e famshme “My Ëord is my bond” (Fjala ime
është obligimi im). Nga mesi i viteve 80-ta ajo hapet edhe për kapitalin e
huaj me qëllim të konkurrencës ndaj bursave tjera.
Ajo është e formuar vazhdimisht, ndërsa reformën e fundit e ka
përjetuar me Big Beng e vitit 1986, nga i cili i tejkaloi disa nga zakonet
tradicionale të tregjeve financiare.
7
Specialistët janë pjesëmarrësit më të rëndësishmë në afarizmin e bursës të cilët janë të obliguar
të organizojn në mënyrë korrekte tregun.
8
9. Bursa e Londrës është njohur për tregun saj elastik ku në të veprojn dy
grupe kryesore e këto janë:8
1. Brokerat ”blejnë dhe shesin në llogari të pronarit i cili e ka
angazhuar” dhe ai punon me provizion dhe në momentin kur
brokeri merr çmimin ai vendos vetë se a do ta zbatoj urdhëresën
e klientit të tij.
2. Gjoberët ” blejnë dhe shesin për llogari të vetën” dhe gjithë
fitimin që ai e realizon e realizon në formë të ndryshimit të
blerjes dhe shitjes.
Brokeri punon për një “brokerazh” në punë e tij dhe ai kështu nuk
humb asgjë nga puna e tij që ai kryen gjatë afarizmit të tyre ne bursë.
Gjobari punën për veti dhe për llogari të vetë dhe kështu ai kur shet ose
blen fletaksione dhe ai e realizon fitimi nëpërmjet ndryshimit të çmimit
të blerjes dhe shitjes dhe nëse ky ndryshim është pozitiv realizon fitim
dhe nesh ky ndryshim është negativ ai realin humbje e cila shkon ën
llogari të tij, përveç ndryshimit të çmimit ai nuk merr ndonjë provizion
tjetër në ndonjë formë tjetër.
Deri në vitin 1980 bursa Londrës pati vetëm tregun primar, ku
prej atij viti ajo hap edhe tregun dytësor si dhe prej vitit 1987 hapet
edhe tregu terciar.
Në këto tri tregje të Bursës së Londrës të gjitha fletëaksionet të cilat
shiten dhe blehen në të regjistrohen në kompjuterin e saj special.
Tregu dytësor i bursës së Londrës përdoret si “inkubator” meqë
në këtë treg kompanitë e vogla dhe të reja aty përgaditen për punë e
tyre në tregu primar dhe kështu të dalin sa më shumë të përgaditura për
atë që i pret më vonë.
8
Po aty faqe 141
9
10. Bursa e Tokios (The Tokio Stok Exchange)
Bursa e Tokios është themeluar në vitin 1878 . Në fillim në këtë
bursë bëhej tregti vetëm me fletëobligacione dhe pastaj prej viti 1890
hapet edhe tregtimi i fletëaksioneve edhe kështu vazhdon tregu i letrave,
me vlerë për të dyja grupet.
Bursa e Tokios qeveriset nga Ministri e Financave , organi më i
lartë i Bursës është Kuvendi i Bursës të cilin e përbëjnë 23 anëtarë , po
ashtu bursa e ka edhe organin e këshillit drejtues si dhe organi
ekzekutiv të cili kryeson Kryetari Bursës i cili e ka mandatin e tij ai nuk
guxon të merret me asnjë veprimtari tjetër.
Përveç Kryetarit të Bursë ekzistojnë ehe antarët tjerë të burës të cilët
janë nënkryetari ekzekutiv, drejtori i lartë si dhe drejtori i përgjithshëm.
Bursa e Tokios ka anëtarët e saj të cilët ndahen ne dy grupe:9
1. Anëtarët e rregullt të bursës
2. Anëtarët jo të rregullt “saitori” të bursës
Bursa e Tokios është një ndër bursat më të rëndësishme të letrave
me vlerë si dhe me të mëdha në botë. Ajo është zhvilluar falë forcimit
dhe investimeve të shumta të korporatave japoneze. Për çdo ditë në këtë
bursë tregtohen me qindra milion aksione midis investitorëve japonez
dhe atyre të huaj.
Bursa e Frankfurtit
Bursa e Frankfurtit është bursë e cila është themeluar në vitin 1585. Në
fillim të punës së saj zhvillohej vetëm tregu i kambialeve , por pastaj më
vonë fillon të behët aplikimi i tregtimit të letrave me vlerë si
fletëaksioneve dhe fletëobligacioneve.
Bursën e Frankfurtit punët e afarizmit i qeverisë Kryesia e Bursës e
cila mund të ketë 19 deri 22 anëtarë të cilët zgjidhen me nja mandat
tre vjeçar.
9
Po aty faqe 145
10
11. Në Bursën e Frankfurtit operojnë këto grupe të anëtareve të saj:10
1. Maklerët të cilët janë ndërmjetësues në bursë
2. Si dhe anëtarët e rregullt të bursës
Prej vitit 1986 në tregun zyrtar te bursë fillonte operoj edhe tregu jo
zyrtar i bursës i cili është më pak rigoroz për nga obligimi i informimit
lidhur me afarizmin e emetuesit të letrës me vlerë , mirëpo ky treg
është më pak kërkues i me rasti ekuotizimine letrave me vlerë .
Lidhur me punën e saj sa më efikase në tregun global bursa e
Frankfurtit në afarizmin edhe politikat saja fillon të zbatoj disa reforma
lidhur me kompjuterizimin bursë dhe ajo lidhet me të gjithë qendrat
mëdha botërore ku bëhet regjistrimi i gjithnjë aktiviteteve tregtare.
Bursa e Tiranës
Në Shqiperi ligji për bursa eshte miratuar ne vitin 1997, Bursa e
Tiranës është e para bursë e krijuar në Shqipëri. Bursa e Tiranës u krijua
fillimisht si departament i Bankës së Shqipërisë, me qëllimin për ta
shkëputur atë pas një periudhe tranzitore disavjeçare.
Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj
bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5
obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan fillimisht dy
herë në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin çdo ditë
pune dhe si instrumente tregtimi u pranuan dhe bonot e thesarit 3 dhe 6
mujore. Ajo vuri në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit
deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë
Departmentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.11
Bursa e Tiranës mori licencën përfundimtare si treg letrash me
vlerë në 1 korik 2003, nga Komisioni i Letrave me Vlerë. Kjo licencë u
rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjeçar.
10
Po agty faqe 142
11
http://ëëë.tse.com.al/profili.php
11
12. Tregtimi në Bursën e Tiranës
Bursa e Tiranës është e organizuar si një treg i drejtuar nga
porosia dhe sesionet e tregtimit kryhen nëpërmjet një sistemi manual të
hapur me të thirrura. Aktualisht, Bursa e Tiranës nuk ka në funksionim
një sistem elektronik tregtimi. Sesionet e tregtimit kryhen dy herë në
javë, çdo të martë dhe të enjte nga ora 10:00-12:00.
Instrumentet e pranuara për tregtim në Bursën e Tiranës janë:
aksionet, bonot e thesarit obligacionet qeveritare dhe ato të shoqërive
private. Përfaqësuesit e licencuar të tregtarëve të letrave me vlerë duhet
të paraqiten fizikisht në sesionet e trgtimit. Çdo sesion tregtimi
zhvillohet në dy raunde. I organizuar si treg ankandi,
Bursa e Tiranës llogarit një çmim të vetëm për çdo letër me
vlerë të tregtuar, në fund të çdo dite tregtimi.Pastrimi dhe rregullimi i
llogarive kryhet në bashkëpunim me 10 banka të nivelit të dytë dhe
Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve.
12
13. Skema Organizative e Bursës së Tiranës12
12
http://ëëë.tse.com.al/profili.php
13
14. Literatura e Shfrytzuar
1. “Financat nderkombwtare” Prof, dr Skender Berisha .
2. “Tregjet dh instrumentet financiare”Prof, dr Safet Merovci.
3. “E drejta Biznesore ndwrkombwtare” Prof , dr Riza Smaka.
4. “E drejta Bizesore “Prof , dr Riza Smaka.
5. “Kontabiliteti financiar II” Prof dr Rrustem Asllani
Dispencw.
6. “Financial Accountig”Prof.dr Robert WIngram, TRhomas
Albright and Bruce A,Baldwin, pwrkhyer nga NJe grup
profesorwsh tw fakultetit ekonomik.
7. www,tse,com.al profile. Php.
14